Austria po rivendos masat e mbajtjes së maskave për fytyrë në supermarkete, banka dhe posta, deklaroi kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi. Para publikimit të kësaj mase, maskat ishin të nevojshme në transportin publik austriak, gjatë vizitave në mjek, si dhe për disa ofrues të shërbimeve personale, siç janë parukierët.

 

Kancelari Kurz theksoi se mbajtja e maskave është e detyrueshme, e jo një rekomandim. Sipas tij, maskat kanë edhe një efekt simbolik, sepse sa më pak të jenë të pranishëm në jetën e përditshme, aq më shumë njerëzit bëhen të pakujdesshëm. Përveç kësaj mase, kufizime do të vendosen për shërbimet fetare në Austri, ndërsa kishat do të mbyllen në rast të ndonjë rasti pozitiv të KOVID-19.

 

Kurz gjithashtu deklaroi se kërkesat për testim do të jenë më të rrepta, ndërsa karantina do të monitorohet nga afër për njerëzit që vijnë nga vendet me rrezik të lartë. Ai veçanërisht theksoi Ballkanin, duke vënë në dukje rritjen e numrit të të infektuarve në këtë rajon. Udhëtarëve do t’u kërkohet të paraqesin test negativ për KOVID-19.

Austria ka raportuar rreth 20,000 raste të koronavirusit, si dhe 710 vdekje.

 

Burim: DW.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.