PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: FINALJA KONTROVERZE E EUROVIZIONIT 2019 DHE RITUALI OKULT I MADONËS ME TË CILIN NJOFTOI ARDHJEN E VIRUSIT KORONAMë 28.05.2020 portali freeglobe.mk  transmetoi pretendim se Madona me shfaqjen e saj në Eurovizionin e vitit 2019 njoftoi ardhjen e koronavirusit. Një nga teoritë e konspiracionit të shprehura në  tekst është se gjoja Madona me albumin e saj ka parashikuar koronavirusin nëpërmjet pjesës së prapme të kuvertës të albumit ku shkruan „Korona“. Së tejmi, në tekst pretendohet se ajo është pjesë e Iluminatit, si dhe se Madam X (titulli i albumit të saj të vitit 2019) dhe imixhi i saj për Madam X përmbajnë simbole satanike. Autori i tekstit madje lidhë edhe shfaqjen eurovizive të Madonës me kërcimtarët të cilët mbajnë maska, duke pretenduar se në këtë mënyrë ajo ka parashikuar koronavirusin.

Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është dezinformim, i përmbushur me teori konspiracioni, të cilat nuk janë të mbështetura me fakte.

 

Ditëve akoma më shpesh, nëpërmjet rrjeteve sociale, përhapet dezinformata se albumi të cilin Madona botoi në vitin 2019 ka njoftuar ardhjen e koronavirusit. Kjo gjithësesi nuk është e saktë. Këto manipulime janë përdorur edhe në këtë tekst.Makina për shkrim që paraqitet në faqen e pasme të kuvertës të albumit është një nga makinat për shkrim që i përkasin kompanisë së njohur „Smith Korona“. Faqja e pasme e albumit e cila u bë pjesë e teorive të konspiracionit, mund të shihet në platformat digjitale për onlajn shitje. Kjo është përdorur si element i cili Madonën e përfshiu në teoritë e shumta të konspiracionit të palogjikshme lidhur me pandeminë e KOVID-19. Makina për shkrim „Smith Korona“ si brend përdoret më shumë se 130 vite. Modeli i shpërndarë në albumin e Madonës shitet akoma që nga fillimi i shekullit 20.

 

Së tejmi, në tekst theksohet se: „Madona jo që moti krijoi një personalitet alternativ me emrin Madam X të cilin vetë e përshkruan si „agjent me disa personalitete”. Këtë do ta shpjegoj më detalisht në tekstin e radhës. Madam X vazhdimisht mban mbulesë në njërin sy, që është mënyrë e përshtatshme për të shfaqur vazhdimisht shenjën me njërin sy – dëshmi për prezencë në elitën okulte. Në fakt ajo simbolikisht prezanton perëndinë nordike Odin, i cili praktikisht është ekuivalent me gjykatësin e tmershëm Saturn, prej ku praktikisht vijnë rrënjët e kultit drejt Satanizmit përndryshe Saturanizmit.“

 

Albumi i Madonës „Madam X“ është lëshuar në shitje thuajse para një viti, konkretisht më 14 qeshor të vitit 2019. Në atë moment, askush nuk ka mundur të sugjerojë se në vitin 2020 bota do të përballet me pandeminë e koronavirusit. Në  intervistat në të cilat Madona njoftonte albumin e saj, ajo zbuloi se emri i albumit është pasqyrim i tipareve të karakterit të saj. Pos kësaj, Madam X është emri i skenarit teatral i cili është shkruar shkruar nga Aleksandre Bison në vitin 1908.

Edhe një pretendim i pasaktë i shprehur në këtë tekst është ky në vijim:Sipas këtij pretendimi performanca e Madonës në finalen e Eurovizionit në maj të viti 2019 është parashikimi i pandemisë për shkak të kërcimtarëve me maska.

Në Youtube mund të shihni videon nga performanca e Madonës në Eurovizionin 2019. Në skenë, kërcimtarët mbajnë maska për gas. Kjo gjithësesi nuk ka asnjëfarë lidhje me parashikimin se në të ardhmen do të ndodhë pandemi, siç pretendohet. Në fakt, mesazhi kryesor i shfaqjes ishin konfliktet mes Izraelit dhe Palestinës. Në fund të shfaqjes kërcimtarët me flamujt e të dy shteteve kapen për dore.

Lista e të pavërtetave të plasuara në këtë tekst plotësohet madje dhe me teorinë për iluminatët.

„Cila do qoftë shkencë okulte ose hermetike, përfshirë Kabalën, Alkeminë, ose ritualet shoqëruese ceremoniale për arritjen e një qëllim të caktuar, janë vetëm një lloj mjetesh, përndryshe aftësi të cilat siç mund të përdoren për diçka sublime dhe fisnike, në të njëjtën mënyrë të njëjtat teknika mund dhe të keqpërdoren. Definitivisht elita bankare ka vendosur për të dytën. Dhe jo vetëm kaq. Elita e Errët shpesh huazon për vete emra të shenjta për shoqëritë e tyre sekrete siç është shembulli me “Rendin e Iluminatit”, ku emri është vjedhur praktikisht nga ndjekësit e vërtetë të Pitagorës.“- thuhet në tekst.

Edhe kjo nuk është e saktë. Ajo që në vitin 2015, për këngën e saj të titulluar „Iluminati“ thotë se nuk është asnjëfarë pranimi se ajo është pjesë e këtij grupi sekret. Por, pretendimi i këtillë  i cili do të ishte kompliment, gjithësesi nuk është i saktë.

E vërteta është se Madona nuk ka mundur të parashikojë pandeminë e koronavirusit. Performanca e saj dhe albumi i fundit janë shfrytëzuar për plasim të teorive të konspiracionit me të cilat do të manipulohen njerëzit se ekziston ndonjëfarë plani sekret i cili ka qënë i ditur që në vitin e kaluar. Madona si person i famshëm global nga bota e zbavtijes është shfrytëzuar për manipulimin e publikut lidhur me pandeminë e KOVID-19.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si dezinformatë të plotësuar me teori konspiracioni. Qëllimi i naracioneve të tilla është që të krijohet panik në shoqëri, sidomos në një moment kaq të ndjeshëm kur të gjithë përballemi me pandeminë e KOVID-19. Edhe ky naracion është një nga të shumtit në të cilët shumë persona publik janë përdorur për skenarët e rremë se ekziston plan sekret nga qendra pushteti sekrete për përhapjen e këtij virusi.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.