Për këtë shkak ju rekomandojmë informimin tuaj për ndodhitë në botë dhe në vend, si dhe sjellja e përfundimeve për të njëjtat, të mos Ju bazohen vetëm në leximin e titujve!

Shumë shpesh në hapësirën mediale mund të shihen tituj bombastikë dhe dramatikë të cilët kanë për qëllim vetëm përfitimin e klikimeve, kurse brendësia e lajmit nuk u ofron asgjë lexuesve. Edhe në kohëra të këtilla, kur në vendin tonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të situatës me virusin COVID-19, nëpër media mund të shohim tituj, të cilët mbjellin frigë dhe panik te popullata, kurse në thelb, bëhet fjalë për lajme të cilat nuk kanë të bëjnë me vendin tonë. Qëllimi është i qartë: përfitim i klikimeve nëpërmjet titujve dramatikë.

Një nga shembujt është lajmi i publikuar më 23.3.2020 nga ana e portalit Republika: I sëmurë me korona i ka pështyrë në fytyrë: Në karantin të dërguar 14 policë.

Titulli është dramatik sepse nuk jep përgjigje për atë, se ku ka ndodhur në fakt rasti. Kjo mund të shkaktojë shqetësim te lexuesit dhe të nxisë të klikojnë lajmin, sepse titulli drejton në atë se ndoshta rasti ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Nëse klikohet lajmi, veçmë në fjalinë e parë mund të konstatohet se rasti ka ndodhur në Greqi: Katërmbëdhjetë policë grekë janë vendosur në karantin pas incidentit në Athinë, kur një burrë i cili pretendon se është infektuar me koronavirus u ka pështyrë në fytyrë.

Ky lajm gjithashtu u publikua edhe në portalin Press24.mk, mirëpo shumë shpejt lajmi është fshirë.

Shembull tjetër është lajmi i publikuar nga ana e portalit Kurir më 24.03.2020. Në të titulli drejton në atë se një burrë ka vdekur pasi që është mjekuar nga koronavirusi me klorid fosfat dhe se bashkëshortja e tij është në gjendje kritike. Mirëpo titulli nuk na tregon se ku ka ndodhur rasti. Për të zbuluar se prap së prap bëhet fjalë për rast në SHBA, dhe jo në vendin tonë, duhet të klikojmë lajmin.

Shembull tjetër mund të shohim nga lajmi i publikuar më 18.03.2020 nga ana e Kurir. Në të titulli na njofton për deputet i cili është infektuar me koronavirus, mirëpo nuk ceket se deputeti jeton në Ukrainë.

“Kryetari i Parlamentit ukrainas dhe deputetët do të testohen vallë janë infektuar me COVID-19, pasi që një nga deputetët sot është testuar dhe rezultatet kanë treguar se është pozitiv, përndryshe se është i infektuar nga virusi, njoftojnë mediat ukrainase lokale.”

Gjithashtu mund të lexohet edhe lajm për katër deputetë të infektuar, mirëpo në Francë. Lajmi është publikuar më 09.03.2020 nga ana e portalit Kurir.

 

Si shembull mund të merret edhe lajmi i cili është publikuar nga ana e portalit Infomaks më 23.03.2020. Titulli i lajmit thotë kështu: TRAGJEDI: Edhe dy mjekë kanë vdekur nga koronavirusi i rrezikshëm.

 

Duke lexuar vetëm titullin ne nuk mund të jemi të informuar tërësisht dhe mund të fshaqet ndjenjë paniku, sidomos kur dimë se edhe në vendin tonë ka punëtorë shëndetësorë të cilët janë të infektuar nga virusi COVID-19.

Gjithsesi, nëse klikojmë lajmin do të informohemi saktë se mjekët e vdekur në fakt janë qytetarë të Francës.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.