Çka është 5G teknologjia?
5G rrjete janë gjenerata më e rre e lidhjeve të internetit mobil, duke ofruar shpejtësi më të mëdha dhe lidhje më stabile në smart telefonët dhe pajisjet e tjera, si kurrë më parë. Me 5G lidhjen pritet që shpejtësia për të zbritur të dhëna nga interneti nga 1GBps të bëhet normë e zakonshme.
Me ndihmën e 5G rrjeteve do të sigurohet infrastrukturë telekomunikative nëpërmjet të cilës mund të lidhen milion pajisje dhe të dërgohen pakete gjigande të të dhënave, deri më tani të paimagjinuara.
5G mund të mbështesë million pajisje në kilometër katror, kurse 4G njëqind mijë përdorues.
Përdorim
Vendi i parë i cili ka adoptuar 5G teknologjinë është Koreja e Jugut, disa orë pas saj përdorimi i 5G filloi dhe në disa qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj në disa vende të tjera.
5G radio hardver deri më tani shet Huavei, 3TE, Nokia, Samsung dhe Erikson.
Përdorimi më i madh i 5G teknologjisë pritet në vitin 2020.
5G përdor spektër të frekuencave prej 600 MHz deri 6 GHz dhe gjithashtu përdor valë milimetrike me spektër nga 24 deri 86 GHz.
Nëse kjo ju habit, gjithçka që duhet të dini për frekuencën e 5G është se kompani të ndryshme përdoren spektër të ndryshëm për të transmetuar 5G të dhëna.
Radio valët përfshimjen frekuencë ekstreme të vogël (ELF), frekuencë ultra të vogël (ULF), frekuencë të ulët (LF), frekuencë të mesme (MF), frekuencë ultra të lartë (UHF), dhe frekuencë ekstreme të lartë (EHF).
Një pjesë nga radio spektri ka frekuencë të lartë prej 30 GHz dhe 300 GHz dhe shpesh quhet frekuencë milimetrike, për shkak të gjatësisë së valëve prej 1 deri 10 milimetra. Këto valë zgjedhje e njohur për 5G, mirëpo gjithashtu përdoren dhe në radio astronomi, pajisjet telekomunikative dhe radare.
Pse janë të rëndësishme valët milimetrike? Sepse mund të transmetojnë sasi të mëdha të të dhënave për një kohë shumë të shpejtë.
Shqetësim në SHBA
Ky spektër është shumë i afërt me atë që përdorin burimet për informata për parashikimin e motit, sistemet për vëzhgim të gjendjes në Tokë, siguria nacionale, ejt.
Një pjesë e shkencëtarëve paralajmërojnë se është e mundur përzjerje e frekuencave dhe humbja e kontrollit efektiv e cila mund të pasqyrohet mbi sigurinë publike. Të parët që demonstruan shqetësim të tillë ishin nga Reparti për tregëti prani Stejt Departmentit Amerikan. Sekretari i shtetit për tregëti Villbur Ros deklaroi se me implementimin e 5G teknologjisë „gjithçka do të jetë e lidhur me gjithçka“, përndryshe zhvillohet e ashtuquajtura „Internet i punëve“ duke paralajmëruar rrezik për sigurinë kombëtare, nëse i lejohet gjigandit kinez Huavei të instalojë 5G infrastrukturë në SHBA.
SHBА gjithashtu kërkoi nga shtetet sojuze të ndalojnë përdorimin e pajisjeve të Huaveit në 5G rrjetet e tyre, me paralajmërim se Peking mund të keqpërdorë këtë infrasrukturë të të dhënave të ndjeshme për shpiunim. Ky ndalim, sipas analistëve do të ngadalësojë zhvillimin e 5G teknologjive në SHBA, edhe pse disa qytete mëse u përfshinë në përdorimin e kësaj teknologjie. Kurse Rusija me propagandë informative të plasuar në vendet e botës perëndimore ngadalëson implementimin e 5G teknologjië, Uashingtoni e ndaloi Huavein për të bërë çfarëdo instalimi të 5G rrjetit në SHBA dhe kërcënoi se nuk do të lejojë që Huavei të përdorë softver amerikan dhe komponente të tjera të nevojshme për këtë biznes telekomunikativ.
Sipaas ShareAmerica.gov provajderët telekomunikativ kinezë, sipas ligjit janë të detyruar tu shpërbejnë interesave të qeverisë Kineze dhe shërbimeve të tyre për zbulim. Nëse Huaveri ose ndonjë prodhues tjetër kinez i pajisjeve e ndërton 5G infrastrukturën në një shtet, atëherë qeveria kineze do të ketë mundësi të kontrollojë atë rrjet.
