Zyrtarët kanadezë kanë ndarë me publikun të dhënat fillestare në lidhje me strategjinë e shpërndarjes së vaksinave në këtë vend.
OTAVA – Kanada mund të miratojë vaksinën e saj të parë për Covid-19 në dhjetor. Imunizimi pritet të bëhet në mbarë vendin në janar, sipas koordinatorit të sistemit shëndetësor të Kanadasë.
Sipas dr.Suprija Sharma, Kanada është në rrugën e duhur për të aprovuar vaksinën që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNtech në të njëjtën kohë me Administratën e ushqimit dhe barnave të SHBA, e cila pritet të mblidhet në 10 dhjetor për të diskutuar nëse do të miratojë vaksinën. Arijana Reza, ndihmës zëvendëse e ministrit për shërbime publike dhe prokurime në Kanada, ka deklaruar se vaksinat duhet të jenë gati për shpërndarje. Parashikimi optimist është se të gjithë kanadezët do të mund të imunizohen deri në fund të vitit 2021. Kanadaja duhet të marrë gjashtë milion doza të vaksinave Pfizer dhe Moderna – dy kryesoret – në tremujorin e parë të 2021, por ndoshta që në janar ose shkurt. Kjo do të mjaftonte për të vaksinuar tre milion njerëz, pasi duhen dy doza për person.
Kanada tashmë ka filluar përgatitjet për të zbatuar strategjinë e imunizimit. Qeveria ka ndërmarrë hapa për të ruajtur fondet që do të jenë të domosdoshme për të realizuar imunizimin. Janë porositur edhe 126 ngrirës, të cilët duhet të sigurojnë temperaturën e nevojshme për ruajtjen e vaksinave të Moderna dhe Pfizer.
Burim: Politico
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT