Dhjetëra qytetarë nga nacionaliteti shqipëtar protestuan më 14 shtator në Shkup kundër, siç thonë ata, rastet gjyqësore të montuara, kurse me kërkesë kyçe dhe slogan  „hetim ndërkombëtar“ për disa nga rastet më të mëdha gjyqësore në Maqedoninë e Veriut.
Protesti mbaroi në mënyrë të qetë dhe pa asnjëfarë incidentesh.

Shumë më interesante ishin ditët para protestit. Rrjetet sociale bënë pritje dramatike dhe lajmërim i cili thuajse kaloi në scenario holivudi. Luftë, Ilirida, UÇK dhe ISIS janë vetëm një pjesë e vokabularit me të cilin lajmërohej ky protest në disa fejsbuk grupe maqedonase „patriote“. Lajme të përkthyera keq për protestin ose propagandë e qëllimshme për tmerr nga lufta, teroristët, separatistët?

Shkrimet në fejsbuk shkonin deri atje ku interpretonin madje dhe prapaskenën për „luftën“ që na afrohet. Nga defokusimi nga afera  „Reket“, dhe deri te federalizimi i shtetit duhet të jetë prapaskena për luftën e cila edhe pos paralajmërimeve, u zhvillua në protest të qetë prej 50 qytetarëve.

 

Një kërkim i shkurtë në internet do të tregojë se një nga promotorët e këtyre publikimeve që fusin frikë dhe përçarje mes komuniteteve etnike është Zlatko KovaçBëhet fjalë për 49-vjeçarin Maqedonas me nënshtetësi amerikane i cili është një nga personat të cilët shpërndanin këtë retorikë në më shumë fejsbuk grupe në periudhën e kaluar. Ai më herët shpërndante lajme të rreme për gjojase qëllime të NATOS për përdorim të armëve me uranium të varfër në Krviollak, qendrën ushtarake për trajnim të ARM. Në kontekst tjetër, Kovaç pretendonte se qeveria i ndjek Viber komunikimet e qytetarëve. Gjithë këto lajme të rreme të plasuara nga ky persona në gjithë infrastrukturën e fejsbuk grupeve dhe fan faqeve dukshëm kanë për qëllim përhapjen e frikës dhe panikë për sigurinë fizike, shëndetësore dhe digjitale të qytetarëve. Shkrimet e tij shpesh transmetohen edhe në një pjesë të mediave në vend.

Kovaç është një nga redaktorët e agjencionit qeveritar rus Sputnik, e cila ka zyra rajonale të saj në Ushington, Peking, Pariz, Berlin, London, Beograd dhe metropole të tjera mbarë botës. Angazhimi i tij për Sputnik u zbulua nga një ish kolegu i tij , në kolumnë të publikuar në magazinën amerikane Politiko.

Pa marrë parasysh vallë lajmet e rreme që i shpërndan janë qëndrime të tij personale ose pjesë nga angazhimi i tij ideologjik-propagandist, ato janë të rrezikshme dhe të dëshme, përhap frikë, panikë, urrejtje dhe përçarje mes qytetarëve. Mediat që transmetojnë lajmet e tilla kanë përgjegjësi të barabartë për pasojat e dëmshme. Përdersia Fejsbuku të gjejë mënyrë më efikase të luftojë publikimet e rreme, qytetarët duhet të bëjnë kujdes që mos të bienë pre e propagandës së ndyrë dhe të rrezikshme.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.