Gjatë periudhës së kaluar jemi dëshmitarë të një propagande anti – perëndimore me theks se Bashkimi Evropian nuk i ndihmon Italisë, si një prej vendeve më të goditura evropiane nga virusi Korona. Në mënyrë shtesë, vërehet edhe narrativ pozitiv për Rusinë dhe Kinën, duke i cilësuar si vendet e vetme të cilat janë duke u ndihmuar shteteve të prekura nga virusi. 

Portalet DeneshenGallamaInfomaks, publikuan tekste në të cilat nënçmohet ndihma që vjen nga Bashkimi Evropian për Italinë, ndërsa tentativat për ndihmë të Rusisë, Kinës dhe Kubës ndaj Italisë, lartësohen dhe paraqiten sikur ndihmat e vetme.

Përse Kina dhe Rusia i ndihmojnë Italisë?

Që të dy shtetet kanë sisteme sfiduese politike të cilat nuk janë shumë të famshme për nga niveli i lartë i demokracisë dhe të drejtat e liritë e njeriut. Pikërisht për këtë shkak, propaganda diplomatike është më e pranishme në kohë kur që të dy shtetet janë të goditura nga fatkeqësi natyrore dhe pandemi.

 

Kina është nën presion të numrit të lartë të personave të ndjerë dhe të infektuar me virusin Korona, dhe shumë herët shpalli fitore në luftën me virusin, dhe tani paraqitet në rolin e shtetit humanitar që i ndihmon shtetet e tjerë gjatë kësaj lufte. Për këtë temë, ekipi jonë tashmë ka shkruar edhe në analizën për propagandën gjatë kohës së virusit Korona. Edhe pse Kina po tenton që të imponohet si ndihmëse, për ta kthyer imazhin e një fuqie të madhe në botë, do e ketë shumë të vështirë që të mbulojë faktet se tashmë për një kohë të gjatë ka tentuar që të mbulojë fillimin e përhapjes së virusit, dhe gjatë tentativës për ta penguar zgjerimin e tij, ka bërë një sërë shkeljesh të të drejtave dhe lirive njerëzore.

 

Rusia ndërkohë është nën presion të kritikave për rritjen e numrit të personave të sëmurë nga pneumonia, dhe kjo mendohet se është në fakt mbulim i rasteve të vërteta me virusin Korona.

Sa për rikujtim, në Rusi, numrat zyrtare të personave të sëmure nga virusi Korona, janë shumë të vogla në krahasim me numrin e popullsisë, janë afro 500 nga 144.5 milion banorë. Në mënyrë shtesë, Rusia e ka me rëndësi që të tregohet si shtet serioz që mund të ballafaqohet me këtë gjendje, por edhe ti ndihmojë shtetet e tjera.

Të dy shtetet kanë nevojë të dëshpëruar që të tregohen si super fuqi në këto momente, por edhe që të shfaqen si më humane se sa Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë, të dy shtetet arrijnë që të imponohen si humanitare, më humane se sa Bashkimi Evropian dhe Perëndimi, me ndihmën e propagandës. Secili lloj i ndihmës është i mirëseardhur, por në qoftë se ajo shfrytëzohet për qëllimi propagande, siç është ky rast, shkakton ndasi dhe mosbesim shtesë tek institucionet, gjëja e fundit që nevojitet në këto momente. Në fakt, është në kundërshtim me të gjithë zotimet për bashkim dhe solidaritet në botë.

Edhe pse integrimet Euroatlantike janë qëllim strategjik i Maqedonisë së Veriut  prej vitit 1993 dhe mbështetja e qytetarëve për këto procese vazhdimisht është në rritje me dekada të tëra, shtrohet pyetja se çfarë interesi kanë aktorë të caktuar lokal mediatik që nëpërmjet këtyre teksteve propaganduese, që ndjellin ndasi dhe ti nënçmojnë aspiratat dhe dëshirat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

BE i ka ndihmuar Italisë dhe shteteve të tjera evropiane

Përkundër paralajmërimit pompoz se Rusia, Kina dhe Kuba janë shtetet që “seriozisht” i ndihmojnë Italisë, derisa Bashkimi Evropian është një shikues i heshtur  i dramës me të cilën ballafaqohet anëtarja e saj, mediat që e përcollën këtë lajm, me qëllim apo jo, e mënjanuan një fakt shumë të rëndësishëm. Disa ditë më parë 19.03.2020, Komisioni Evropian në mënyrë urgjente, pasi që arriti kërkesa zyrtare e Italisë, solli vendim për ndihmë financiare prej 50 milion eurosh. Në konkluzën e vendimit theksohet se vendimi hyn në fuqi 48 orë pas sjelljes. Kjo do të thotë se një ditë para arritjes së ndihmës nga Rusia, Kina dhe Kuba, më  21.03.2020, ndihma e Bashkimit Evropian tashmë ka qenë në fuqi.

