Në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, të caktuara për 15 korrik, po rriten aktivitetet që mashtrojnë qytetarët në rrjetet sociale. Markat komerciale, shumë prej tyre banka, u abuzuan nga faqet të rrejshme dhe/ose jo transparente të Facebook-ut, të cilat mblodhën pëlqime dhe ndërtuan një audiencë, kryesisht të administruar nga Serbia. Poashtu, është vënë re një tendencë për të përfshirë të ashtuquajturat palët e treta, gjegjësisht subjekte që merren me online shitje, e cila hap dilemën se sa aktivitetet e këtilla nxiten vërtet nga interesat financiare, ndërsa sa janë në funksion të dezinformatave.

Incidente të regjistruara me lojëra shpërblyese të rrejshme

Dy-tre javë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, në rrjetin social Facebook u vu re manipulim i përdoruesve të Facebook, përmes postimeve për ndarjen e rrejshme të një dhurate të caktuar falas, si përshembull pishinë, trotinete elektrike, tendamjete financiare (postimi është fshirë, ndërsa bëhet fjalë për lojën e rrejshme shpërblyese me të cilën u keqpërdor logoja dhe emri i televizionit Sitel) në vlerë prej 3.000 – 6.000 MKD (afërsisht 50 deri në 100 euro). Së pari duhet të theksojmë se ka përjashtime, të cilët me të vërtetë ndajnë të ashtuquajtura giveaways ose dhurata, dhe ky tekst nuk ka për qëllim t’i diskreditojë ato. Përkundrazi, ne i inkurajojmë ato brende që ta shpërndajnë këtë përmbajtje, si dhe të jenë të vetëdijshëm për abuzimet e mundshme.

Rasti 1. Në këtë vegëzë mund të shihni se si një faqe e cila nuk merret fare me online shitje, publikon fotografi të tendave (strehave) mbi të cilën shkruan: Në 48 orët e ardhshme do të dhurojmë 150 tenda Të gjithë që do ta pëlqejnë faqen dhe do ta shpërndajnë faqen do të fitojnë edhe dhuratë!Fotografia, deri në momentit kur është shkruar ky artikull, ka 1.900 emotikone, 840 komente dhe 6.500 shpërndarje.

Kjo faqe në Facebook publikon postime në dukje humoristike, por që nuk janë në të vërtetë humor i sinqertë. Për shembull, përmbajtja grafike me diskriminim dhe mizogjini për Ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, përmbajtje grafike që nxit intolerancën etnike, me atë që i prezanton qytetarët e Çairit, ku kryesisht jetojnë shqiptaët, si qytetarë të privilegjuar – “Ti do të hash bukë tre ditë të bajatosur në karantinë, ndërsa në Çair shkojnë në shopping dhe hanë byrek. Ama mbylleni goën, vendoseni bukën në mikrovalë dhe do të zbutet, ashtu si truri juaj “, ose glorifikimi i Putinit.

Rasti 2Manipulim i ngjashëm, por kësaj radhe bëhet fjalë për dhurimin e trotinetëve elektrikë, e postuar nga një faqe në Facebook që merret me shitjen e atleteve. Postimi “Në 48 orët e ardhshme do të dhurojmë 5 trotinete elektrike. Të gjithë ata që do ta bëjnë like dhe do ta shpërndajnë faqen do të fitojnë edhe dhuratë! Vërejtje: Fëmijët nën 15 vjeç nuk lejohen të marrin pjesë lojë, të tjerët Me fat…”, numëron mbi 5.500 emotikone, 3.000 komente dhe 14.000 shpërndarje. Në kohën e publikimit të kësaj analize, postimi është fshirë.

Rasti 3. Këto ditë, po shpërndahet fotografi e publikuar nga një faqe e rreme, e cila përdor emrin e NLB Bankës. Në fakt, bëhet fjalë për dy fotografi të njejta të cilat kanë tekst identik, por bëhet fjalë për dy postime të ndryshme, gjegjësisht e njejta fotografi me tekst identik është publikuar dy herë në periudhë të shkurtër kohore. Teksti i fotografisë është: “Këtë vit NLB organizon dhuratë për kupon në vlerë prej 300 euro. Gjithçka që duhet të bëni është: LIKE, SHARE, dërgo porosi: dua NLB. Ne do t’i shpallim fituesit në faqen tonë më 17.10.2019. ME FAT”

Fotografitë janë publikuar më 16.10.2019, në të njëjtën ditë kur edhe është krijuar faqja. Është e qartë se bëhet fjalë për përpjekje për instant tërheqje të audiencës përmes manipulimeve. Totali i dy fotografive është 3.300 emotikone, mbi 2.400 komente dhe 3.400 shpërndarje. Me 19 qershor NLB Banka AD Shkup, publikoi demant në faqen e saj të Facebookut. Nuk është hera e parë që NLB Banka të jetë shënjestra e abuzimit të emrit dhe logos së saj.

Faqja e Facebook-ut është akoma aktive, ndërsa mund të shihet që dy administratorët e saj janë nga Serbija.

Rasti 4. NLB Banka nuk ishte shënjestra e vetme e një mashtrimi të tillë. Stopanska Banka gjithashtu njoftoi në 20 qershor të vitit 2020 se një lojë e rrejshme shpërblyese po zhvillohej aktualisht në një faqe të rreme të Facebook që mban emrin e bankës. Është interesante se në këtë rast, faqja e rrejshme në Facebook ka një administrator nga Serbia dhe më shumë se 4.600 ndjekës, me çka mund të konkludohet se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të një brendi të caktuar komercial, por bëhet fjalë për manipulim me mijëra qytetarë, nga ana e administratorit.

Rasti 5. Logoja dhe brendi i Sparkasse Bank u keqpërdorën gjithashtu. Më 21 qershor, në faqen e tyre në Facebook u publikua demanti se për momentin banka nuk po organizonte asnjë lojë shpërblyese. Edhe në këtë rast, teknika është e njëjtë. Nga fotografia e faqes së rrejshme të Facebook-ut mund të shihni që ajo është krijuar në 20 qershor të vitit 2020, dhe ndër postimet e para është ajo për lojën e rrejshme shpërblyese.

Rasti 6. Megjithëse në rastet e mëparshme bëhej fjalë për keqpërdorime serioze, mashtrimi më i egër dhe më i gjerë erdhi nga faqja në Facebook që shet në internet, ku nuk ka mbrojtje për klientët, d.m.th nuk ka ndonjë faqe në internet ose person juridik, aq më pak mund të shihni se kush qëndron pas shitjeve të tilla në internet në Facebook. Postimi vijues u botua në 1 qershor: “Në 48 orët e ardhshme, ne do të dhurojmë 1000 pishina. Të gjithë ata që pëlqejnë faqen dhe kanë një faqe do të marrin një dhuratë. ” Ajo që bie në sy në shikim të parë është përdorimi dhe shkrimi i pahijshëm në gjuhën maqedonase. Në kohën e publikimit të kësaj analize, postimi është fshirë.

Rasti 7. Përveç përfshirjes së Facebook faqeve të caktuara të cilat merren me shitje në Facebook, pa asnjë pikë transparence dhe sulmi ndaj disa bankave, u keqpërdor edhe televizioni nacional SITEL. Më 20 qershor, televizioni publikoi demant se një faqe e rreme në Facebook ishte duke përdorur emrin dhe logon e tyre, duke promovuar një lojë shpërblyese të rreme. Faqja e rreme e Facebook-ut është fshirë.

Incidente të regjistruara në të kaluarën

Në disa raste në vitet e kaluara. Më 28 gusht të vitit 2019, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi se grupet kriminele po grumbullonin të dhëna personale nga qytetarët e Maqedonisë përmes lojërave shpërblyese të rrejshme në Facebook, ndërsa zëdhënësi Toni Angelovski deklaroi: ”kryesisht këto profile hapen në shtete të tjera dhe për këtë qëllim MPB bashkëpunon me organizatat e policisë në zbardhjen e këtyre rasteve”. Më 21 mars të vitit 2020, MPB u bëri apel përsëri qytetarëve që të mos bien pre e lojërave të rrejshme shpërblyese në rrjetet sociale. Kah fundi i vitit 2018, më tepër kompani të mëdha ishin shënjestra e këtyre lojrave të rrejshme shpërblyese të postuara në Facebook, ndërsa në mesin e tyre ishin: KAMTinex dhe Makpetrol.

