GJENEVA (Reuters) – Studimet tregojnë se njerëzit me koronavirus janë më infektues nga momenti kur për herë të parë ndjehen keq, deklaruan ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të martën, 09.06.2020.

 

Kjo karakteristikë e vështirëson kontrollimin e përhapjes së virusit, por mund të zvogëlohet përmes testimit të vazhdueshëm dhe distancës sociale, thonë ata.

 

“Nga shumë informacione të kufizuara që posedojmë tani, duket se njerëzit kanë më shumë viruse në trupin e tyre gjatë ose rreth kohës kur zhvillojnë simptoma, që do të thotë shumë herët”, tha Maria van Kerhove, epidemiologe e OBSH-së në një seancë të drejtpërdrejtë në media sociale.

 

Studimet preliminare nga Gjermania dhe SHBA sugjerojnë që njerëzit me simptoma të lehta mund të jenë infektues deri në 8 ose 9 ditë, ndërsa “mund të zgjasë shumë më gjatë për njerëzit që janë më rëndë të sëmurë”, tha ajo.

 

Më parë, disa ekspertë të sëmundjeve me shumë hapi e morën deklaratën e saj e të hënës se transmetimi i KOVID-19 nga individë asimptomatikë ishte “shumë i rrallë”, duke thënë se ky udhëzim mund të sjellë shumë probleme për qeveritë që përballen me kërkesa për heqjen e masave kufizuese.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2022 F2N2.