Beijing (Rojters) – OSHB javën e kaluar paralajmëroi se çdo ndalim i masave restriktive që kanë për qëllim të prevenojnë përhapjen e Koronavirusit duhet të jetë gradual, kurse nëse planifikohet kjo të bëhet së shpejti, do të ketë valë të rre të përhapjes së infeksionit.

Masat restriktive u treguan si efikase dhe qytetarët duhet të adaptohen në mënyrën e rre të jetesës dhe të lejojnë që shoqëritë të funksionojnë përderisa koronavirusi është nën kontroll, deklaroi Takeshi Kasai, Drejtor regjional i OSHB për Paqësorin Perëndimor.

Ne duhet të adaptojmë jetët tona dhe sistemet shëndetësore me këtë epidemi, deklaroi Kasai në onlajn konferencën për media.

“Të paktën deri sa të gjehet vaksinë ose ndonjë tretman tjetër efektiv, kjo mënyrë e jetesës do të jetë normalja jonë e rre.“

Qeveritë të cilat shqyrtojnë zvogëlimin e restrikcioneve duhet këtë ta kryejnë me kujdes dhe në etapa, duke vazhduar të monitorojnë gjendjen me pandeminë, deklaroi ai. Përderisa koronavirusi qarkullon, asnjë shtet nuk është i mbrojtur nga rishfaqja e infeksionit, shtoi ai.

Përderisa Paqësori perëndimor në disa javët e fundit është i prekur shumë pak nga epidemia në krahasim me SHBA dhe Europën, kemi rritje të numrit të të infektuarve në Japoni dhe Singapur.

Kasai paralajmëroi se pandemia nuk guxon të ndalojë ose kërcënojë programet e tjera për imnuzimin/vaksinim të popullatës kundër sëmundjeve të tjera siç janë polio, lija dhe rubeola. Në të kundërt, Paqësori perëndimor mund të përballohet me sëmundje të rreja edhe atë në kohë kur sistemet shëndetësore janë seriozisht të ngarkuara, përfundoi Kasai.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.