Filluar nga 12 prilli i vitit 2020, prokuria shtetërore ruse do të blokojë publikimiet në rrjetet sociale të cilat kritikojnë masat e izolimit në luftën kundër Kovid-19 si dhe ato të cilat përhapin lajme të rreme, publikoi portali në gjuhën maqedonase “Toçka.com.mk“. Me titull grandioz, ky portal publikoi se Rusia do të luftojë me dezinformatat dhe paranojën te qytetarët të cilët në kohën e fundit kanë publikuar lajme të ndryshme të rreme për masat e ilozimit dhe masat të tjera të qeverisë ruse.

 

Të shqyrtojmë faktet, kush shkruan lajme të rreme!

Sipas bazës së të dhënave të shërbimit të Unionit Europian për luftë me lajme të rreme EUvsDisinfonumri më i madh i lajmeve të rreme në lidhje me koronavirusin vijnë nga Rusia.

Nga analizat e tyre, për vetëm katër muaj, që kur filloi pandemia, janë regjistruar më shumë se 8.000 përmbajtje të rreme me origjinë nga Rusia. Sipas shërbimit, mesatarisht, në javë nga Rusia lëshohen nga 60 tekste të rreme lidhur me Covid-19 në gjuhë të ndryshme, nga anglishtja në rusisht e nga serbishtja në arabisht.

 

Rusia është dhe burim i lajmeve të rreme për 5G rrjetin.

Gazeta amerikane „New York Times“ në një analizë për lajme të rreme për 5G rrjetin, shkruan se shërbimi amerikan i televizionit shtetëror rus Russia Today, vazhdimisht propagon kundër zhvillimit të kësaj teknologjie të rre duke mbjellë frigë nga sëmundje të ndryshme si kanceri dhe ngjajshëm.

Ky medium thekson disa shembuj në të cilët shërbimi rus sulmon vendosjen e kësaj teknologjie,me çka transmeton dhe deklarata të analistëve të cilët janë të bindur se kjo vepër e Rusisë është rezultat i xhelozisë nga përparimi i SHBA-ve dhe shteteve të tjera në këtë fushë.

Në analizë prezantohen dhe disa opinione të shkencëtarëve të cilët theksojnë se „Sa më e madhe është radiofrekuenca, aq më pak depërton në lëkurën e njeriut, duke zvogëluar ekspozimin e organeve të brendshme të trupit, përfshirë dhe trurin“.

 

Fshirja e disa lajmeve mund të tejkalojë në cenzurim masiv

Duke pasur parasysh faktet e lartëpërmendura për përfshirjen e Rusisë në prodhimin e lajmeve të rreme, janë të arsyetuara shqetësimet për atë se fshirja e publikimeve në rrjetet sociale me të cilat kritikohen masat e izolimit në luftën kundër Kovid-19, mund të tejkalojnë në cenzurim masiv të gjithë lajmeve dhe kritikave për qeverinë e Rusisë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.