Kur më shpesh janë publikuar bisedat? Cili ka qenë konteksti politik para ose pas publikimit? Cili ka qenë qëllimi i “komedianëve“ rusë?

 

Ekipi i F2N2 ka kryer hulumtim i cili ka për qëllim të analizojë çfarë ndikimi kanë aktivitetet e ndërmara nga ana e Leksus dhe Volot sipas 2 parametrave kryesorë. I pari është termini kohor në të cilin publikohet pranku, kurse i dyti konteksti politik i cili ka qenë aktuel në të njëjtin termin kohor. Analiza nga ky hulumtim i tregon relacionet mes shkakut dhe pasojës sipas kriteriumeve të lartëpërmendura. Gjithashtu analiza tregon dhe trende të caktuar duke marrë parasysh se lidhshmëria mes dy kriteriumeve dëshmohet me fakte.

Thuajse gjithë bisedat e prankerëve me politikanë të lartë botëror zakonisht vijnë në koha kur viktima ose shteti të cilin prezanton janë pjesë e proceseve senzitive politike në politikën ndërkombëtare. Gjithë këto aktivitete kanë për qëllim të bëjnë përçarje mes shteteve të cilat janë lëndë e interesave apo çështjeve të tyre, dhe janë larg shakave edhe atyre të pakripurave siç i quajnë ata vetë.
Siç mund të shihet në këto shembuj, prankerët trajtojnë tema si sakncionet për Rusinë, sankcionet për Iranin, antarësimi i Malit të Zi në NATO, referendumi për pavarësinë e Katalonisë dhe ngjajshëm. Qasja e tyre është kryesisht tentim për të siguruar informata të rëndësishme nga dora e parë, kurse pastaj dhe publikim i materialeve për diskreditim të viktimave. Gjithë këto aktivitete kanë për qëllim të bëjnë përçarje mes shteteve të cilat janë lëndë e interesave apo çështjeve të tyre, dhe janë larg shakave edhe atyre të pakripurave siç i quajnë ata vetë.

Ose siç shkruajtëm më herët “Pranku është dëm, përpjekje për ti bërë dëm dikujt, domethënë qëllimisht, i planifikuar, i përgatitur për të dëmtuar dikë. Dhe shpesh (në kontekst bashkëkohor) prankimi bëhet publikisht, me qëllim që të prishet reputacioni publik i të prankuarit, të tregohet në publik si dikush naiv ose të paktën nuk është më i mençur se prankuesi (përpjekjet e pasuksesshme sigurisht nuk kanë publicitet)”.

Qëllimi: Emanuel Makron, President i Francës

Prankerët rusë, duke u prezantuar si presidenti i sapozgjedhur ukrainas Vladimir Zelenski, në bisedë telefonike mashtruan dhe presidentit francez Emanuel Makron. Biseda është publikuar 9 ditë pas zjarrit të madh në Notr Dam të cilin gjithë bota e ndiqte drejtpërdrejt.

Në bisedën 15 minutëshe prankerët rusë, të njohur në botë nga ajo që prezantohen rrejshëm në biseda telefonike me persona të famshëm ose politikanë, shpesh prezantohen si presidenti i rri ukrainas Zelenski, siç ishte në rastin e Makronit.
Në bisedë telefonike, presidentit francez, imitatori i Zelenskit i thotë se fitorja e tij me 75 përqind të votave është falë asaj që edhe presidenti rus Vladimir Putin ka fituar me përqindje të madhe të votave në zgjedhje.

Në bisedën telefonike, presidenti francez prap së prap i thotë Zelenskit të rremë se ai nuk është si Putini, sepse „akoma nuk i ka vendosur gjithë kundërshtarët e tij në burg“.

Këtë lajm nga kabineti i Makronit as e vërtetojnë, e as e hedhin poshtë si të pasaktë.

Qëllimi i prankerëve rusë është i dukshëm, me prezantimet e rreme në bisedat telefonike të nxitin politikanë të flasin gjëra të cilat pasi që do të publikohen do mund të shkatërronin marrëdheniet mes dy vendeve. Aspak nuk bëhet fjalë vetëm për shaka të pakripur me persona të involvuar të kalibrit të lartë, mirëpo edhe për aksion të vlerësuar i cili mund të sjellë përkeqësimin e marrëdhënieve bilaterare mes dy vendeve.

