Ne vend që të përmirësojnë kaosin që krijuan, presidenti Shi Jinping vendosi se do të jetë ide e mirë të akuzohen të tjerët për koronavirusin, duke krijuar iluzionin për kontrollin e qeverisë dhe stabilitetit, pa marrë parasysh mbrojtjen e jetës njerëzore.
 Si student, pas provimeve do të ulesha në kafeterinë univerzitare, miqtë e mi dhe unë do të porosisnim kafe dhe me entuziazëm prisnim mini-letrën që do të vinte me kafenë. Mbi çdo tabake me kafe, fitonim një letër me një proverbë, ndonjëherë kjo ishte proverbë arabe, ndonjëherë ishte proverbë greke, mirëpo më së shumti fitonim proverba kineze (kushedi, ndoshta bëheshin në Kinë?). Tani, duke menduar për atë se sa të njohur janë Kinezët për urtësinë e tyre të përjetshme, vendosa të ndaj këtë proverbë me lexuesit.„Nëse vrimat e vogëla nuk përmirësohen, atëherë vrimat e mëdha do të sjellin vështirësi“.– Proverbë KinezeKjo proverbë na tregon se nëse nuk e zgjidhim problemin në kohë, ai do të bëhet serioz dhe i komplikuar. Problemi është në atë se qeveritë kineze nuk i ndjekin fjalët e tyre. Vrima e vogël të cilën nuk e përmirësuan në kohë, duke mos dëgjuar mjekët siç ishte oftalmologu Li Venliang, i cili në kohë paralajmëroi qeverinë për KOVID-19. Vrimat e mëdha që sollën vështirësi janë pandemia dhe mijëra raste vdekjesh në bazë ditore.Në vend që të përmirësojnë kaosin që krijuan, presidenti Shi Jinping vendosi se do të ishte ide e mirë të akuzohen të tjerët për koronavirusin, duke krijuar iluzionin për kontrollë të qeverisë dhe stabilitetit, pa marrë parasysh mbrojtjen e jetëve njerëzore. Dukshëm tentime të kordinuara janë drejtuar, nga krijimi i dyshimit minimal, për origjinën e virusit, dhe deri në ekstrem, drejt akuzimit direkt të ushtrisë amerikane për krijimin dhe përhapjen e patogjenit, e gjithë kjo erdhi nga liderët mjekësorë kinezë, ambasadorët dhe zëdhënësit e Ministrisë së punëve të jashtme – dhe të mos përmenden qindra mijë komente të mediave sociale kineze që përsërisin të njëjtat teori konspiracioni.Shenjat e para të skepticizmit për origjinën e virusit vijnë nga personi i cili veçmë ishte pjesë në betejën kundër epidemisë, mjeku i famshëm Zhong Nanshan, i cili ishte intrumental në përballimin e krizës me SARS në vitin 2003, ai shfaqet në një numër intervistash televizive në kohën e shenjave të para të KOVID-19. Në konferencën për shtyp më 27 shkurt, Nanshan deklaroi se virusi „ndoshta dhe nuk e ka origjinën nga Kina“. Shpejt pas kësaj, një numër i politikanëve kinezë filluan fushatë të koordinuar në këtë ide, fillimisht me disa tvite e pastaj me citim e deklaratave identike të cilat vunë në dyshim origjinën e virusit. Më 8 mars ambasadori kinez në Afrikën Jugore publikoi se „edhe pse epidemia filloi në Kinë, nuk domethënë që ka origjinën nga Kina, e sidomos se është i bërë në Kinë“.Disa ditë më vonë, arritën një sërë publikimesh në Tviter nga ana e Zhao Lijian, ai është zëdhënës në Ministrinë e punëve të jashtme, i cili mirë përdori platformën e Tviterit, e cila meqë rra fjala është e bllokuar në Kinë, për të kryer presion mbi strategjitë e rreja dimpomatike agresive. Me shumë gjasa ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen nga hapat e veta të gabueshme në dy javët e para të epidemisë me mbjelljen e hutimit ose, të paktën, pasigurisë në vend dhe jashtë. Sekretari për shtyp në Ministrinë e mbrojtjes në SHBA, Alisa Farah, u përgjigj në tvitin e Lijian duke thënë: „Kur kriza globale, KOVID-19 të jetë zonë për bashkëpunim mes popujve. Në vend të kësaj, Partia komuniste e Kinës zgjodhi të publikojë teori të rreme dhe absurde konspiracioni për origjinën e COVID-19 të cilat akuzojnë antarët e SHBA.