Duke u thirrur në burime të saj, portali Infomax.mk më datë 06.04.2020 pohonte se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk do t’i miratojë 175 milionë euro ndihmë Maqedonisë, por vetëm 40 milionë. Në tekstin me titull: Doreza nga daullja për Maqedoninë: FMN nuk do t’i miratojë 175 milionë euro ndihmë për Maqedoninë edhe pse Zaev pretendonte se ndihma është siguruar”portali ka tentuar ta demantojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili kishte paralajmëruar se FMN, vendit do t’i miratojë 175 milionë euro ndihmë në luftën kundër Kovid-19.

Pretendimet e tyre, portali tentoi që t’i mbështet edhe me deklaratën e analistit Aleksandar Pandov, i cili poashtu pohonte se vendi do të merr shumë më pak para nga ajo që ka kërkuar nga FMN-ja.

“Këtu tek ju në emision zotëri Zoran Zaev tha se 175 milionë euro nga FMN janë siguruar. Informacionet e mia janë se është pikëpyetje nëse vetëm 40 milionë do të marrim prej tyre. Llogaria e shtëpisë dhe llogaria e tregut janë të ndryshme. Unë nuk jam ekonomist, por i lexojë njerëzit të cilët e kuptojnë ekonominë dhe financat, ata paralajmërojnë se Maqedoninë e pret një kohë e rëndë. Edhe unë dëshiroj sot të dëgjojë jo për 175 milionë, por 300 milionë të siguruara nga FMN, por ja, informacionet flasin se katër herë më pak kemi siguruar”, ka komentuar Pandov në “Vetëm e Vërteta” në televizionin Kanal 5.

 

Megjithatë doli se e vërteta është komplet ndryshe dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar, Maqedonisë së Veriut do t’i ndajë 176.5 milionë euro ndihmë për ballafaqimin me krizën e cila është paraqitur pas përhapjes së koronavirusit.

Portali Infomax poashtu e publikoi këtë lajm, dhe demantoi vetveten se ndihma e FMN-së ndaj Maqedonisë së Veriut do të jetë më e vogël.

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar pagesën e 140.3 milionë SDR, (rreth 176.53 milionë euro, 191.83 dollarë amerikanë, 100 për qind nga kuota) Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për financim të shpejtë (Rapid Financing Instrument (RFI)). Kjo ndihmë financiare do të ndihmojë në financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik, sigurimin e nevojave urgjente të bilancit të pagesave që dalin nga pandemia e shkaktuar nga Kovid-19 dhe përshpejtimin e përkrahjes nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

Poashtu, FMN, ka lavdëruar edhe institucionet e vendit, për reaksionin e shpejtë në tentim për të amortizuar goditja nga koronavirusi.

Autoritetet u përgjigjën shpejtë me mbështetje të udhëzuar dhe të përkohshme fiskale për ta kufizuar ndikimin social dhe ekonomik nga gjendja shëndetësore urgjente përmes mbrojtjes së likuiditetit të kompanive, ruajtjes së vendeve të punës dhe sigurimit të kujdesit social për të papunët dhe kategoritë e ndjeshme të amvisërive. Ndërkohë, Banka popullore e RMV-së (PBRMV) e uli normën e vet themelore të interesit dhe zbatoi ndryshime rregullatore për t’i inkurajuar bankat t’i resitruikturojnë borxhet e debitorëve me cilësi të lartë të cilët janë goditur nga pandemia”, thuhet më tej në komunikatën e FMN-së.

Publikimi i dezinformatave të tilla kanë për qëllim të krijojnë mosbesim tek institucionet ndërkombëtare dhe institucionet e sistemit. Në mënyrë shtesë, krijohet fotografi e rrejshme se ata janë të paaftë për të menaxhuar me krizën e shkaktuar nga Kovid-19 që në të shumtën e rasteve shkaktojnë pakënaqësi dhe panik tek qytetarët.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.