PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: ZYRTARE: Nëse shkoni në izolim duke filluar nga sot do të shpalleni publikishtMë 19 qershor portali Kurir.mk publikoi tekst me titull ZYRTARE: Nëse shkoni në vetëizolim duke filluar nga sot do të shpalleni publikisht. Përmbajtja e njëjtë me titull identik u publikua edhe nga ana e portaleve Javno.mkTheworldnews.net.

FAKT/E

Shtrembërim i vetëdijshëm i së vërtetës ose titull klasik click-bait, si të doni, por problemi është që titulli i këtillë sigurisht nuk u ka pëlqyer qytetarëve që kanë bashkëpunuar me të punësuarit në Ministrinë e shëndetësisë dhe supozojmë se u ka shkaktuar ndjenjë të arsyeshme pakënaqësie.

Në konferencën për shtyp të mbajtur më 15.06.2020, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se, si formë alternative ligjore, do të shpallet publikisht lista e personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim, kurse të cilët nuk duan të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe Inspektoratin Sanitar.

Në dakordim me këtë, më 19.06.2020 në deklaratë për media, ministri Filipçe theksoi se për shkak të refuzimit të pranimit të vendimeve për vetëizolim nga ana e një numri të caktuar të qytetarëve, të njëjtit me emër dhe mbiemër do të shpallen publikisht në ditët në vijim. Për hap të këtillë kanë vendosur për shkak të faktit që qytetarët nuk kanë qënë në dispozicion ose në mënyrë të vetëdijshme kanë dhënë të dhëna të gabueshme në formularët anketues.

Në këtë rast deklarata e ministrit u transmetua gabimisht në titullin e teksteve të portaleve të lartëpërmendura me çka hutohet publiku me përshtypjen fillestare nga titulli.

Që ironia të jetë më e madhe, portalet vetë hedhin poshtë titujt e tyre në fillim të teksteve ku kanë shkruar se “ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se sot ose më së voni nesër do të shpallen publikisht emrat e personave që nuk duan të pranojnë vendimet për vetëizolim, kurse bëhet fjalë për 450 vendime të këtilla”.

Përkatësisht, sipas deklaratës të ministrit, do të publikohen emrat e atyre të cilët nuk duan të pranojnë vendimet për vetëizolim, kurse jo dhe emrat e atyre të cilët do t’i nënshtrohen vetëizolimit, përndryshe të cilët kanë pranuar vendimet.

 

Titujt e këtillë dhe të ngjajshëm, kanë një qëllim të vetëm, kurse ky është nëpërmjet nxitjes së gabueshme të publikut, të ndikohet në drejtim të nxitjes së mosbesimit në institucionet e shtetit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.