Në kohë kur gjithë jeta sociale, thuajse tërësisht po zhvillohet në on-line hapësirën, dhe kur gjithë bota po shpreson në zgjidhjet, të cilat prap së prap do të japë shkenca, hulumtimet shkencore duket me kujdes të transmetohen. Vallë dhe cili grup i gjakut është më i ndjeshëm ndaj virusit akoma nuk është dëshmuar. 

Javën e kaluar një numër i madh i mediave  në Maqedoninë e Veriut, publikuan se njerëzit me grupin e gjakut A janë më të ndjeshëm në koronavirusin.

Në publikimin e këtyre të dhënave, mediat bazohen në hulumtimin e një grupi shkencëtarësh kinezë, zbulimet e të cilëve u publikuan në sajtin „МedRxiv “  më 11 mars 2020.

Kontrolluesi i fakteve snoops.com, tregon se ky pretendim nuk është i dëshmuar akoma, edhe pse nuk mund të hidhet poshtë tërësisht. Bëhet fjalë për hulumtim i cili është në fazën preliminare. Përkatësisht, shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar hulumtim me 2.173 pacientë nga 2 spitale, në Vuhan dhe Shenzhen. Pos kësaj, shkencëtarët kanë zhvilluar hulumtimin dhe mbi grup kontrollues të njerëzve, me qëllim që të hulumtojnë se sa është pjesëmarrja e njerëzve sipas grupit të gjakut në numrin e të sëmurëve nga korona virusi. Rezultatet preliminare, me të vërtetë kanë treguar se njerëzit me grupin e gjakut A janë më shumë të të ndjeshëm nga infeksioni dhe vdekja nga korona virusi.

Mirëpo, ajo që është e rëndësishme të përmendet është se  vetë hulumtuesit e studimit paralajmërojnë se rezultatet e tyre nuk duhet të përdoren si udhëheqës në praktikën klinike. Plotësuesisht, hulumtimi është preliminar, dhe akoma nuk është kryer procesi i recensionit nga fella e ekspertëve. Gjithashtu, hulumtimi akoma nuk është publikuar në ndonjë revistë shkencore. Së tejmi, hulumtimi ka faktorë kufizues, kurse kjo është sasia e madhe e mostrës dhe vargu gjeografik.

Edhe vetë sajti medrxiv.org në prezantimin e tyre, theksojnë se publikimet e tyre janë preliminare dhe nuk janë të sertifikuara, për shkak të së cilës nuk duhet nuk duhet të transmetohen nëpër media si burime të besueshme të informatave.

„medRxiv (shqiptohet  “med-archive”) është arkivë e lirë onlajn dhe server distributiv për manuskripta komplete të papublikuara (preprints) në fushën e shkencave mjekësore, klinike dhe shëndetësore. Preprints janë raporte preliminare të studimeve të cilat nuk janë sertifikuara akoma nga recensioni kolegial. Nuk duhet mbështetur te to si udhëheqës në praktikën klinike ose sjelljen shëndetësore dhe nuk duhet transmetuar nëpër mediat e lajmeve si informata të vërtetuara.“

Është e kuptueshme nevoja për informimin e qytetarëve për përparimin e mjekësisë, mirëpo transmetimi i rezultateve preliminare të ndonjë hulumtimi të caktuar, pa u transmetuar paralajmërimet, mund të habitë qytetarët.  Hulumtimet e këtilla ndoshta mund tu ndihmojnë ekspertëve dhe profesionalistëve në fushën e mjeksisë. Gjithësesi qytetarët e e tjerë “nuk duhet të merrin këto statistika seriozisht, edhe nëqoftë se jeni grupi i gjakut A, mos bëni panik” –thotë hulumtuesi Gao Yingdai, за China South Monitoring Post.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.