Cili është qëllimi dhe çka në të vërtetë paraqesin mashtrimet e këtilla

Qëllimi kryesor i mashtrimeve të tilla është të mbledhin sa më shumë pëlqime ose ndjekës të një grupi të caktuar në Facebook. Në këtë mënyrë, mashtruesit arrijnë deri te një numër i madh i përdoruesve. Për më tepër, sa më shumë shpërndarje dhe interakcione ka një postim i caktuar në Facebook, aq më shumë edhe algoritmi i Facebook e rrit gamën dhe prek deri te një numër më të madh të përdoruesve. Pse lojëra të rrejshme shpërblyese? Më shpesh, temat me të cilat manipulohet me qytetarët në këtë mënyrë janë emocionale. Në atë drejtim,  gjendja ekonomike e një pjese të qytetarëve tanë keqpërdoret, dhe natyrisht këtu është momenti psikologjik “të fitohet diçka falas”.

Pas një kohe, administratorët mund të ndryshojnë emrin e faqes në Facebook, dhe më së shpeshti ndryshojnë fokusin. Ka shumë shembuj kur disa faqe të Facebook fillimisht kanë shpërdarë humor, satirë, argëtim, etj., tema që janë interesante për shumë qytetarë. Por, në momente të caktuara kyçe, për shembull, gjatë zbatimit të fushatës dezinformuese, ata ndryshojnë fokusin e tyre dhe fillojnë të shpërndajnë lajme të rreme ose ndonjë propagandë politike. Poashtu, faqja e Facebookut mund të deaktivizohet përkohësish, e më pas të riaktivizohet. Njerëzit shpesh fillojnë të ndjekin faqe të tilla për argëtim, dhe kur ndryshojnë fokusin e tyre, qytetarët pa vetëdije lexojnë lajme dhe narracione të rreme në faqen e tyre të Facebook-ut.

Përkundër faktit që në shikim të parë krijohet përshtypja se brendet dhe logot e bankave po keqpërdoren, me qëllim të ndërtimit të audiencës dhe për të fituar pëlqime, megjithattë,  kjo rrit mosbesimin në institucione. Në rastin konkret, bëhet fjalë për sulm të organizuar ndaj sistemit bankar. Në një kohë pandemie dhe teorive të ndryshme konspirative, në të cilat bankat përmenden si pjesë e “elitës” që sundon botën, dhe kur kemi dezinformata në lidhje me devalvimin e denarit, për çka ka shkruar F2N2, trendet e këtilla nuk duhet të kalojnë pa u vënë re nga institucionet shtetërore. Përveç faktit se bankat janë pjesë e teorive të caktuara konspirative, në këtë rast qytetarët janë të manipuluar, ndërsa një pjesë e tyre mund të “zemërohen me bankat sepse edhe pse e kanë shpërndarë postin, nuk kanë fituar shpërblim”. Demantet nuk janë të mjaftueshme sepse dëmi tashmë është bërë, besimi është minuar.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, aktivitete e këtilla janë pjesë e të ashtuquajturës “inxhinieri sociale”. Në një studim të publikuar në vitin 2014, në “Kompas i psikologjisë sociale dhe psikologjia e personalitetit” me titull “Keqpërdorimi i mjeteve të ndikimit: Analizë e ndikimit social mbi arsyet pse njerëzit bëhen viktima të mashtrimit në internet” përgatitur nga studiuesit në kuadër të Qendrës hulumtuese për njohuri mediatike në Universitetin e Alabamas. Inxhinieria sociale në kontekstin online, sipas këtij dokumenti, është një mënyrë për të fituar qasje në sisteme dhe të dhëna përmes keqpërdorimit të psikologjisë njerëzore, në vend të përdorimit të metodave “tradicionale” të hakimit. Për shkak të lehtësisë me të cilën informacioni dërgohet dhe pranohet në internet, inxhinierët socialë duke përdorur “ndarje falas ose ndarje shpërblyese e të mirave dhe shërbimeve” kanë mundësinë për të hyrë shpejt në të dhënat e një numri të madh viktimash potencial, të cilët përveç dëmit të mundshëm financiar (“të dhëna personale dhe financiare”) gjithashtu mund të përdoren për të imponuar ndikime të dëmshme dhe dezinformata. Në kontekstin e ngjarjeve të paraqitura në këtë analizë, elementi dhe pyetja më e rëndësishme është pse përdoruesit e Facebook kanë tendencë të përfshihen në mashtrime të tilla. Një nga shpjegimet e autorëve është se “pëlqimi” (like) është për shkak të tendencës për të qenë i pëlqyeshëm, i ngjashëm dhe me ndikim. Gjegjësisht, pëlqimet barazohen me burim relevant të informacionit, diçka që është një nga mjetet, madje edhe parakusht, që përdoruesit e mediave sociale të bien viktimë e inxhinierëve të tillë social dhe mashtrimeve të tyre.

