Dezinformata nr:

Data:

Portali:

Koha për lexim:

мин.

Titulli origjinal: Përderisa bota përballet me koronavirusin, shërbimet sekrete kanë plane të ndryshme Portali Reporter.mk përhap teori konspiracioni për gjoja se formim sekret të shërbimit europian sekret. Në tekstin e artikullit janë dhënë informata të sakta dhe precize për atë se si është zhvilluar procesi i formimit të këtij bordi. Por autori në tekst imponon dilema për sistemin e kontrollit të organizatave të këtilla për shkak të eksperiencës së keqe me organizatat e këtilla në të kaluarën. Më saktë, problematizon çështjen për atë se kush dhe si do të ketë kontrollin mbi këtë bord, duke e lidhur me Klubin nga Berni për të cilin gjoja se është vërtetuar se ka vepruar në kundërshtim me qëllimet e organizatës. Mes tjerash, shton dhe se mbetet e paqartë çfarë funksioni duhet të ketë kjo platformë.Link nga shkrimi origjinal i arkivuar këtu.image

Titulli dhe teksti i artikullit nuk korrespondojnë njëri me tjetrin. Portali Reporter.mk, nëpërmjet shtrembërimit të vetëdijshëm dhe tendencioz të informatave pjesërisht të sakta krijon teori konspiracioni, se në kushte kur gjithë publiku botëror ka kthyer sytë drejt përballimit të pasojave nga koronavirusi, thuajse askush nuk ka hasur formimin e shërbimit të rri sekret europian, themelimi i të cilit është zhvilluar në mënyrë sekrete. Në artikull askund nuk qëndron se kush është autori i tekstit.Fillimisht, nuk është e saktë se bëhet fjalë për shërbim të rri sekret europian. Nuk bëhet fjalë as për shërbim sekret e as për platformë, por bëhet fjalë për inciativë ndërqeveritare. Kolexhi për inteligjencë në Europë është iniciativa e vetme ndërqeveritare për përforcimin e sigurisë europiane, e cila është inicuar më 5 mars të vitit 2019 në Paris. Së këtejmi, nuk është e saktë se është formuar në mënyrë sekrete në kushte të pandemisë. Përbëhet nga 23 vende-antare dhe 7 vende-partnere të cilat, më 26 shkurt të vitit 2020 në Zagreb, nënshkruan letër me të cilën demonstrojnë vullnetin për qasje drejt kësaj iniciative.Kjo iniciativë nuk është ligjore obligative, por vepron si forum i shërbimeve të inteligjencës në Europë. Themelimi i kolexhit është rezultat i tentimeve kolektive të bashkësive europiane të inteligjencës. Qëllimi i kësaj iniciative është të gjenerojë opinione profesionale dhe akademike për një spektër të gjërë të temave lidhur me zbulimin të cilat kanë për qëllim të kontribojnë në zhvillmin e kulturës për zbulim strategjik në Europë. Prej këtu, funksioni i saj është akademik dhe debatë profesionale për çështje dhe sfida sigurie të caktuara aktuale.Ky tekst, edhe pse akoma nuk qëndron se cili është burimi i informatave, është tërësisht i ndërmarrë nga portali serb Kurir.rs i cili është publikuar dy ditë më herët, më 09.04.2020. Madje dhe gjatë përkthimit të tekstit nga serbisht në maqedonisht, fjalë të caktuara nuk janë përkthyer në mënyrë autentike. Për shembull “predsedništvo” në maqedonisht shkruhet “predsedatelstvo”. Përveç kësaj, Reporter.mk publikon këtë test në pjesën “konspiracione”, që flet vetë për atë se cili është qëllimi që do të arrijë me publikimin e këtij artikulli.imageAutori rreptësisht përdor burim të selektuar i cili përhap narracione anti-UE, dhe bën shtrembërimin e fakteve të vërteta. Ekipi i F2n2.mk e vlerëson këtë postim si propagandë dhe dezinformim qëllimi i së cilës është diskreditimi i UE, pandemia të minojë besimin në Bashkimin Evropian dhe rolin e BE-së në zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga koronavirusi
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.