ATHINË (Reuters) – Greqia ka lejuar që kafenetë dhe restorantet të hapen të hënën, 25.05.2020, si pjesë e heqjes graduale të kufizimeve për shkak të koronavirusit. Këtë e bëri për të rinisur ekonominë e saj të varur nga turizmi dhe të ndihmojë në tërheqjen e vizitorëve të huaj para sezonit të verës.

 

Vendi, i cili ka dalë gjatë viteve të fundit nga kriza e gjatë financiare, po mbështetet në turizëm me qëllim që të ndihmojë në rimëkëmbjen nga mbyllja kombëtare që ka shkaktuar ngecje ekonomike. Me tavolina të ndara dhe kamerierë që mbajnë maska, restorantet i mirëpritën të gjithë ata që donin të dilnin dhe të shijonin ushqim dhe një filxhan kafe, përsëri pas afro dy muajsh, masa kufizuese.

 

Deri më tani, vendi ka arritur të kufizojë përhapjen e infeksioneve të COVID-19 në vetëm 2.878 raste dhe 171 raste vdekjeje, që është normë e ulët në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Këto shifra janë kryesisht për shkak të masave të hershme të marra për mbyllje në nivel kombëtar në mars.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.