Në Sërbi kanë vdekur 632 pacientë nga virusi korona nga 19 marsi deri më 1 qershor të vitit 2020, që është për 388 më shumë se numri i shpallur zyrtarisht për atë periudhë, që është 244 – ka zbuluar BIRN bazuar në pasqyrën e të dhënave që janë pjesë e informacioneve zyrtare të shtetit në sistemin KOVID -19.

Sipas BIRN, numri i të infektuarve në ditët e fundit të javës së kaluar shkonte midis 300 dhe 340 në ditë, gjë që tejkalon të dhënat zyrtare për 97 raste të reja.

 

Të dhënat për numrin e të infektuarve mund të gjenden në tabelën e quajtur “Raporti për Qeverinë”, i cili bazohet në sistemin e përmendur të informacionit. Tabela përmban tre tipe të të dhënave – numrin e të testuarve dhe rastet pozitive në 24 orët e fundit, numrin e rasteve të vdekjes të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe numrin e shtretërve të zënë në spitale.

Dallimi më i madh në numrin e të vdekurve është regjistruar në Qendrën Klinike Nish, ku sipas të dhënave të publikuara zyrtarisht, 77 pacientë kanë vdekur.

 

Asnjë përfaqësues i institucioneve kompetente në Sërbi: Ministria e Shëndetësisë, anëtarët e Shtabit të Krizës, drejtorët e spitaleve dhe Instituti për shëndet, nuk ka dashur që BIRN t’i komentojë këto informacione, e as t’i shpjegojë dallimet e mëdha në numrat.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Serbi të dielën, 21.06.2020, në të cilën partia aktuale në pushtet e presidentit të shtetit Aleksandar Vucic arriti fitore bindëse.

 

Burim: Balkaninsight.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.