Moskë (Rojters) – Gazetarët e Vedomosti, një prej gazetave më të njohur biznesi në Rusi, e akuzuan redaktorin për censure sipas udhëzimeve të Kremlinit, dhe për këtë shkak kanë kërkuar shkarkimin e tij nga bordi drejtues.

Gazetarët në shkrimin e tyre të publikuar në ueb faqen e gazetës, janë ankuar nga kryeredaktori Andrej Shmarov, i cili ka ndaluar publikimin e anketave për mendimin publik. Gazetarët vlerësojnë se me këtë sjellje varroset besueshmëria e gazetës.

Vetëm një ditë më parë, gazetarja Ksenija Boleskaja është ankuar publikisht se redaktori ka ndaluar observim kritik të agjendës së presidentit Vlladimir Putin lidhur me ndryshimet kushtetuese, me të cilat atij do ti mundësohet qeverisja deri në vitin 2036.

Gazeta këtë muaj ka publikuar anketë në qendrën Levada, sipas të cilës 38 përqind e rusëve besojnë se Putini i përfaqëson interesat e oligarkëve, bankierëve dhe biznesmenëve të mëdhenj.

Zëdhënësi i Putinit Dmitrij Peskov ka deklaruar për gazetarët se Kremlini nuk përzihet në politikën redaktuese të mediave, dhe se nuk ka qenë i njoftuar me ndalesën për publikimin e anketës.

Gazeta Vedomosti deri më tani vlerësohej si një prej mediave të rralla në Rusi që ka arritur të mos bie nën kontroll të pushtetit apo biznesmenëve të afërt me Kremlinin. Redaktori Shmarov është emëruar si ushtrues detyre në postin e kryeredaktorit në fund të muajit mars të këtij vitit, pasi që ishte bërë publike se dy biznesmenë do ta blejnë gazetën.

 

Burimi: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.