Deputeti Antonio Milloshoski para një kohe të caktuar plasoi dezinformatë në publik, në të cilën pretendonte se 7 vende antare të BE-së kanë qenë kundër caktimit të datës të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave.

Me demant indirekt të kësaj dezinformate doli ministri për punë të jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajçek, i cili deklaroi se asnjëra nga vendet antare nuk ka thënë “jo” për caktimin e datës për Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë edhe pas demantimit, deputeti Milloshoski vazhdoi të plasojë dezinformata në profilet zyrtare të tij në rrjetet sociale. Përkatësisht, ai në Fejsbuk profilin e tij publikoi post me fotografi e cila është shkëputje nga lajmi i publikuar nga gazeta franceze Les Echos. Në komentin në fotografi deputeti shkruan se kërkesa për fillim të negociatave me BE-në ka qenë e blokuar nga Franca, Holanda dhe Danimarka dhe njëkohësisht pyet vallë kjo gazetë franceze shpërndan lajme të rreme.

Ekipi i F2N2 gjeti këtë artikull të publikuar nga Les Echos. Pas leximit të gjithë artikullit, mund të lexoni se atë që deputeti thotë, në fakt ka ndodhur më 16 maj të vitit 2018 në samitin Europian në Sofje. Në vazhdim të tekstit qëndron se Parisi, Hagu dhe Kopenhageni nga ai moment kanë mbetur të izoluar dhe se kanë pëfituar nga fakti se Berlini nuk ka mundur të sjellë vendim pa u konsultuar me Parlamentim. Është theksuar dhe se situata do të jetë më ndryshe në Tetor, kur pozita franceze do jetë rëndë për tu mbajtur përshkak të pamundësisë Unioni të prolongojë vendimin pa përkufizim.

Si burim i radhës në të cilin deputeti mbështetet është portali kroat  Direktno. Si shembulli i lartpërmendur, deputeti nëpëmjet shkëputjes të fotografisë dhe tekstit në të cilin përsëri pyet vallë ministrja kroate për punë të jashtme Marija Mejçenoviç Buriç shpërndan lajme të rreme se disa vende të BE-së janë kundër caktimit të datës.
Në titullin e artikullit, në gjuhën kroate, qëndron deklarata e Pejçinoviç Buriç e cila thotë : Më vjen keq që nuk ka dakordim për të shpërblyer përparimin.
Deputeti gjithashtu në tjetër shkëputje të deklaratës ka nënvizuar pjesë në të cilën qëndron se tani numri i shteteve të cilat kanë vërrejtje të caktuara është rritur.

Është e saktë se kjo është pjesë e deklaratës të Pejçinoviç Buriç, mirëpo deputeti ka nënvizuar vetëm atë që atij i konvenon. Në vazhdim të deklaratës ministrja thotë se kundër fillimit të negociatave kanë qenë Franca dhe Holanda, por më konkretisht theksoi se parlamenti holandez ka votur rezolutën kundër fillmit të negociatave me Shqipërinë për shkak të luftës të pamjaftueshme me korupsionin. Më tej, ajo thekson se në Gjermani arsyeja për prolongim është se Komisioni ka publikuar raport për përparimin e vendeve kandidate pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, kështuqë Bundestagu gjerman nuk ka pasur kohë të përfundojë dhe se të njëjtën do ta bëjë deri në fund të shtatorit. Në mënyrë plotësuese kancelarja gjermane Merkel në deklaratë për MIA të cilën  ua transmetojmë në mënyrë integrale theksoi se : “Do të bëj gjithçka që mundem që të miratohet ai vendim pozitiv sepse Maqedonia e Veriut ka bërë punë shembullore me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer, dhe folëm për këtë dje. Bëhet fjalë për disa javë, me të vërtetë, por angazhimi jonë qëndron dhe sa më përket mua do të angazhoj të gjithë rëndësinë time politike për këtë”.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.