Prank i cili ndodh menjëher pas zyrtarizimit të rezultateve nga zgjedhjet presidencial më 21 prill 2019 në Ukrainë. Ata tentojnë ta nxitin në konstatime të cilat do të ishin në dëm të Petro Poroshenkos, kundërshtar i njohur i Kremlinit. Petro Poroshenko nga ana e “komedianëve” është prezantuar si kriminel dhe alkoholik. Në mënyrë plotësuese, u dallua tentim për nxitje të Makronit të flasë në temën “Rusia si kërcënimi më i madh për stabilitetin e Europës dhe më gjerë”.

Biseda është publikuar 9 ditë pas zjarrit të madh në Notr Dam të cilin gjithë bota e ndiqnin drejtpërdrejtm event i cili padyshim ndikoi në besueshmërinë në institucionet franceze, si dhe në Presidentin e Republikës.  

Qëllimi: Zhan Klod Junker – Kryetar i Komisionit Europian, Federika Mogerini – Përfaqësuese e lartë e politikës së jashtme të BE-së

Më 19 korrik të vitit të kaluar prankerët rusë si viktimë të mashtrimit zgjodhën shefin e atëhershëm të komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë sigurie dhe të jashtme Federika Mogerini.

Në biseda, njëra zgjat 10 minuta, tjetra 12 minuta, të publikuara nga Euronjuz, mashtruesit rusë prezantohen si kryeministri i ri i Armenisë Nikolla Pashinijan, i cili fitoi në zgjedhjet e mbajtura në maj të vitit të njëjtë.

Në bisedë me Junker, e cila sigurisht ka ndodhur më 9 maj të vitit 2018, flasin për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp, SHBA-të të tërhiqen nga marrëveshja për armë bërthamore me Iranin.

Në bisedë, Junker thotë se „BE është mjaft i shqetësuar për këtë hap, si dhe ai personalisht, sepse bëhet fjalë për gabim të madh nga ana amerikane“.

Në pretendimet e kryeministit armenian të rremë se Armenia ndodhen nën presion të madh nga SHBA-të, Junker thotë: „Duhet patjetër prej në fillim ti shpjegojmë botën z.Tramp sepse ai nuk kupton për çka bëhet fjalë. Mirëpo do ti shpjegojmë në çfarë situatë gjendet Armenia“.

Junker gjithashtu në bisedë thoti se ai është personalisht mik me kryeministrin rus Vladimir Putin. Kurse kur Pashinjani i rremë thotë se „ekipi Kardashian“ do të punojë në ministrinë e punëve të jashtme, ai përgjigjet „po, po, ajo është mirë“.

Në bisedë me Mogerinin në atë temë, ajo u thotë se „kupton se Armenia gjendet në rrethim kompleks dhe të rëndë, por se mund të mbështetet në BE si mik i cili do të ndihmojë në zvogëlimin e tensioneve dhe presioneve me qëllim që të gjehen mënyra për bashkpunim.

Biseda u publikua disa ditë para vizitës zyrtare të Junkerit në Uashington. Në këto biseda është i qartë qëllimi i prankerëve rusë që të nxitin bashkëfolësit në biseda në të cilat do të sulmohet presidenti amerikan Tramp, dhe me këtë do të dëmtonin marrëdhëniet mes organeve më të larta të BE-së dhe administratës amerikanë. Plotësuesisht, nxitin bashkëfolësin haptas të flasë për marrëveshjen bërthamore dhe pasojat e tërheqjes së SHBA-ve nga e njëjta.

Qëllimi: Rexhep Taip Erdogan, President i R. së Turqisë

Duke u prezantuar si presidenti ukrainas Poroshenko, dhe kryeministri Jatnesuk, prankerët rusë në shkurt të vitit 2016 mashtruan në bisedë telefonike edhe presidentin turk Taip Erdogan.

Në audio dokmentin, presidenti turk nëpërmjet përkthyesit, flet me Poroshenkon e rremë.

Thotë se „me kënaqësi do të merr pjesë në bllokadën ekonomike, madje edhe në bllokadën marinëse të Krimesë dhe do tu bashkangjitej shoqërisë së vendeve të cilat kanë pasoja nga sankcionet ruse“. Të dy anët japin mbështetje trupit tatar të Krimesë i cili i kundërshtohet bashkangjitjesë të Krimesë me Rusinë.

Në bisedë, Erdogani më tej thotë se ai „asnjëherë, asnjëherë nuk do ti kërkojë falje presidentit rus Putin për rënimin e aeroplanit rus SU-24 në kufirin sirian-turk në nëntor të vitit 2015“.

Turqia hodhi poshtë këto biseda si të rreme.„Rëndë arrihet deri te presidenti turk, ne kemi protokol specifik, deklaroi burim anonim nga qeveria turke kur u pyet për këtë bisedë”.

