PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Janë zbuluar dëshmi se korona është artificiale, ka qënë e përfshirë edhe MI6, kurse gjithë gjurmët çojnë drejt një qyteti

 

Më 12 qershor u publikuan tekste me përmbajtje se shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se koronavirusi është krijuar në mënyrë artificiale. Në tekstet me përmbajtje shumë të shkurtë shkruan se dy shkencëtarë, një nga Britania dhe një nga Norvegjia, kanë publikuar studim nga i cili mund të përfundohet se virusi SARS Kov-2 është krijuar artificialisht në laboratori.

Sipas hulumtimit të tyre, virusi i ri gjoja se përmban sekuenca për të cilat dyshohet se janë imponuar artificialisht, me çka suksesi i virusit është zmadhuar.

Birger Sorensen dhe Angus Dalgeish pretendojnë se kanë identifikuar pjesë të imponuara të cilat janë kyçe për komunikimin e virusit me njerëzit dhe hyrjen e tij në to. Pa vendosur burim ose dëshmi, ky lajm është transmetuar nga portale të caktuara si pretendim se virusi është krijuar artificialisht.

Portali Repoter.mk, që të nesërmen ka publikuar tekst me titull  Janë zbuluar dëshmi se korona është artificiale, ka qënë e përfshirë edhe MI6, kurse gjithë gjurmët çojnë drejt një qyteti. Në fakt, teksti është për të njëjtit shkencëtarë por me përmbajtje më të gjërë, duke vendosur si burim portalin serb Kurir.rs. Përkatësisht sipas hulumtimit të dy shkencëtarëve (virologu norvegjez Birger Sorensen dhe onkologu britanik Angus Dalgeish), virusi Korona është vepër e njeriut sepse i njëjti ka elemente të cilat nuk mund të krijohen natyralisht. Çiftit britaniko-norvegjez, i’u bashkangjit dhe Sër Riçard Dirlav, antar i shërbimit sekret britanik MI6 nga viti 1999 deri në vitin 2004.

Ai në pretendimet e tij ka shkuar një hap më tej dhe për „Daily Telegraf“ ka pretenduar se hulumtimet e Sorensen dhe Dalgeish, tregojnë se pandemia ndoshta ka filluar në Institutin virologjik në Vuhan. Ai ka shtuar se ka pak gjasa që virusi të jetë lëshuar me qëllim, por ka theksuar se Kina dukshëm ka tentuar të fshehë lëshimet.Tekstin origjinal mund ta lexoni këtu.

FAKT/E

Portali edhe pse vetëm transmeton tekstin e Kurir.rs, pretendimet që janë shprehur në vetë titull dhe në pjesë të tekstit në mënyrë të gabueshme nxisin lexuesit se gjojase koronavirusi është krijuar në laboratori dhe atë në institutin virologjik në Vuhan. Akoma nuk ka dëshmi të tilla se koronavirusi është krijuar në laboratori.

Tezat se koronavirusi gjoja se është krijuar në laboratori, mediumi prestigj “BussinesInsider” i hodhi poshtë me ndihmën e shkencëtarëve të cilët shpjegojnë se forma e virusit në asnjë mënyrë nuk mund të krijohet në laboratori.

Edhe pse autori i tekstit të cilin e analizojmë përmend deklaratën e ish zbuluesit të shërbimit zbulues britanik, si mbështetje të “pretendimit” se koronavirusi është krijuar artificialisht në Kinë, MI6 britanike ka hedhur poshtë këto pretendime duke i vlerësuar si propagandë kundër vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit. Këto pretendime janë demantuar edhe nga ana e Institutit për virogologji në Vuhan, i cili pretendimet e tilla i ka vlerësuar si të fabrikuara.

Teksti shkruan për atë se si politikanët kinezë dhe amerikanë veçmë me muaj shkëmbejnë akuzime në temën Kovid-19, por sa i përket tezës së studimit britaniko-norvegjez thekson se Soresen ndoshta ka dhe interes personal në tezat atraktive mediale për origjinën artificiale të virusit të rri.

Përkatësisht, në studim prezanton argumentet për zhvillimin e Bivacc-19, vaksinë kandidate për Kovid-19, e cila momentalisht është në fazë përparimtare të zhvillimit paraklinik.

Kurse, Sorensen ka interes financiar në këtë storje, sepse punon për Immunor, kompani norvegjeze e cila qëndron pas vaksinave. Që në fund të përfundojë me atë se tezën për origjinën artificiale të virusit, që më herët, pos shkencëtarëve, e kanë hedhur poshtë shërbimet sekrete amerikane. Në rastin e rri, e hodhën poshtë dhe burimet njoftuese britanike.

 

Sipas kësaj është e paqartë cili është qëllimi i këtij teksti, informim apo dezinformim i publikut. Nga titulli dhe pjesa më e madhe e përmbajtjes, lexuesit nxiten në përfundime të gabueshme. Ju prezantohet pretendim sipas të cilit gjoja se virusi është artificialisht i bërë në Vuhan dhe gjoja se MI6 ka ndërhyrë. Me këtë hutohen lexuesit dhe është e vështirë, thuajse e pamundur të bëhet dallim i qartë mes pretendimeve të gabueshme dhe së vërtetës.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.