Këto aktivitete kanë gjithashtu karakteristikat e sulmeve hibride, kryesisht për shkak të teknikave që përdorin, si dhe përfshirjes së administratorëve nga vendet e treta. Siç mund ta lexoni, aktivitete të tilla përsëriten shumë shpesh në vendin tonë, ndërsa trendi i fundit ka ndodhur para fillimit të zgjedhjeve parlamentare, gjë që tregon një rrezik për vetë zgjedhjet.

Nevojitet aksion më i organizuar shoqëror që do të përfshijë palët e interesuara relevante. Shteti nuk guxon ta injorojë këtë trend në emër të “lirisë së fjalës”, sepse kjo është gjithçka, por vetëm jo liri e fjalës.

Trendi në rritje i përdorimit të mjeteve dhe aktorëve komercialë

Më 10 maj të vitit 2020, Financial Times publikoi artikull të titulluar “Mjetet e reja të inteligjencës artificiale që përhapin lajme të rreme në politikë dhe biznes”. Analizë e shkurtër që ia vlen të lexohet, por ajo që ne theksojmë është thënia e Kamilla Francis: “Whether for political or commercial purposes, many perpetrators have become wise to the technology that the internet platforms have developed to hunt out and take down their campaigns, and are atсоциијtempting to outsmart it”. Ajo gjithashtu thekson se “vërehet një trend në rritje e operacioneve në cilat angazhohen palë të treta, siç janë grupet e marketingut, për të kryer misleading aktivitete për nevojat e dikujt“. This burgeoning “manipulation-for-hire” market makes it harder for investigators to trace who perpetrators are and take action accordingly“.

Përveç rasteve të paraqitura në këtë analizë, F2N2 regjistroi edhe të tjera të ngjashme të ashtuquajtura faqe komerciale në Facebook që ishin pjesë e fushatës dezinformuese për teknologjinë 5G, e cila u zhvillua në 27 mars, ditën kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s. Analizën e plotë të publikuar nga F2N2 mund t’a gjeni këtu. Një nga “storjet” e përdorura për të dezinformuar qytetarët ishte një deklaratë e spinuar e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, i cili kurrë nuk deklaroi se “Maqedonia duhet të ketë një rrjet 5G për t’u anëtarësuar në NATO.” Një deklaratë e vjetër, e spinuar, u riciklua dhe u shpërnda në Facebook më 27 mars. Një prej grupeve në të cilin është shpërndarë deklarata është grupi “Kupi-Prodaj” (Blej-Shit).

Nga analiza mund të konkludohet se në Maqedoninë e Veriut, në periudhën e kaluar, mijëra qytetarë janë viktima potencial të inxhinierisë sociale dhe mashtrimit. Qytetarët nuk mund të informohen plotësisht nëse dikush ka qëllime të pandershme, veçanërisht nëse për këtë mund të fitojnë ndonjë shpërblim në formë shërbimi ose të mire. Megjithatë, ajo që ata mund të bëjnë është të jenë shumë të kujdesshëm, veçanërisht kur hasin oferta interesante për përfitime financiare ose përmbajtje emocionale, t’a kontrollojnë mirë se kush qëndron pas tij, dhe të mendojnë me kujdes para se të klikojnë like ose t’a shpërndajnë. Sipas gjithçkaje që mund të shohim, të gjithë ne jemi në një klik larg deri te ajo që të bëhemi viktimë e inxhinierëve dhe mashtruesve të ndryshëm social.

 

Mendo para se t’a bëni like, kontrollo para se t’a shpërdash!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.