Shënimi i çdo feste meriton respekt. Festat zakonisht i bashkojnë njerëzit.

Që mbrëmë në qendër të vëmendjes është shënimi i festës „ Nata e shtrigave“. Popullariteti i saj është globalShënohet çdo vit më 31 tetor. Rrënjët e kësaj feste kanë origjinën nga Irlanda. Keltët në atë kohë kanë besuar në spiritualitet. Ata madje edhe kanë tentuar të sillen si Zotëra, duke shprehur dinakërinë dhe urtësinë e tyre me qëllim që të pushtojnë armiqtë e tyre. Keltët kanë festuar Zotin e Dielliet dhe Zotin e Vdekjes. Dita e parë e nëntorët, për ta ka qënë fillim i vitit të rri. Keltët kanë besuar se natën mes 31-shit dhe 1-shit të vdekurit i lënë varret e tyre dhe shëtisin nëpër tokë, kurse me qëllim që të shmangin ballafaqimin me ta, njerëzit të maskuar kanë krijuar zhurmë të madhe. Edhe Romakët kanë besuar në domethënien e kësaj nate.

Vetë termini „Halloween“ vlerësohet se ka origjinë nga shekulli i 16-të. Sot ka shumë tentime nga përfaqësuesit e kishës për të mohuar festimin e kësaj, siç thonë ata „tradite pagane“, e cila pra është krijuar pikërisht nga kisha katolike. Fjala është krijuar me bashkimin e fjalëve „All-Hallows-Evening“ ose në përkthim mbrëmje para festës së gjithë shenjtërive. Në këtë periudhë është krijuar edhe thellimi i kungujve, bazuar në legjendën irlandase për Xhekun koprac.

Shumë vende e shënojnë këtë festë, mes tyre Irlanda, Kanada, SHBA, Portoriko, Australia dhe Zelanda e Rre, mirëpo edhe shumë vende të tjera ku ekziston popullatë katolike.

Habit mënyra se shumë persona tentuan të tregojnë se festimi i kësaj feste është i keq. Mes tyre sidomos të zëshëm ishin klerikët fetarë.

Narracioni me të cilin mbështetet teza e tyre është se Perëndimi është i keq, nxit vlera të cilat nuk duhet ti pranojmë

Disa nga postimet në grupet në Facebook në Maqedoni ndahen nga grupe kryesisht nga Serbia gjuha serbe.

Disa nga reagimet serbe janë përfshirë edhe nga mediat vendas

Off.net.mk përcolli reagimin e Klubit të Basketbollit Crvena Zvezda dhe fansave të tyre në Halloween.

Edhe Kremlini përdor retorikë të ngjajshme me të cilën tregon se kultura perëndimore po i shkatërron vlerat krishtere.

Vlerat krishtere përfshijnë edhe respektimin e tjetrit. Respektimin e kulturës së huaj, traditave dhe zakoneve të tyre, nuk do të thotë me automatizëm se po i pranojnë, e akoma më pak se kjo do të sjellë vetë djallin në tokë. Ne besojmë në të mirë. Pikërisht për jëtë zgjedhim të respektojmë  të drejtat e të tjerëve, religjionet, kulturat dhe zakonet. Të gjithë ne jemi njerëz. Në vend që të sulmojmë, mjaftueshëm do të ishte vetëm të dërgojmë uresë. Urime ditën e shtrigave atyre që e festojnë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.