Biseda u publikua në periudhë mes dy sulmeve teroriste dhe atë më 3 shkurt në Gaziantep dhe më 17 shkurt në Ankara. Temat e bisedës dhe mënyra në të cilën nxitet diskutimi nga prankerët rusë kanë për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve ruso-turke. Me fjalë të tjera, nxitin bashkëfolësin haptas të flasë kundër Putinit dhe politikës së jashtme ruse si dhe hapat konkrete të cilat mund të priten nga ana e Turqisë.

Qëllimi: Niki Hejli – Ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Maksin Vaters – Kongresmene, Xhon Mekejn – Senator

Dy politikane amerikane janë gjithashtu objektiv i prankerëve nga Rusia. Kongresmenja Maksin Vaters u mashtrua në fillim të vitit 2017, kurse ambasadorja e SHBA-ve në KB Niki Gejli ishte objektiv i prankerëve në fund të vitit të njëjtë. Fakti i përbashkët i këtyre dy rasteve është se të dyja u mashtruan për ndikimin rus në dy teritore imagjinare, dhe se të dyja janë objektiv i „prankut“ në periudhë kur Kongresi amerikan debaton për sankcione për Rusinë për shkak të ndikimit mbi zgjedhjet në SHBA.

Kongresmenja Maksin Vater ishte objektiv i prankerëve nga Rusia, Vovan dhe Leksus në fillim të vitit 2017. Deputetja Vaters e cila është e njohur për qëndrimin e saj anti rus, bisedon në telefon duke menduar se në anën tjetër është kryeministri ukranian Vladimir Grojsman.

Prankerët, përndryshe njëri prej tyre i cili prezantohet si Grojsman, kërkon nga ajo që SHBA-të të intervenojnë në teritor imagjinar “Limpopo” ku gjojase hakerët rusë kanë ndikuar në zgjedhje. Rusët gjithashtu vendosën person imagjinar të cilin e quajtën „Ajbolit“ si President i teritorit imagjinar Afrikan.

Vatersa iu premton intervenim nga SHBA-të, por pranon se nuk e di saktë sa agjentë sekretë kanë në atë teritor imagjinar „Limpopo“.

Vaters i thotë kryeministrit të rremë ukranian se do të zmadhojnë dhe sankcionet për Rusinë dhe se është e habitur nga informatat e prankerëve se armata shtetërore e Putinit veçmë ka arrirë në Ukrainën perëndimore.

Duke pasur parasysh faktin se Vaters ka qenë një nga më të zëshmet për kalimin e sankcioneve për Rusinë në Kongresin Amerikan, prankerët kanë dashur ta diskreditojnë dhe ta prezantojnë si politikane joserioze. Ky prank ka shërbyer për të krijuar mendim se të gjitha shfaqjet e Vaters duhet të pranohen me rezervë, dhe me këtë diskredituan votën e saj në kongres kundër Rusisë.

Biseda është publikuar para se të ndodhë votimi i sankcioneve për Rusinë në Kongresin e SHBA-ve.

Prankerët rusë kanë kryer mashtrim të ngjajshëm dhe me ambasadoren e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli. Janë prezantuar si kryeministri poljak Mateus Moravieçki, dhe e nxitin ambasadoren të flasë kundër Rusisë me gjojase ndikim rus në shtet imagjinar.

Një nga prankerët rusë gjatë bisedës 22 minutëshe i thotë ambasadores se Rusia përzihet në çështjet politike me ishullin imagjinar në Kinën jugore me emër „Binomo“, kurse ambasadorja e bindur se ky ishull nuk ekziston, i thotë „kryeministrit poljak“ se SHBA-të e ndjekin situatën me shumë vëmëndja dhe se do tia tregojnë vendin Rusisë.

Njësoj si në rastin më lartë, është i qartë qëllimi i prankerëve të prezantojnë Rusinë si viktimë ose objektiv i amerikanëve, kurse SHBA-të si armik kujdestar për të gjithë çështjet.

Biseda u publikua para se të ndodhë votimi për sankcionet kundër Rusisë në Kongresin e SHBA-ve.

Edhe një politikan amerikan „rra preh“ e mashtrimit të ngjajshëm si Hejli dhe Vaters. Senatori Xhon Mekejn duke menduar se bisedon me Vladimir Grojsman, kryeministrin e Ukrainës, haptas flet për shumë çështje të ndjeshme ndërkombëtare.

Edhe ai gjithashtu ka qënë i provokuar të flasë për sankcionet e planifikuara të Amerikës kundër Rusisë, dhe për qëndrimin e presidentit Donald Tramp për këtë çështje. Mekejn ishte objektiv i prankerëve sepse ishte një prej politikanëve që kërkuan hulumtim për ndikim të mundshëm të hakerëve rusë në zgjedhjet në SHBA.

