Vende të ndryshme dalin me përgjigje të ndryshme për pyetjen lidhur me vaksinën kundër KOVID-19
SHBA
Programi udhëheqës botëror i vaksinave i qeverisë federale amerikane “Operation Warp Speed” ka në plan të shpërndajë 6.4 milion doza të vaksinës Pfizer të BioNthech-ut, brenda 24 orëve pas pastrimit rregullator. Por, kjo përpjekje fillestare për të imunizuar punonjësit shëndetësor të linjës së parë, rrezikon doza të humbura, ndërsa bëhet fjalë për hapin e parë edhe atë në një vend.
Zyrtarët qeveritarë thonë se prilli do të vijë para se shumica e njerëzve të vaksinohen. Komiteti Këshillimor i Qeverisë për Praktikat e Imunizimit (ACIP) është i gatshëm të nxjerrë udhëzimet e tij të prioritetit deri më 10 dhjetor. Sipas sekretarit të HHS, Aleks Azar, këtë javë qeveria federale nuk do të presë rekomandimet e ACIP, nëse vaksina është miratuar paraprakisht.
KANADAJA
Kanadaja po merr parasysh preferencat e opinionit publik si pjesë e strategjisë së saj, e cila sugjeron se “Kanadezët u japin përparësi personave mjekësor dhe të moshuarve”, dhe gjithashtu i trajtojnë edhe “kontaktet në amvisëri të atyre me rrezik të lartë nga sëmundjet e rënda dhe vdekja” si përparësi potenciale. Departamenti i mbrojtjes tashmë ka siguruar ngrirës për të “ruajtur dhe transportuar” vaksinat kundër Kovid-19.
BE
Kryeministri i Luksemburgut, Bethel, në një intervistë deklaroi se BE ka një pozicion të vështirë fillestar në lidhje me vaksinat kundër KOVID-19: “Nuk ka asnjë vend të vetëm ku më shumë se 60 përqind e njerëzve dëshirojnë të vaksinohen.”
Sidoqoftë, duket se ka shpresë midis institucioneve të BE-së me seli në Bruksel dhe qeverive nacionale mbi mënyrën e furnizimit dhe shpërndarjes së vaksinave. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se BE ka siguruar vaksina për 430 milion persona këtë javë – mjaftueshëm për pothuajse çdo qytetar të BE. Kaosi do të kishte ndodhur nëse BE nuk do të kishte arritur të koordinojë shpërndarjen, deklaroi Bethel.
Në mesin e një sërë masash prioritare, Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kumtoi se do t’a shpërndajë vaksionën për të “kontrolluar epidemitë aktive“.
Komiteti i përhershëm gjerman për vaksinim, rekomandon që përparësia të drejtohet nga “urgjenca e kujdesit shëndetësor parandalues” në mënyrë që të zvogëlohen rastet që mund të çojnë në hospitalizim ose vdekje, por edhe të sigurohet “mirëmbajtja e funksioneve themelore të shtetit dhe jetës publike”, ku përfshihen policia, zjarrfikësit dhe mësimdhënësit, si dhe punonjësit shëndetësor.
BRITANIA E MADHE
Komiteti i përbashkët i vaksinimit dhe imunizimit në Britani të Madhe ka një strategji prioritare prej 11 hapash. Pas punonjësve shëndetësor, prioritet kanë personat e moshuar në shtëpitë e kujdesit, por edhe në shtëpitë familjare.
JAPONIA
Prioriteti kryesor i Japonisë janë qytetarët e moshuar me sëmundje kronike. Qytetarëve do t’u jepen kupona që do të tregojnë renditjen e tyre në listën prioritare, kumtoi Ministria japoneze e shëndetësisë, punës dhe mirëqenies sociale.
INDI
Ndarjet klasore dhe gjeografike kanë krijuar variacione të rëndësishme në shkallën e vdekshmërisë në Indi. 80-vjeçarët në disa vende mbijetojnë më shpesh sesa 60-vjeçarët në vende të tjera, shkruan profesori i Universitetit të Çikagos, Anup Malani, në emër të Aleancës idiane për KOVID. Qeveria beson se duhet të vendoset një prag më i ulët moshe në shumicën e vendeve perëndimore – 50 vjet – për qasje me përparësi.
Burim:Politico
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT