Ushtrimi “Goditja Vendimtare 19” është stërvitje nacionale në terren, ku marrin pjesë më shumë pjestarë ndërkombëtarë, e cila në periudhën prej më 05 qershor deri më 09 korrik do të mbahet në Qendrën për mbështetje të stërvitjes (QMS) “Krivollak.”

“Goditja Vendimtare 19” paraqet ushtrimin më të madhë që ndonjëherë është zhvilluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut – aktivitet masiv stërvitës në të cilin do të marrin pjesë reth 2,700 ushtarë nga pesë vende antare të NATO-s (SHBA, Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lituanija) dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i ushtrimit është që të rritet ndërveprimi dhe përgaditshmëria e ushtrisë së RMV për luftë në rethinat urbane në kushte klimatike të ndryshme, sinhronizimi i kapaciteteve në dispozicion dhe integrimi në mes forcave konvencionale dhe njësive për detyra speciale të vendeve partnere, si dhe notë për gadishmërinë luftarake të njësive.

17 qershori i vitit 2019 është Dita e mysafirëve të lartë, në të cilën, për nevojat e stërvitjes është parashikuar bombarderi B-52, i shoqëruar nga dy aeroplanë ushtarak të tipit F-16, të kryejnë fluturim simbolik në hapësirën ajrore të RMV dhe QT “Krivollak”.

Pjesëmarrës në ushtrim:

Republika e Maqedonisë së Veriut –  1,300 antarë të Ushtrisë dhe MPB;

SHBA – 1,300 antarë të ushrtisë;

Mali i Zi – 75 antarë të ushtrisë me armë artilerie;

Bullgaria – 25 antarë të ushrtisë;

Shqipëria – 25 antarë të ushrtisë;

Lituania – 10 antarë të ushrtisë.

Gjatë ushtrimit “Goditja Vendimtare 19”, është parashikuar të realizohen 26 evente, 96 detyra dhe 13 ushtrime taktike me qitje. Gjatë gjithë stërvitjes, do të përdoret municion konvencional i cili nuk përmban uranium të varfët.

Për nevojat e ushtrimit dë to përdoren armatimi dhe pajisja në vijim:

  1. Mjete ajrore:

  • Aeroplanë: dy aeroplanë ushtarak F-16 “Fighting Falcon” dhe një bombarder B52.

  • Helikopterë: Mi 8/17 dhe Mi24

  1. Transporterë:

  • Stryker

  • Hermelin

  1. Municion:

  • Për armatim: 5,56 mm; 7,62mm; 7,9mm; 9mm; 12,7mm и 30 mm.

  • Municion artilerik: 82mm; 105mm dhe 120mm

  • Mbështetje ajrore e afërt: 55mm.

Qytetarët do të mund të takohen me pjesëmarrësit në ushtrim në lokacionet në vijim:

  • Gjevgjeli, më 08 qershor

  • Sveti Nikollë, më 11 qershor

  • Kavadar, më 15 qershor

  • Radovish më 26 qershor

  • Strumicë më 26 qershor

  • Manastir, më 29 qershor

  • Gostivar, më 01 korrik

  • Shkup, më 05 korrik.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.