POMPEO NË LIDHJE ME 5G: SHBA-të do të vazhdojnë të bëjnë gjithëçka për të mbajtur “të dhënat e tyre kritike dhe rrjetet për komunikim të sigurta dhe larg partisë komuniste të Kinës”
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha në një konferencë për shtyp se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po “zbatonte në masë të madhe dispozitat e AKSIONIT NACIONAL TË MBROJTJES SË SHBA-së (NDAA) për vitin 2019”, të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e një shtegu të pastër për 5G. Në këtë kontekst, ai theksoi se “trafiku i të dhënave celulare që hyjnë në sistemet diplomatike amerikane do t’i nënshtrohen kërkesave të reja, më të rrepta nëse ato kalojnë nëpërmjet pajisjeve të Huawei”. Qëllimi kryesor është që “kompanitë jo të besueshme të IT nuk do të kenë qasje në sistemet e Departamentit të Shtetit të SHBA.” Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të bëjnë çmos për t’i mbajtur “të dhënat kritike dhe rrjetet e saj të sigurta nga Partia Komuniste Kineze”.

Vegëza deri te konferenca për shtyp mund të gjendet këtu.

 

Burim: U.S. Department of State

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.