PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: LAJM GODITËS! Mbajtja e maskës është e padobishme! Shokon mjeku i njohur serbMë 14 tetor të vitit 2020, portali MKD Press publikoi tekst me titull LAJM GODITËS! Mbajtja e maskës e padobishme! Shokon mjeku i njohur serb.

Në tekst portali bazohet në dr Branimir Nestoroviq, i cili duke u bazuar në një hulumtim të Qendrës për kontrollim dhe prevenim të sëmundjeve (CDC), i cili është institucion nacional për shëndet publik në SHBA, thekson se sipas tij, mbajtja e maskave nuk ndihmon në prevenimin e përhpajes së korona virusit.

FAKT/E

Titulli “shokues” nuk është asgjë tjetër, por vetëm një nga deklaratat e shumta kontroverze të mjekut serb Branimir Nestoroviq, i cili është i njohur në publik për deklaratat e tij paushalle dhe të paverifikuara për korona virusin, të cilat regullisht i shpreh në publik.

Lajmi me shumë gjasa është ndërmarrë nga ndonjë prej portaleve serbe të cilat publikuan tekste duke e transmetuar facebook statusin e tij nga 13 tetori, në të cilin ai transmeton link nga ndonjëfarë shkencëtari Shahtell, i cili pretendon se maskat nuk janë të dobishme.

Lajmi menjëherë është vlerësuar si i rremë nga kontrolluesi serb i fakteve Istinomer, i cili zbulon se hulumtimi i CDC, në të cilin bazohet Shahtell, aspak nuk ka të bëjë me efikasitetin e maskave në betejën kundër koronavirusit, mirëpo me atë se sa kontaktet e afërta me të infektuarit, si dhe qëndrimi në kafene dhe restorane, ndikojnë në përhapjen e virusit.

Istinomer zbulon se Shahtell është gazetar e jo shkencëtar në institutin amerikan. Sipas tyre, ai ka shkruar artikull në të cilin rezultatet nga hulumtimi i CDC i nxjerr jashtë kontekstit origjinal, i vendos në narrativ që mbështet storjen e tij për jodobishmërinë, madje dhe dëmshmërinë nga mbajtja e maskave mbrojtëse në betejën kundër KOVID-19.

“Zbulimi shokues i mjekut serb” të cilin e transmetoi portali MKD Press në publikun tonë është në kundërshtim me deklaratën e drejtorit të CDC, Robert Redfild, i cili në konferencë tha se maskat për fytyrë janë mbrojtja më e mirë kundër KOVID-19. Ai sugjeron se maskat garantojnë mbrojtje më të madhe nga KOVID-19 sesa vaksinat.

 

Gjithashtu, CDC edhe në publikimet e tyre në rrjetet sociale regullisht informon publikun për masat për mbrojtje dhe efikasitetin e tyre. Në këtë kontekst është edhe publikimi në Tviter nga 13 tetori (pas studimit  nga i cili gjoja është nxjerë përfundimi) në të cilin bën thirje për mbajtjen e maskave në publik për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së KOVID-19 dhe tregon se maskat duhet të mbahen në mënyrë korrekte. “Vendosni maskën tuaj ashtu që tërësisht të mbulojë hundën dhe gojën. Nëse nuk mbani maskë në mënyrë korrekte, KOVID-19 grimcat mund të përhapen”.

Transmetimi i pretendimeve të pakontrolluara në kohë pandemie mund të kontribojë në përkeqësimin e gjendes të shëndetit publik. Portalet duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë shpalljes së informatave në lidhje me virusin, i cili është problem global dhe rrezik i vërtetë për gjithë njerëzimin. Me tekstet e këtilla publiku hutohet, kurse informatat e pasakta të cilat bëjnë thirje për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, mund vetëm të vështirësojnë betejën për menaxhim të pandemisë.

Repsektoni masat për mbrojtje dhe rekomandimet e lëshuara nga institucionet kompetente!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.