# ChinaPropaganda. “Sekretariati shtetëror i SHBA-ve menjëherë ka ftuar ambasadorin kinez në Uashington në shenjë proteste për thashethemet të cilat përhapen në Kinë, kurse janë tërësisht të pabazuara. Ndihmësi i sekretarit shtetërorë për Bironë për punë aziate lindore dhe pacifike, Dejvid Stillvell, shprehi  „përfaqësim të ashpër kundër thashethemeve“ të pozitës amerikane drejt ambasadorit Kui Tijanki, i cili ishte „mjaftë mbrojtës“, tha më vonë Sekretariati shtetëror i SHBA.Mirëpo, teoritë e konspiracionit për shfaqjen e virusit nuk janë të kufizuara në qeveritë kineze.Muajin e kaluar, senatori i SHBA, Tom Koton, hodhi fjalën për „Foks njuz“ se, për shkak se Vuhani është qendër e njërës nga laboratoritë udhëheqëse për bio-siguri në nivel të lartë në Kinë, „duhet të arrijmë deri në fund“ vallë virusi ka dalë nga ai objekt. (Republikani në Arkanzas më vonë ka kualifikuar komentet e tij, duke thënë se teoria për bio-armë është vetëm një ndër disa shpjegimesh të mundshme).Trampi është më pak kritikues për thashethemet. Të njëjtën ditë përfaqësues zyrtarë të Sekretariatit shtetëtor të SHBA-ve dhe Pentagonit reaguan fuqishëm kundër komenteve kineze, Tramp lavdëroi shpërndarjen e informatave në Peking me SHBA-të dhe tha se thashethemet nuk janë të lidhura me diskutimetet e tij me Shi Jinping. Gjithësesi, ai më vonë në konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha: „Ata (Kinezët) e dinë prej ku e ka origjinën. Të gjithë e dimë prej ku e ka origjinën“.Realiteti është se presidenti Shi Jinping reagoi shumë vonë, kurse gjithësesi qeveria kineze vendosi të maskojë narracionin me shpalljen e fitores “së herët“ në betejën kundër pandemisë.Në ndërkohë, Kina përkohësisht do të mbyllë kufirin për shumicën e udhëtarëve të huaj, kjo masë u bë efektive në orën 12:01, të shtunën – 28 mars, qëllimi është të prevenohet shfaqje e rre e koronavirusit në vend. Kufizimi vlen për të huajt të cilët kanë viza ose leje qëndrimi, si dhe për ata të cilët posedojnë kartela për udhëtime biznesi. Kina do të bindë botën se punët po kthehen në normalen në korniza të kufijëve të saj. Mirëpo, mesazhi se gjithëçka është mirë është mbështetur me ashpërsimin e mbylljes në Peking, ku rrugët mbeten të zbrazura dhe shumë zyra dhe fabrika kërkojnë të mos ketë më shumë se 30 përqind të punëtorëve të tyre fizikisht në punë. Për qeveritë kineze, mbrojtja e interesit partiak është prioriteti më i lartë, madje edhe nga beteja kundër virusit. Rastet e vdekjeve në Peking duket se janë më të rëndësishme nga rastet e vdekjeve në rajonet e tjera, me çka fitohet imixh i qartë çka partia qeveritare me të vërtetë mendon dhe beson për virusin.Disa burime theksuan se Komisioni nacional shëndetësor kinez po fsheh rastet asimptomatike dhe ka vendosur rastet në dy kategori të veçanta në botimin e tretë të „Udhëzimeve të tyre për kontrollim të KOVID-19“ publikuar në fund të janarit. Në fakt, definiconi punues për „virus të vërtetuar“ që përdorin qeveritë shëndetësore kineze ndryshonte disa herë që nga janari.Sa raste asimptomatike ka? Numrat zyrtarë në Kinë lënë pyetje të madhe jopërgjegjëse: Sa raste asimptomatike me virus të vërtetuar ka, dhe vallë vendi i shënon në mënyrë të regullt? Pacientët asimptomatikë nuk janë të përfshirë në raportin e rasteve, kurse qeveria kineze pretendon se ato janë vetëm 1,5 përqind nga numri i pëgjithshëm i të infektuarve. Mirëpo, numrat nga Japonia