PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Portali Infomaks më 28.10.2019 transmetoi „Inçizim nga kjo pasdite/mbrëmje, Vizbegu/Shutka pika e zezë e qytetit, tymos apo s’tymos, thithni njerëz toksin pas toksini.“, duke u thirrur në postimin e О2 Iniciativës. Në vetë tekst është përdorur fotografi nga viti 2017 dhe nga lokacion tërësisht i ndryshëm. Ky tekst është shpërndarë në grupin „Kundër ndotjes dhe helmimit të popullit“, ku përveç këtij teksti është shpërndarë dhe shkrim i portalit Galama i cili bazohej në deklaratën e Lluka Aleksandrovit në rrjetet sociale.

Lajmin e transmetuan edhe media të tjera.

Link nga publikimiInfomaks Kurir

FAKT/E

Ndotja është temë serioze, e cila kërkon hulumtim profesional, para se informatat të prezantohen publikisht. Për fat të keq, shpesh jemi dëshmitarë se për këtë temë, plasohen shumë shpekulime me të cilat publiku nxitet në përfundime të gabuara.

Para një kohe të caktuar kontrolluesi i fakteve Kri Think veçmë ka shkruar në këtë temë  për publikimet e portaleve të bazuara në statusin e Lluka Aleksandrovit në rrjetet sociale. Statusi ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale, mirëpo edhe në disa portale.  Në periudhën kur u shfaq ky manipulim, SHA ESM dërgoi demant në të cilin thuhet:

„SHA ESM kategorikisht e demanton lajmin e rremë se në termocentralet për prodhim të energjisë elektrike në Manastir dhe Kërçovë digjen mbeturina, siç është cekur në tekstin me titull ,,Çdo ditë në Maqedoni hyjnë 10 kamionë të mëdhenjë me mbeturina të importuara nga Italia?!“

Për fat të keq, publikimi i demantit nuk ndoqi interesin e njëjtë si në publikimin fillestar. Demantin e publikuan vetëm dy media përkundër publikimit fillestar që u shpërnda më gjerë.

Edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dha shpjegime për manipulimin e publikuar.

„Në Drisllë nuk ekziston pogon i cili mund të djegë lloj të tillë të mbeturinave, sepse atje ka vetëm insinerator (mjet për të djegur) për djegjen e mbeturinave mjekësore. Lloj tjetër i mbeturinave për fat të keq nuk digjet. Nëse procesi për zgjedhjen e partnerëve privatë do të ishte i suksesshëm, lloj i tillë i instalimit ishte një nga targetet që Qyteti i vendosi, tha Shilegov si përgjigje në pyetje para fillimit të ceremonisë me rastin e shënimit të festës patronale në shkollën e mesme elektro-teknike „Mihajlo Pupin“ dhe lëshimin në përdorim të termocentralit fotovoltaik në shkollë.“-shpjegoi Shilegov.

Ky manipulim ditëve përsëri është aktiv. Kësaj here i përforcuar edhe me një publikim.  Në publikim njoftohet se  Inçizim nga kjo pasdite/mbrëmje, Vizbegu/Shutka pika e zezë e qytetit, tymos apo s’tymos, thithni njerës toksin pas toksini.“, kurse në periudhë kohore flet për datën 28.10. Ky pretendim mbështetet me fotografi e cila nuk është nga Vizbegu, dhe asqë daton në 28.10.2019.  Nëse e hulumtoni vetë fotografinë, do të zbuloni se e njëjta është nga viti 2017.Manipulimi i cili përsëri u aktualizua këto ditë, u demantu dhe nga institucioni kompetent, Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor. Në demant qëndron se:

– ashtë çështje spekulimesh dhe falsiteti.

– Importi / eksporti i mbeturinave dhe tranziti kontrollohet rreptësisht

– Ligji ndalon importin e mbeturinave për deponitë ose deponimin

Ndotja është temë serioze, e cila kërkon hulumtim gazetaresk detal dhe themelor. Gazetarët për tema të tilla duhet të punojnë në mënyrë profesionale dhe me qasje serioze gazetare, me qëllim që të kuptojmë të vërtetën. Fotografi të vjetra, fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes, shkrime shpekulative të marra nga rrjetet sociale, janë të dhëna të cilat nuk guxojnë të plasohen nëpërmjet mediave, para se të kontrollohen detalisht nga më shumë burime të cilat mund të vërtetojnë ose demantojnë spekulativitetin. Publiku ka të drejtën e plotë të dijë të vërtetën, e jo të mashtrohet me manipulime dhe teori konspiracionesh.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.