Në rrjetet sociale mund të lexohen postime të ndryshme në të cilat shkruhet për “dëmin” e instalimit të aplikacionit “Stop Corona“, i cili u promovua nga Qeveria në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Në thirrjet e ndryshme që mos të instalohet aplikacioni nuk jepet asnjë argument specifik se pse është i dëmshëm instalimi i tij. Paraqiten vetëm teza sipërfaqësore se me të njerëzit do të mund të ndjeken duke ju inkorporuar mikro-çipa, por nuk jepen argumente se si është e mundur kjo dhe në cilën bazë ata pretendojnë se kjo është e vërtetë.

Një nga burimet e lajmeve të tillë, i cili shkruan kundër përpjekjeve të qeverive për të zhvilluar një aplikacion që do t’i ndihmojë institucionet shëndetësore dhe vetë qytetarët kundër koronavirusit, është dhe portali Sputnik.

Në tekstin e tij, Sputnik e citon mjekun belg Thierry Schmitz që pretendon se fondacioni i Bill Gates-it po financon shtatë projekte për vaksinime, përfshirë dhe inkorporimin e nano-çipave në trupin e njeriut. Këto pretendime u zbuluan nga Reuters-i duke i verifikuar faktet, dhe ju mund të lexoni më shumë rreth kësaj në këtë lidhje.

Ndërkohë, dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian mbi aplikacionet për koronavirusin të përdorura nëpër vendet e Evropës deklarojnë se sa më shumë nga të dhënat që të jetë e mundur duhet të ruhen në pajisjen e përdoruesit dhe jo në një server qendror, që sa më mirë të ruhet privatësia individuale.

Siç shkruan Euroactiv, Bashkimi Evropian, i cili i ka disa nga rregullat më të rrepta të mbrojtjes së të dhënave në botë, synon të sigurojë që sisteme të tilla të mos e komprometojnë privatësinë duke lejuar qasje të paautorizuar në të dhëna të ndjeshme.

Vera Jourova, e cila është Nënkryetare e Komisionit, deklaroi se: “Respektimi i rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave do të ndihmojë në sigurimin e respektimit të privatësisë dhe të drejtave tona themelore dhe se qasja evropiane është transparente dhe proporcionale”, deklaroi Vera Jourova.

 

Dokumenti rekomandon një qasje të decentralizuar për ruajtjen e të dhënave, krahasuar me metodat e përdorura në vendet aziatike, ku shumica e të dhënave ruhen në një server të centralizuar.

“Komisioni rekomandon që të dhënat të ruhen në pajisjen e individit. Në rast se të dhënat ruhen në një server qendror, qasja, përfshirë dhe qasjen administrative, duhet të bëhet me regjistrim”, thuhet në dokumentin.

Në vendin tonë, krijuesi i aplikacionit, “Stop Corona”, Nextsense, garanton që privatësia është plotësisht e mbrojtur.

“Unë me përgjegjësi pretendoj se aplikacioni garanton mbrojtje të plotë të privatësisë. Ajo nuk i ndjek kontaktet në asnjë mënyrë, nuk e ndjek vendndodhjen, as emrin dhe mbiemrin e atyre që e përdorin aplikacionin”deklaroi Sasa Gavriloviç nga Nextsense për Slloboden Peçat.

 

Ky është vetëm një nga rastet që tendencialisht e shembin sistemin dhe procesin e luftës kundër koronavirusit. E gjithë kjo bëhet përmes manipulimeve që krijojnë një ndjenjë të shtuar të pasigurisë, pakënaqësisë dhe mosbesimit në sistemin mes qytetarëve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2022 F2N2.