“Me gjithë shërbimet që vijnë nga 5G rrjeti, basti për mbrojtjen e këtyrer rrjeteve vitale nuk mund të jetë më i madh” theksoi Robert Strajer – sajber diplomat në Stejt Departmentin Amerikan. Sipas deklaratës së tij për PBS News Hour “ me të vërtetë, nuk ekziston dallim ndërmjet kompanive në sektorin privat dhe Qeverisë së Kinës. Qeveria e Kinës mundet ti detyrojë kompanitë të veprojnë… Ato janë lëndë e kontrollit total të Partisë Komuniste Kineze”.
PROPAGANDA RUSE
Në vitin 2018 Russia Today, TV kanal i mbështetur nga Moska filloi të publikojë emisioni dhe artikuj lidhur me efektet e dëmshme për shëndetin, pa prezentuar dëshmi shkencore, fakte ose studime. Tentimet për ti bërë dëm reputacionit të 5G u rritën në vitin 2019. Storje, emisione, artikuj, fillimisht në mediat të cilat funksionojnë me mbështetje ruse, filluan të transmetojnë paralajmërime për ndikimin e 56 në shëndetin e njeriut, sëmundje si kancer në tru, autizëm, infertilitet, Alzheimer, etj.
Njëkohësisht, përderise shpërndahet këto dezinformata, ose së paku informata të paverifikuara dhe shpekulime, presidenti rus Vlladimir Putin urdhëroi lansimin e 5G rrjetit në Rusi në shkurt të vitit 2019.
Njujork Tajms në tekst nga 12 maji i vitit 2019, me titull: „Telefoni juaj 5G nuk mund tju lëndojë, por Rusija do që të mendoni ndryshe“, zbulon se si punon propaganda ruse nëpërmjet televizionit të tyre RT, i finansuar nga Moska. Derisa bota garron se kush do të jetë i pari që do të zhvillojë 5G teknologjinë e cila do të lidhë automjetet, fabrikat dhe qytetet, televizioni rus në emision me titull „Eksperiment i rrezikshëm për njerëzimin“, shpërndan gënjeshtra dhe gjoja se pasoja të fshehura nga 5G, thuan nga Njujork Tajms.
Përderisa mediatruse dhe ato që shpërndajnë propagandën ruse se 5G është teknologji e dëmshme, Kremlini dhe Pekingu bëjnë 5G blok të rri politik, vlerësonë gazeta amerikane. Sulmet kanë për qëllim ngadalësimin e përdorimit të 5G në SHBA, kurse në ndërkohë përshpejtohet zhvillimi i kësaj teknologjie në Rusi dhe Kinë. Kush do të vendos në përdorim i pari këtë teknologji, do të jetë më konkurent në sigurimin e shërbimeve të rreja në botë. Do të prekë më shpejt shtëpitë e klientëve personalë, do të ofrojë industri inovative, rrisi në shëndetësi dhe në sigurimin kombëtar.
Para disa ditëve Huavei nënshkroi marrëveshje me operatorin telekomunikativ më të madh rus MTS për zhvillim të 5G teknologjive dhe lansimin e gjeneratës së pestë të rrjeteve në Rusi gjatë vitit të ardhshëm.
Huavei, kompanija nga Shenzhen, u gjend në linjën e frontit në luftën tregëtare mes SHBA-ve dhe Kinës. Jo që moti, një nga drejtorët në ajën e kompanisë, vajza e themeluesit, Meng Vanzhou u arrestua në Kanadë pas akuzave të SHBA-së.
Vallë duhet të jemi të shqetsuar nga përdorimi i 5G teknologjisë?
Shëndeti – Vallë efekti i 5G valëve është hulumtuar mjaftueshëm?
Kjo është pyetja për të cilën thyhen shtiza në nivel botëror. Argumente ka edhe për tezën se kjo teknologji është tërësisht e sigurtë dhe në tezën se prap së prap mund të ketë efekte të caktuara shëndetësore.
Për shembull, kryeqyteti i Belgjikës, nëpërmjet ministres për cilësinë e jetës, ambientit jetësor dhe energjisë, Selin Fremault, i’u kundërvu përdorimit të 5G rrjetit dhe u bazua në ligjet belgjike të cilat regullojnë radiacionin. Përndryshe qyteti kërkoi të pritet vënia në përdorim e kësaj teknologjia për shkak se efektet tani për tani nuk janë të hulumtuara mjaftueshëm
Zvicra është një ndër vendet e para e cila vuri në përdorim 5G teknologjinë, por në Gjenevë, Zvicra gjithashtu ndaloi përdorimin e 5G rrjeteve, edhe pse Asociacioni telekomunikativ Zvicran pas hulumtimeve të bëra njoftoi se nuk ka asnjë tregues se 5G mund të ketë ndikim mbi shëndetin e njërzve.