 

Komisioni Evropian miratoi ndihmë edhe për shtetet e tjera

Ndihmë e Bashkimit Evropian për Francën

Komisioni Evropian ka miratuar tre skema për ndihmë shtetërore për mbështetje të ekonomisë franceze  pas përhapjes së virusit Korona. Dy skema që i mundësojnë bankës franceze për investime publike “Brifrans” të sigurojë garanci shtetërore për kredi komerciale dhe linja krediti, për ndërmarrje me më së shumti 5 mijë të punësuar, skemë për sigurimin e garancive bankare për bankat për kredi të destinuara për të gjithë llojet e kompanive. Plani francez pritet që të mobilizojë më shumë se 300 miliard euro ndihmë likuide për kompanitë e prekura nga ndikimi ekonomik nga përhapja e virusit Korona.

 

Ndihmë të ngjashme BE ka miratuar edhe për Danimarkën

Komisioni Evropian ka siguruar një plan me vlerë prej 130 milion eurosh me të cilin do të ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë goditur nga dukuria e përhapjes së virusit Korona, në pajtueshmëri me rregullt për ndihmë shtetërore të BE-së. Komisioni ka përfunduar se skema garantuese daneze për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, do të kontribuojë për menaxhimin e ndikimit ekonomik të virusit Korona në Danimarkë.

 

Komisioni Evropian siguroi ndihmë edhe për Gjermaninë

Komisioni Evropian ka miratuar dy skema për ndihmë shtetërore të ekonomisë gjermane për shkak të vështirësive me virusin Korona. Është siguruar program për hua që mbulon deri me 90 për qind të rrezikut për kredi të kompanive të të gjithë llojeve, dhe ndihmë në forma të tjera.

 

Ndihmë edhe për Portugalinë

Komisioni Evropian ka miratuar skemën portugeze për garanci prej 3 miliard eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë goditur nga virusi Korona, në katër sfera të ndryshme, si turizmi, hotelieria, industria përpunuese, aktivitetet e agjencive turistike, organizimi i ngjarjeve dhe ngjashëm. Skemat kanë për qëllim që ti kufizojnë rreziqet lidhur me huat operative , dhe janë të destinuara për ato kompani që janë të prekura seriozisht nga ndikimi ekonomik pas përhapjes së virusit Korona. Qëllimi është që këto kompani të kenë likuiditet të mjaftueshëm që të mund ti shpëtojnë vendet e punës dhe të vazhdojnë aktivitete e tyre.

 

BE-ja u ndihmoi shteteve edhe për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar në shtetet e huaja, dhe i ndihmoi edhe Kroacisë së goditur nga tërmeti, që ndodhi në kohën e virusit Korona

Mekanizmi i BE-së për mbojtje civile deri më tani ka lehtësuar riatdhesimin e 1 381 qytetarëve të Bashkimit Evropian nga Vuhani, Japonia, Ouklandi, Maroku dhe Tunisi, prej fillimit të përhapjes së virusit Korona. Edhe përfaqësuesi i lartë / nënkryetari  Zhozef Borel edhe komisari Janez Lenarshiq, së bashku me Shërbimin Evropian për aksion të jashtëm dhe Qendrën për koordinim të rasteve emergjente, punojnë në mbështetjen e procesit të kthimit të qytetarëve të BE-së nga vende të treta.

 

Ndihmë Kroacisë së goditur nga tërmeti, në kohën e virusit Korona

Komisioni Evropian e aktivizoi mekanizmin e Bashkimit Evropian për mbrojtje civile që ti ndihmojë Kroacisë së goditur nga tërmeti, në vrullin e virusit Korona. Komisioni Evropian ndihmoi që Kroacisë ti dërgohen tenda, krevate, dyshekë, ngrohës, dhe thasë për fjetje nga Sllovenia, Hungaria, Austria dhe Italia, që kanë qenë shtetet e para që i janë përgjigjur thirrjes së BE-së.

Duke marrë parasysh se çdo ndihmë është e mirëseardhur, do ua lemë qytetarëve që vetë të sjellin konkluzë nëse vërtetë BE-ja e ka lënë vetëm Italinë dhe shtetet e tjera.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.