OTAVA (Reuters) – Dozat e para të vaksinave kundër KOVID-19 kanë mbërritur në Kanada dhe aplikimi i tyre mund të fillojë, ka njoftuar Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau.

Kanada dhe SHBA-të duhet të bëhen këtë javë kombet e para perëndimore pas Britanisë së Madhe që do të fillojnë me imunizimin e vaksinës së sapo aprovuar.

“Seria e parë e vaksinës kundër KOVID-19 të Pfizer dhe BioNtech ka mbërritur në Kanada”, shkroi Trudeau në Twitter të dielën në mbrëmje, 13.12.2020.

30.000 dozat fillestare do të shpërndahen në 14 pika në të gjithë Kanadanë. Njerëzit më të prekshëm, përfshirë të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe punonjësit shëndetësorë, do të jenë të parët në radhën për imunizimin.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.