PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal i Sputnik Sërbi: Аvionët amerikan që na bombarduan po i afrohen Sërbisë

Artikulli origjinal

Artikulli i arkivuar

Titulli origjinal i B92, ku si burim është shënuar Sputnik: Bombarduesit amerikan që e sulmuan Sërbinë po kthehen në rajon

Artikulli origjinal

Artikulli i arkivuar

Media të cilat e transmetuan lajmin në Maqedoninë e Veriut: tocka.com.mk dhe mms.mk

Artikulli i arkivuar

Titulli i tekstit të Sputnikut dhe mediumit serb është manipulues dhe frikësues, ndërsa vetë teksti është kontradiktor dhe spekulativ. Televizioni nacional serb B92 transmeton pjesë të lajmit, të publikuar në gjuhën serbe, ditën e njejtë. Autori i tekstit pretendon se Bombarduesit B-1B do të marrin pjesë në ushtrimin ushtarak në poligonin Krivollak, me çka do të hedhin bomba, dhe si burim të informacionit citohet një analist ushtarak serb Aleksandar Radiq.

Më tej, analisti argumenton se këto bombardues pritet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut nga baza ushtarake e Forcave Ajrore Mbretërore “Fairford,”që ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, dhe pjesëmarrja e këtyre avionëve në ushtrimin ushtarak dërgon një porosi simbolike të epërsisë Amerikane në rajon, për Sërbinë.

Në fund të tekstit të Sputnik, analisti argumenton se nuk e përjashton mundësinë që këto bombardues të fluturojnë në Sërbi, duke e pasur parasysh faktin që ЕUКОМ është një nga partnerët kyç të Armatës Serbe.

FAKT/E

Ja se si dhe në cilën mënyrë bëhet interpretimi i gabuar i fakteve. E para, është e vërtetë se bombarduesit B-1B kanë marrë pjesë në Operacionin e Forcave të Bashkuara të NATOs për bombardim të Jugosllavisë në vitin 1999. Gjegjësisht, vetëm gjashtë bombardues B-1B kanë qenë të vendosur në vitin 1999, që paraqet më pak se 2% nga numri total i sulmeve ajrore të ekzekutuara. E dyta, është e vërtetë se Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i stërvitjes ushtarake „Goditja vendimtare“ në periudhën nga 20 maji deri me 15 korrik të vitit 2019. E treta, poashtu, është e saktë që në të kaluarën, Forcat Ajrore Amerikane kanë vendosur një numër të caktuar të bombarduesve strategjik, përfshirë edhe bombardues B-1B, në bazën ajrore “Fairford” në Mbretërinë e Bashkuar. Këto bombardues janë përdorur disa herë në misionet ushtarake në Afganistan, Irak dhe Siri, si dhe në stërvitjet ushtarake BALTOPS dhe Saber Strike në vitin 2018.

Këto fakte, janë keqpëdorur dhe janë interpretuar gabimisht me qëllim që të krijohet narracion ANTI-NATO.

E para, në momentin e publikimit të këtij teksti, nuk ka bombardues B-1B të vendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Për momentin ka vetëm gjashtë B-52X bombardues të stacionuar në bazën ajrore “Fairford” në Mbretërinë e Bashkuar, për nevojat e stërvitjeve ushtarake të NATOs. Sipas Komandës së Forcave Ajrore Amerikane për Sulmin Global, të gjithë bombarduesit B-1B janë bazuar në bazat ushtarake amerikane në Teksas dhe në Dakotën e Veirut për inspektim të problemeve të mundshme teknike.

E dyta, as autori, as analisti nuk ka dhënë asnjë informacion relevant, as edhe dëshmi se B-1B bombarduesit do të marrin pjesë në „Goditja Vendimtare“ në Maqedoninë e Veriut.

E treta, ekipi i F2N2 e ka kontaktuar Ministrinë e mbrojtjes së
Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku na informuan se „Lajmi i portalit serb Sputnik, i transmetuar në B-92, se bombardues i tipit B-1B do të jetë pjesë e stërvitjes „Goditja Vendimtare“, është dezinformatë. Aq më shumë, nuk është e vërtetë që avion i atij tipi do të „hedhë bombë“ gjatë stërvitjes. Bombarduesi i tipit B-52 do të fluturojë vetëm në Ditën e vizitorëve të lartë, ditë ku do të ketë fluturim edhe avionët e tipit F-16. 

E katërta, në këtë tekst janë thënë disa informacione kontrakditore. Analisti serb thotë se Komanda Amerikane Evropiane (EUKOM) është partner kyç i Armatës Serbe, derisa në të njejtën kohë ai thekson se (kinse) pjesëmarrja e bombarduesve B-1B do të jetë porosi simbolike për Serbinë. Përveç kësaj, nuk është e qartë se pse Amerika ose NATO do të kërkonin nga pushteti serb t’i lejojnë fluturim përmes territorit serb, duke e ditur faktin se tre nga fqinjët e Maqedonisë së Veriut janë shtete-anëtare të NATO-s.

Të konkludojmë, këto pretendime dhe tekste janë manipulative dhe frikësuese me qëllim që të përhapin narracion ANTI-NATO të Kremlinit, si dhe narracion ANTI-BE në mesin e njerëzve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.