Me 07.05.2019 Papa Françesku mbërriti në vizitën historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky eveniment fitoi vëmendje qendrore, si në vend, ashtu edhe jashtë vendit. Paralelisht me vizitën e tij, përveç informacioneve zyrtare të cilat u transmetuan me intensitet të lartë,  nuk u shuan as teoritë e shumta konspirative lidhur me emrin e tij.

Teoria më e re, vetëm sa filloi të përhapet në Serbi, filloi të shpërdahet edhe në vendin tonë.

Papa do të vritet në Shkup, parashikon Nostradamus, thotë webtribune.rs.  Teksti u paraqit me 05.05.2019, ndërsa e transmetuan edhe portale të tjera të Sërbisë, por edhe të shtetit tonë.

„Është zbuluar parashikim i frikshëm i Nostradamus: Papa do të mbytet për disa ditë në qytetin perandorik të Dushanit, pastaj do të fillojë Lufta e Tretë Botërore„- ky është komplot me profecinë, të cilën e marrin mediat e shtetit. Përhapja e kësaj teorie te mediat e Maqedonisë së Veriut filloi me 06.05.2019, fillimisht me tekstin që u paraqit në skopjeinfo.mk.

„Kryeprift romak, ki kujdes mos të afrohesh në qytet ku rrjedhin dy lumej, sepse aty mund të pështysh gjak, në muajin kur lulëzojnë trëndafilat„- thuhet në thënien  e ringjallur të profetit të vdekur, parashikimi i të cilëve u deshifrua nga portalet: magazin.mksignal.mk dhe skopje1.mk.

Fillimisht, është besuar se Nostradamus e ka parashikuar që kjo ngjarje tragjike të ndodhë në Beograd, megjithatë teoriticientët e konspiracionit, këtë teori e rifreskuan me të dhëna të reja, sipas të cilave ato sugjerojnë që Nostradamusi në fakt ka menduar për qytetin e Shkupit, sepse këtu rrjedhin dy lumenjë, Vardari dhe Treska, ndërsa në vitin 1346 është kurorëzuar mbreti serb Dushan.

Është me rëndësi të përmendet se në Shkup ka më shumë se dy lumenjë, lumi i Vardarit, Treskës, Lepencit, lumi Markova dhe Seravës, që do të thotë se kjo teori ku Nostradamusi është ringjallur dixhitalisht, gjithsesi është e pasaktë.

Portali webtribune.rs që e filloi rrjetin e këtij konspiracioni me këtë tekst, përveç kësaj profecie, shpalos edhe teori të tjera. Ndoshta për të arritur një efekt më të madh të konspiracionit, portali fut edhe skenare të tjera të zeza.

Njëri prej tyre është skenari sipas të cilit vendi së bashku me Kosovën janë vendet ku ish-luftëtarët e ISIS ishin të stacionuar. Sipas portalit, të cilin e ka përcjellë dhe alo.rss, kjo mund të sjellë një valë të re të dhunës, e cila e lidh atë me paralajmërimin e ISIS për sulme të reja në Evropë. Nostradamusi si erëz përdoret edhe një herë për të intensifikuar këtë skenar, kështu që kulmi përfundon me Luftën e Tretë Botërore, e cila do të fillojë pikërisht në vitin 2019 dhe pikërisht me Papa Françeskun.

Papa përfundoi vizitën në Republikën e Maqedonisë së Veriut me 07.05.2019. Asnjë nga teoritë e konspiracionit nuk është treguar e saktë. Ai u vesh me ngjyrat e flamurit maqedonas në sheshin Maqedonia dhe tha: “Indiferenca dhe shpifjet të zëvendësohen me ndjeshmëri dhe shpresë, të kapërcehen stereotipet dhe më shumë të kujdesemi për njëri-tjetrin. Ne jemi të uritur për mirësi dhe solidaritet. Ne jemi mësuar të hamë kafshatën e fortë të dezinformatës”.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.