Edhe Mekejn si Hejli dhe Vaters ishin objektiv për diskreditim, por edhe u përdorën si burime direkte për fitimin e informatave të ndjeshme të dorës së parë, mjaft të rëndësishme për politikën ndërkombëtare.

Biseda u publika para se të ndodhë votimi i sankcioneve kundër Rusisë në Kongresin e SHBA-ve.


Qëllimi: Marija Dolores, Ministre për mbrojtje të Spanjës

Pas deklaratës së saj për ndikim të mundshëm të rusisë në politikën e Katalonisë, ministrja spanjole për mbrojtje Marija Dolores gjithashtu ishte objektiv i prankut nga “komedianët” rusë.

Në tetor të vitit 2017, Katalonia shpalli panvarësi nga Spanja dhe në krye të shtetit të vetëshpallur qëndroi Çarls Puxhdemon. Thuajse një muaj më vonë, prankerët rusë telefonuan ministren spanjole duke u prezatuar si ministri i mbrojtjes lituan, duke e bindur se Puxhdemon është shpion rus me nofkën „Çipolino“, dhe për atë ekzistojnë dëshmi të cilat ministri i rremë do ia dorëzojë qeverisë spanjole.

 

Bidesa është publikuar disa muaj pas mbajtjes së Referendumit për pavarësi të Katalonisë.  
Që të „dekorojnë“ bisedën, prankerët madje e bindin ministren se thuajse gjithë turistët rusë të cilët shkojnë në Barselonë janë agjentë sekret, kurse ministrja bind bashkëbiseduesin se situata në Kataloni është nën kontroll. Mirëpo edhe pse prankerët e provokuan, ministrja nuk hyri në detaje apo komente për Rusinë dhe Vladimir Putinin.

Qëllimi: Millo Gjukanovikj, President i Malit të Zi

Identiteti i ish kryeministrit ukrainas Vladimir Grojsman dhe presidentit ukrainas Petro Poroshekno sërish u keqpërdorën, ksaj radhe në bisedë me kryeministir e Malit të Zi Millo Gjukanovikj.

Mali i Zi u bë antare e NATO-s më 5 qershor të vitit 2017 kurse bisedat u shfaqën në media vetëm disa ditë para kësaj dite të rëndësishme për shtetin balkanik. “Komedianët” rusë nxitin Gjukanovikjin të flasë kryesisht kundër Rusisë dhe për antarësimin e Malit të Zi në NATO. Gjukanovikj, si edhe në drejtimet e tij publike, flet për atë se orientimi i shtetit të tij është për NATO dhe BE dhe se nuk do të lejojë asnjëfarë ndikimi nga Rusia i cili mund të pengojë këtë rrugë.
Si përkujtim, inçizimi është publikuar pas mbarimit të gjykimit (09.05.2019) për tentim për grusht shteti (16.10.2016) në të cilin sipas gjykimeve kanë qënë të përfshirë edhe oficerë të zbulimit Rus.  

 

Thuajse gjithë bisedat e prankerëve me politikanë të lartë botërorë zakonisht vijnë në kohë kur viktima ose shteti të cilin e përfaqëson janë pjesë e proceseve politike të ndjeshme në politikën ndërkombëtare. Gjithë këto aksione kanë për qëllimi të bëjnë përçarje mes shteteve të cilat janë lëndë e interesave apo çështjeve të tyre, dhe janë larg nga shakatë madje edhe të pakripura siç ata vetë i quajnë. Siç mund të shohim nga këto shembuj, prankerët trajtojnë tema si sankcionet kundër Rusisë, sankcionet kundër Iranit, antarësim i Malit të Zi në NATO, referendumi për pavarësinë e Katalonisë dhe të ngjajshme. Qasja e tyre kryesisht është tentim për sigurim të informatave të rëndësishme nga dora e parë, e më vonë publikim i materialeve për diskreditim të viktimave. Ose siç kemi shkruar më parë “Pranku është dëm, përpjekje për ti bërë dëm dikujt, domethënë qëllimisht, i planifikuar, i përgatitur për të dëmtuar dikë. Dhe shpesh (në kontekst bashkëkohor) prankimi bëhet publikisht, me qëllim që të prishet reputacioni publik i të prankuarit, të tregohet në publik si dikush naiv ose të paktën nuk është më i mençur se prankuesi (përpjekjet e pasuksesshme sigurisht nuk kanë publicitet)”.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.