BRUKSEL (Reuters) – Komisioneri Evropian për Industri, Tieri Breton, të hënën 18.05.2020 paralajmëroi drejtorin ekzekutiv të “Facebook”, Mark Zuckerberg, se kompania e tij e mediave sociale dhe gjigandët e tjerë të teknologjisë mund t’i nënshtrohen rregullave të rrepta, nëse nuk e intensifikojnë përpjekjen për të parandaluar përhapjen e dezinformatave.

 

“Kur jeni drejtor ekzekutiv, në fund të ditës, ju jeni i vetmi që duhet të përgjigjeni, askush tjetër,” deklaroi Breton gjatë evenimentit online të organizuar nga Qendra Rregullatore Evropiane (CERRE). Breton e kishte paralajmëruar edhe më parë Zuckerberg. Përkatësisht, tre muaj më parë, gjatë vizitës së tij në Bruksel, Breton ia vuri në dukje se ai duhet të përshtatet me standardet evropiane, dhe jo anasjelltas.

 

Rregullatorët në të gjithë botën u kanë bërë thirrje platformave sociale si Facebook, Google dhe Twitter që të bëjnë më shumë përpjekje për të parandaluar rrjedhën e dezinformatave, veçanërisht lajmet e rreme që lidhen me koronavirusin.

 

Burim:  Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.