Një grup shkencëtarësh nga maji i vitit 2015 deri në janar të vitit 2019 mblodhën nënshkrime nga 42 shkencëtarë eminentë të cilët dëshmojnë se valët elektromagnetike dhe frekuencat ekstreme të ulëta që përdor 5G teknologjia mund të keni efekte biologjike dhe shëndetësore. Peticioni është dërguar deri të Kombet e bashkuara, Organizata shëndetësore botërore dhe organizata të tjera. 170 shkencëtarë të tjerë dërguar peticion të ngjajshëm deri te Bashkimi Europian.
Se efektet nuk janë hulumtuar mjaftueshëm dëshmun dhe eksperti nga Finlanda për biologji molekulare dhe profersor në Univerzitetin e Helsinshkit, Darius Lezhinski.Në intervistë për Euronews ai thotë se askush nuk mund të dëshmojë në këtë fazë vall 5G teknologjia është e dëmshme apo jo, sepse efektet nuk janë hulumtuar mjaftueshëm. „Siguria e vetme që ofrohet është se kjo teknologji nuk është e dëshme është sugestimi se sasi të vogëla të radiacionit nuk janë të dëmshme. Por pyetja është te efekti i valëve milimetrike, të njohura si frekuencë esktreme e lartë, që domethënë se nuk e dimë çfarë kjo domethënë për sistemin tonë imunitar në praktikë. Valët me frekuencë të lartë depërdojnë vetëm disa milimetra në trup dhe atë nga industritë vlersohet e padomethënshme për shëndetin. Por lëkura jonë është organi më i madh në trup dhe është e lidhur me shumë punë, si për shembull reaksionet imunologjike“, shpjegon Lezhinski.
Kundërshtarët e 5G akuzojnë se teknologjia me frekuenca të larta do të bëjnë telefonët dhe stacionet bazë jashtëzakonisht të dëmshme. “Sa më e lartë frekuenca, aq më e rrezikshme për organizmat e gjallë” pretendon reporteri I RT.
E vërteta është e kundërta, dëshmojnë shkencëtarët, Sa më e lartë radio frekuenca, aq më pak depërton në lëkurën e njeriut, me çka zvogëlohe ekspozimi i organeve të brendshme, përfshirë edhe trurin.
Hulumtimet e bëra në SHBA dëshmojnë se sinjalet nga 2G mund të shkaktojnë kancer në tru te minjtë meshkuj, por shkencëtarët dëshmojnë se njerëzit fitojnë doza shumë më të vogla dhe për atë 5G teknologjia, duhet të jetë më e sigurtë se gjeneratat e kaluara.
Prej ku vjen rreziku dhe shqetësimi?
5G antena do të ketë në çdo automjet, senzorët në smart qytetet do të vendosen në dritat rrugore, kurse do të duhet të vendosen dhe në shtëpitë sepse valët milimetrike nuk mund të depërtojnë nëpër mure. Por këto nuk janë vendet prej ku do të vijë radiacioni më i madh. Si tani, me 3G dhe 4G rrjetet, radiacioni më i madh do të vijë nga smart telefonët. Antenat dhe postamentet me senzorët do të prodhojnë shumë pak radiacion krahasuar me telefonët.
Ky diskutim është në vazhdim, nëpër institucionet europiane dorëzohen dokumente, hulumtime, por deri më tani nuk ka raport i cili dëshmon në favor të njërës apo tjetrës tezë. Dhe kjo pasiguri është ideale për shpërndarjen e propagandës.
Propaganda ruse e lokalizuar
Tituj të tipit, „Nëse 5G vret shpezë do të vrasë dhe njerëz, „Përdorimi i 5G vrau mbi 250 shpezë në Holandë“ si dhe nebuloza të ngjajshem paraqiten në grupin e mediave të famshme në vend, kurse shpërndahen edhe në rrjetet sociale, përsëri mes rrethesh dhe grupesh në të cilat mund të haset admirim për teoritë e konspiracioneve dhe propagandës ruse.
Ekipi i F2N2 hulumtoi këto shkrime në nivel global dhe erdhi deri te përfundimet e ardhshme:
5G nuk vret shpezë
Në Holandë nuk vuajtën shpezët
Në park të Holandës është kryer test i 5G dhe i njëjti nuk ka të bëjë me vdekjen e shpezëve
Këto seriale shkrimesh i bën fanatik me emrin John Kuhles i cili ka më shumë anti 5G sajte dhe sajte me teori konspiracionesh
John Kuhles është personi I njejtë që pretendonte se zjarret e mëdha në kaliforni të cilat morrën jetën e disa njerëzve u shkaktuan nga armë energjetike të fuqishme si hakmarje e „Elitave qeveritare“ mbi vendin i cili ndaloi shpërndarjen e 5G teknologjisë.
Këtu mund të gjehen të mohuara të gjitha informata e rreme të cilat i shpërndajnë blogerët anti 5G dhe propagandistë të cilët shkruajnë për shpezë të vdekura dhe dëme masive të rreme nga vënia në përdorim e teknologjisë 5G.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT