Dezinformata nr:

Data:

Portali:

Koha për lexim:

мин.

Titulli origjinal: Incident në zemër të Europës: antar i NATO-s ka kryer invazion të një NATO antari tjetër Më 13 qershor portali Relaxirano.com publikoi tekst me titull Incident në zemër të Europës: antar i NATO-s ka kryer invazion të një NATO antari tjetër. Në tekst thuhet se i pabesueshëm tingëllon lajmi se në shekullin 21, në zemër të Europës, antar ushtarak i NATO-s me armatën e tij ka kryer invazion të teritorit të një NATO antari tjetër. Në incident nuk janë gjuajtur plumba, nuk ka pasur luftë, por ka vijuar kërkim i faljes dhe pranim se bëhet fjalë për gabim. Incidenti bizar ka ndodhur në kufirin mes Çekisë dhe Polandës, në fshatin Pjelgrizmov, para dhjetë ditësh transmeton Blica.imageLink nga artikulli origjinal këtu.

Ky është shembull i shkëlqyer për klik bejt. Përkatësisht titulli i tekstit është senzacional dhe ka për qëllim të tërheqë lexuesit të hapin përmbajtjen e tekstit. Por në përmbajtje e vërteta është tërësisht ndryshe.Edhe pse thuhet se lajmi tingëllon i pabesueshëm, prap së prap autori i tekstit ka krijuar propagandë anti-NATO në titull. Për lexuesit përshtypja e parë është se me të vërtetë ka ndodhur incident, përndryshe se një vend antar i NATO-s ka kryer invazion në vend tjetër antar. Por çka ka ndodhur me të vërtetë? Bëhet fjalë për event që ka ndodhur në muajin maj në kufirin mes Polandës dhe Çekisë. Në vijim të tekstit është vendosur dhe video, me tekst nga CNN, në të cilën shpjegohen keqkuptimet që kanë ndodhur në kufirin mes Polandës dhe Çekisë. I ashtuquajturi “incident“ ka ndodhur në afërsi të Pjelgrizmov, fshat kufitar në Polandën jugore. Ushtria polake në muajin maj ka vendosur pikë kontrolluese në pjesën e teritorit të Çekisë dhe kanë penguar disa shtetas të Çekisë të shkojnë drejt kishës e cila gjendet në teritorin e shtetit të tyre. Në sjelljen e këtillë të ushtarëve polakë ka reaguar Çekia e cila ka kërkuar sqarim nga institucionet polake për eventin. Në përgjigjen për CNN nga Ministria e mbrojtjes të Polandës, thuhet se bëhet fjalë për keqkuptim i cili ka ndodhur për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Ushtarët e armatës polake mbështesin Gardin kufitar në mbrojtje të kufirit shtetëror pas mbylljes së saj për shkak të pandemisë së koronavirusit. Operacionin e udhëheq Komanda operative e forcave të armatosura, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me gardin kufitar. Vendosja e pikës së kontrollit është rezultat keqkuptimi, kurse jo vepër e qëllimshme. Kjo menjëherë është korigjuar dhe rasti është zgjidhur, gjithashtu edhe nga ana e Çekisë“, shpjegon Ministria polake e mbrojtjes. Kufiri mes vendeve të Bashkimit Europian është thuajse “i padukshëm” sepse qytetarët gëzojnë liri të lëvizjes.Por, për shkak të pandemisë së koronavirusit vendet përjashtojnë hyrjen e të huajve për të kontrolluar përhapjen e virusit. Polanda blokoi hyrjen në vend që në muajin mars. Ky tekst, më saktë titulli i tij ka për qëllim të krijojë anti-NATO propagandë, dhe të diskreditojë NATO aleatët. Qëllimi është të shkaktohet mosbesim dhe josiguri te publiku në NATO Aleancën. Titulli është vetëm “mashtrim” për tu imponuar përshtypje e gabueshme te lexuesit.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.