PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Intervista e një mjeku gjerman, e dhënë për filialin e RussiaToday në Gjermani për korona virusin, është bazë për tre tekste të portaleve maqedonase si Toçka,Republika dhe Presing.

Toçka publikoi tekst në të cilin thuhet se sipas deklaratës të mjekut gjerman, në Itali ka numër të madh të personave të vdekur për shkak të paditurisë së mjekëve.

Republika publikon verizionin në të cilin mjeku thotë se numri i të sëmurëve është i rremë sepse gjysma e testeve janë të pasakta.Presing gjithashtu duke cituar mjekun nga Gjermania ka publikuar tekst në të cilin thuhet se pasaktësia e rezultateve nga testet është arsye për numrin e madh të të sëmurëve dhe se në nivel vjetor ka numra të ngjajshme të të sëmurëve dhe vdekjeve si nga koronavirusi ashtu edhe nga gripi.

FAKT/E

Ka një fakt të padiskutueshëm kurse ky është se mjeku gjerman intervistën e jep për RussiaToday, medium i financuar dhe nën kontroll të Qeverisë Ruse. Në lidhje me deklaratat e tij veçmë edhe televizioni ndërkombëtar Al Jazeera publikoi video në të cilën shpjegon se bëhet fjalë për lajme të cilat janë nën direksionin e Rusisë. Publikimet e tilla kanë për qëllim që të luhasin besueshmërinë e qytetarëve në institucione, kurse në këtë rast të krijojnë edhe panik plotësues mes qytetarëve gjermanë. Gjermania është shtet i cili është prekur seriozisht nga koronavirusi, por deri më tani shkëllqyeshëm po përballon këtë kërcënim, sidomos nëse shihet numri i të vdekurve.

Në demaskimin e Al Xhezira me të drejtë potencohet se informimi në bazë të deklaratave të një mjeku është informim i njëanshëm, pa u marrë parasysh faktet dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore ndërkombëtare.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.