dhe Koreja e Jugut sugjerojnë se numri real mund të jetë afër 10 dhe 20 përqind, kurse të dhënat e fituara nga kanali medial Caixin sugjerojnë se provincat kineze në fakt i posedojnë numrat reale.Pasi që qeveritë shëndetësore hoqën rastet asimptomatike nga numri zyrtar, numri i rasteve të verifikuara arriti majat prej rreth 4.000 më 4 Shkurt, kurse ngadalë u zvogëlua në rreth 2.000 më 11 Shkurt. Pastaj, kishte rritje prej 600 përqind, sepse 15.115 raste të verifikuara u shfaqën më 12 shkurt pas ndryshimeve të mëdha në udhëheqësinë e provincës Hubei dhe qytetit Vuhan. Sipas udhëheqësisë së rre, definicioni për „virus të vërtetuar“ është ndryshuar në bazë të testimeve laboratorike në të diagnostifikuarit klinikisht.Në realitet, ka pasur vetëm 1.820 raste të vërtetuar në laboratori, kurse 13.332 nga rastet e tjera janë verifikuar klinikisht. Pas 12 shkurtit, vargu i rasteve të verifikuara u zvogëlua, sepse definicioni për „virus të vërtetuar“ është kthyer në hulumtim laboratorik. Hubei, provinca qendrore kineze ku u shfaq pandemia në fund te vitit 2019, paraqiti 51 raste asimptomatike me 2 prill - pjesa më e madhe nga numri total nacional për atë ditë. Realiteti është se Presidenti Xi Jinping ka vepruar shumë vonë, dhe megjithatë, qeveria kineze ka vendosur të riformulojë narracionin duke deklaruar fitore të hershme në betejën kundër pandemisë.Gjendja ekonomike në Kinë po bëhet shqetësuese. Shërbimet mund të jenë të prekura njësoj si prodhimtaria, me çka të dhënat e rreja tregojnë nivel të rrënë të besimit te konsumatorët. Numrat duken shumë keq, sidomos nëse merret parasysh se forca e punës po anulohet për aq gjatë e shkaktuar nga joaktiviteti, edhe pse akona nuk imponohet në indeks si shenjë për “rritje pozitive“. Akoma nuk ka shenjë për rigjenerim, kurse punëtorët migrantë akoma janë të bllokuar dhe me shumë gjasa nuk do të kthehen në punë së shpejti. Presioni i qeverisë për të treguar aktivitet biznesi vazhdon, shkaktoi skena mbireale, me çka disa qeveri lokale urdhëruan fabrikat të kyçin makineritë që të duket se po zhvillohet prodhimtari dhe paraqiten të dhëna imagjinare nga ana e përfaqësuesve të lartë zyrtare. Shtrembërimi i këtillë është pjesë e sistemit kinez për të cilin qeverisja qendrore është mjaft e njohur, por e vërteta është se numrat është vështirë të fshihen. Shtrembërime të ngjajshme me numrat, ka gjasa të ndodhin me vetë të dhënat për pandeminë e koronavirusit.Madje edhe në këto momente, ekonomia është e keqe në Kinë, një gjë është e sigurtë – fabrika e propagandës punon jashtë orarit. Domethënë, të përfundojmë këtë artikull me një proverbë kineze:„Një shtyllë, sado që të jetë e fortë, nuk mund të mbështesë gjithë shtëpinë vetë“. Meral Musli Tajroska – Psikolog, Konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore. Fotografia e ndërmarrë nga: https://pixabay.com/photos/graffiti-pattern-san-diego-1282291/  https://www.marketwatch.com/story/inside-chinas-campaign-to-blame-the-us-for-the-coronavirus-pandemic-2020-03-15https://www.nytimes.com/2020/03/13/world/asia/coronavirus-china-conspiracy-theory.html   https://foreignpolicy.com/2020/03/04/beijing-china-government-believe-coronavirus-outbreak-lockdown-conspiracy/ https://globalvoices.org/2020/03/23/classified-data-shows-that-chinas-official-figure-of-zero-domestic-covid-19-cases-excludes-asymptomatic-carriers/ https://www.bloomberg.com/news/articles/2020-04-02/fresh-coronavirus-testing-in-china-finds-more-symptomless-cases
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.