PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: DOLI NË PUBLIK RAPORTI ZYRTAR GJERMAN I CILI SHPALL KORONËN SI ,,ALARM TË RREMË GLOBAL“

 

Më datë 08.06.2020 portali  Botë e Lirë publikoi tekst me titull „DOLI NË PUBLIK RAPORTI ZYRTAR GJERMAN I CILI SHPALL KORONËN SI ,,ALARM TË RREMË GLOBAL“, në të cilin shprehet pretendim manipulativ për KOVID-19. Në tekst theksohet se një raport, i cili gjoja se është pregatitur nga ana e komisionit shkencor të angazhuar nga Ministria e punëve të brendshme të Gjermanisë, shpall pandeminë e KOVID-19 si „alarm të rremë global“, i cili është zbuluar nga një ish punonjës në këtë ministri.Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është manipulim, në të cilin janë përfshirë dhe pretendime të rreme.

Në tekst thuhet se qeveria federale e Gjermanisë dhe mejnstrim mediat angazhohen në kontrollimin e dëmeve të shkaktuara pas raportit që mohon narracionin për Koronavirusin të dalë nga Ministria e punëve të brendshme.“

Dokumenti që është shfrytëzuar për të nxitur publikun në përfundime të gabueshme, nuk është publikuar nga Ministria e punëve të brendshme të Gjermanisë. Në pregatitjen e tij nuk ka marrë pjesë komisioni shkencor nga ministria e lartëpërmendur, e as ndonjë njësi tjetër nga kjo ministri. Dokumenti është opinion personal i një personi i cili ka qënë i punësuar në këtë ministri, së bashku me disa shkencëtarë të tjerë të pavarur. Ata së bashku, publikisht kanë shpërndarë dokumentin pa pëlqim nga Ministria.

Teza e plasuar në këtë tekst është manipulative. Pandemia e KOVID-19 akoma ndikon globalisht mbi njerëzit në mbarë botën. Analiza komplete e cila do të inkorporojë edhe ndikimet shëndetësore dhe ekonomike, me shumë gjasa do të kërkojë periudhë më të gjatë kohore dhe mbledhjen masive të të dhënave të cilat duhet detalisht të analizohen.

Qeveria Gjermane nuk dakordohet me vlerësimet e kësaj analize personale.

Tekstin e publikuar që analizojmë, pjesërisht prezanton dokument i cilli fillimisht është publikuar më datë 09.05.2020 në web portalin Tichys Einblick dhe në të qëndron pretendimi se dokumenti ka dalë në publik nga Ministria gjermane për punë të brendshme. Dokumenti pretendon se „kriza me KOVID-19 është alarm i rremë“.

Autori i këtij dokumenti është Stefan Kon, politikolog, i cili ka qënë i punësuar në Ministrinë për punë të brendshme të Gjermanisë, në departamentin KM-4 për mbrojtje të infrastrukturave kritike. Por, ky raport nuk është kërkuar nga Ministria e punëve të brendshme.

Më 10 maj Ministria gjermane për punë të brendshme në njoftim për shtyp shpjegon se i punësuari ka publikuar „mendimin e tij personal për menaxhim me krizën e koronavirusit “ dhe se „gjithë hulumtimi është zhvilluar pa kompetenca të deleguara dhe përgjegjësi“.

Tre ditë pas plasimit të njoftimit në media, ministri federal për punë të brendshme, Horst Seehofer, në konferencën për shtyp për masat për kontrollim të kufijve të vendosura gjatë pandemisë së KOVID-19, ka deklaruar se i punësuari ka keqpërdorur resurset shtetërore për të përhapur qëndrimin e tij, me çla është suspenduar dhe përballohet me proces disciplinor.

Në tekstin i cili është lëndë i analizës sonë thuhet se gjoja  „raporti prej 93 faqesh me titull „Analizë për menaxhim me kriza“ është pregatitur nga komisioni shkencor, i deleguar nga Ministria e punëve të brendshme, kurse i përbërë nga ekspertë të huaj mjekësorë nga shumë univerzitete gjermane.

Raporti ishte inciativë e njësisë së punëve të brendshme, e ashtuquajtur Njësia KM4 përgjegjëse për „Mbrojtjen e infrastrukturave kritike“. Ky është vendi ku përfaqësuesi zyrtar gjerman i cili u kthye në fishkëllues, Stefan Kon, punonte dhe prej ku ai u dërgoi të dhënat mediave.

Autorët e raportit lëshuan njoftim të përbashkët për shtyp veçmë më 11 maj, në të cilin angazhohen që qeveria të injorojë këshillat profesioniste dhe kërkuan që ministri për punë të brendshme të komentojë deklaratën e përbashkët të ekspertëve“.

Atë që publiku duhet të dijë është se asnjë nga bashkëpuntorët të cilët kanë marrë pjesë në këtë hulumtim nuk është zgjedhur nga MPB-ja gjermane.  Siç thuhet në artikull, as mendimi i tyre nuk përdoret si profesionist ose këshillues në Ministri. Përveç kësaj, komisioni që ka punuar raportin, nuk përfshin virusologë ose epidemiologë, ekspertiza e të cilëve do të ishte e konsiderueshme në një analizë të këtillë. Ajo që është prezantuar në dokument është manipulative, në vend që të jetë shkencërisht e mbështetur me fakte.

Vlerësimi i saktë për vdekshmërinë si rezultat i KOVID-19 sigurisht do të kërkojë më shumë kohë dhe studime të mëtutjeshme. Të dhënat aktuale të rrjetit europian për monitoring të mortalitetit „EuroМОМО“ tregojnë se pandemia ka shkaktuar rreth 170.000 raste vdekjesh në 24 vende europiane, të cilat shfaqen si partnere. Nuk është prekur vetëm Europa nga KOVID-19. SHBA evidenton numër gjingand të të vdekurve gjatë majës së pandemisë. Më të prekur, sipas të dhënave fillimisht janë në grupin e moshës prej  ≥65 vjeç, por edhe grupi i moshës prej 45-64 vjeç, madje dhe grupi i moshës prej 15-44 vjeç.

Pandemia shkaktoi valë të masave restriktive globalisht. Por, edhe pos restrikcioneve, virusi rezultoi me mbi 400 mijë të vdekur në mbarë botën, sipas OSHB.

Gjermania deri më 10 maj, evidentoi 7.755 të vdekur, që është konsiderueshëm më pak në krahasim me fqinjët europianë, siç tregojnë të dhënat e publikuara nga OSHB. Kjo sugjeron se masat e caktuara nga qeveria kanë pasur efekt, përndryshe kanë shpëtuar jetë. Këtë e tregojnë dhe studimet shkencore. Efektet nga distancimi social, janë të mbështetura shkencërisht.

Edhe kontrolluesit gjermanë të fakteve, demaskuan këtë manipulim.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulativ. Qëllimi i tekstit është të bindë publikun se koronavirusi ngjason me gripin ose ndonjë infeksion tjetër virusal. Pos kësaj, janë plasuar pretendime të pavërteta se hulumtimin e ka porositur ministria gjermane për punë të brendshme, që nuk është e saktë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.