Ekspozimi në lajme të rreme për ndonjë event zakonisht ua bën më të rëndë njerëzve të përkujtohen në detajet origjinale, mirëpo hulumtimet e rreja tregojnë se mund të ketë momente kur dezinformatat në fakt përmirësojnë kujtesën. Hulumtimet e publikuara në „Psychological Science“ (Shkenca e Psikologjisë), revistë e Shoqatës për psikologji, tregojnë se njerëzit të cilët hasin se dezinformata nuk është në dakordim me eventin origjinal, kanë kujtesë më të mirë për rastin në krahasim me njerëzit të cilët nuk e kanë hasur dezinformatën.

Në eksperimentin e tyre të parë, Putnam dhe kolegët e tij u kanë treguar gjashtë prezentacione 72 pjesëmarrësve të cilët kanë qënë studentë nga fakultete, nga të cilat secila përmban 50 fotografi të cilat kanë treguar një rast të caktuar. Pasi që i kanë parë slajdet, pjesëmarësit kanë përfunduar me ndënjë detyrë të palidhur për „defokusim“ në kohë prej reth pesë minutash dhe më pas kanë lexuar përshkrime narrative për çdo slajd nga prezentacionet e mëhershme. Për shembull, nëse slajdi ka treguar vjedhës se si gjen banknota nga 1 dollar amerikan në ndonjë automobil, përshkrimi ka mundur të jetë konzistent me prezentacionin  ( për shmb. „Ai kontrolloi banknotat dhe pa se ato janë të gjitha prej 1 dollari“), neutral (për shmb. „Ai kontrolloi banknotat dhe pa se të gjitha janë dollarë amerikanë”) ose jokonzistent (për shmb.„ Ai kontrolloi banknotat dhe pa se të gjitha kanë qënë banknota prej 20 dollarësh amerikanë“).

Pasi që të lexonin përshkrimin dhe kryenin edhe një detyrë për defokusim, pjesëmarësit më tej janë përgjigjur në pyetje me më shumë përgjigje të ofruara për atë se çfarë u kujtohet nga prezentacionet origjinale, si për shmb. „Çfarë lloji banknotash ka pasur në automobil?“. Përgjigjet përmbanin opcion të saktë (banknota prej 1 dollari amerikan), opcion të gabueshëm me dezinformatë nga narracioni (banknota prej 20 dollarësh), ose opcion të ndryshëm të pasaktë (banknota prej 5 dollarësh). Në zgjedhjen e përgjigjes, pjesëmarësit deklaronin vallë kanë hasur çfarëdo dallimesh mes prezentacionit origjinal dhe narracioneve.

Siç zakonisht ndodh nën ndikimin e dezinformatave, njerëzit më së shpeshti si përgjigje kanë zgjedhur dezinformatën, kur detajet në narracion nuk kanë qënë në dakordim me prezentacionin. Mirëpo, kur pjesëmarësit kanë deklaruar se mbajnë mend dallimin mes prezentacionit dhe narracionit, ky deficit është zhdukur: Pjesëmarësit më shpesh kanë zgjedhur përgjigjen e saktë pasi që kanë hasur dezinformatën, në krahasim me detajin neutral.

Edhe kur ata kanë deklaruar se narracioni ka qënë kontradiktor me slajdin, mundësia që pjesëmarësit të zgjedhin përgjigje të gabuar për dezinformatën për detajet të cilat nuk kanë qënë në dakordim me narracionin, ka qënë më e vogël, në krahasim me ato që kanë qënë neutrale.

Edhe pse ekspozimi i dezinformatave duket se shkatërron memorien për detajet e sakta, zbulimi dhe mbajtja mend e dezinformatave në narracion duket se më vonë ka përmirësuar njohjen te pjesëmarësit.

„Eksperimentet tona dëshmojnë se dezinformatat ndonjëherë më shumë e përmirësojnë kujtesën, sesa që e përkeqësojnë“, thotë shkencëtari për psikologji Adam Putnam nga kolegji Karlton, autori udhëheqës i hulumtimit. „Këto zbulime janë të rëndësishme sepse na ndihmojnë të shpjegojmë se pse efektet nga dezinformatat ndonjëherë ndodhin dhe ndonjëherë jo  – nëse njerëziv vërrejnë se dezinformata nuk është e saktë, atëherë nuk do të kenë kujtesë të rreme.“ „Njerëzit mund të zbulojnë për hulumtimin për përkujtim të rremë dhe të mendojnë se kujtesa e gabueshme lehtë mund të lidhet me çfarë do rasti – se vazhdimisht përkujtohemi në gjëra që asnjëherë nuk kanë ndodhur“, thotë Putnam. „Hulumtimi ynë ndihmon të kuptojmë se edhe pse kujtimet e rreme ndonjëherë mund të shfaqen, kjo nuk është regull me çdo kusht“.

Ky artikull është publikuar në  „Psychological Science“ (Shkenca për Psikologjinë)- koautorë të hulumtimit janë Henri L. Rediger, III dhe Viktor V. Sungahazete nga univerziteti Sent Luis në Uashington.

 

Meral Musli Tajroska

 

Burim: https://www.psychologicalscience.org/news/releases/detecting-misinformation-can-improve-memory-later-on.html

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.