GJENEVA (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të hënën 08.06.2020, u bëri thirrje shteteve që të vazhdojnë me përpjekjet për menaxhim të koronavirusit, duke theksuar se pandemia është përkeqësuar në nivel global dhe akoma nuk ka arritur kulmin e saj në Amerikën Qendrore.

 

“Mbi 136.000 raste janë raportuar në nivel global të dielën, që është numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani,” ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejzus.
Rajan ka deklaruar se infeksionet në vendet e Amerikës Qendrore, përfshirë edhe Guatemalën, janë akoma në rritje dhe se ato janë epidemi “komplekse”.

 

“Mendoj se kjo është kohë e një shqetësimi të madh,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për udhëheqje të fortë të qeverisë dhe mbështetje ndërkombëtare për rajonin.
Brazili tani është një nga vatrat e pandemisë, me numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara, pas SHBA-së, ndërsa numri i rasteve të vdekjes javën e kaluar i tejkaloi të dhënat italiane.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.