Në kohë të krizës me rritjen e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së eventeve, rritet dhe frika. Procesi i realitetit të zakonshëm është ndalur, rutinat tona janë shkatëruar, planet dhe pritjet tona janë të kërcënuara, ndjehemi lehtë të lënduar dhe të friguar. Mediat mund të lehtësojnë përhapjen e frikës, sidomos Interneti i cili sot është platforma më e fuqishme për qarkullim të informatave. 

Përhapja e frigës manifestohet në dy shfaqje kryesore, projektim dhe paranojë. Projektimi është fenomen kompleks psikologjik i cili në thelb është mekanizëm mbrojtës. Nëpërmjet tij vetëdija mbrohet nga impulset e nënvetëdijes dhe friga me atë që i mohon ato dhe i hedh mbi dikë ose diçka tjetër. Një nga shembujt më të shpeshtë të projektimit psikologjik është akuzimi i rremë, në të cilën diçka që na shqetëson ndërgjegjen e hedhim ose e ridimenzionojmë te të tjerët. Personat publikë dhe politikanë shpesh tentojnë të qetësojnë ndërgjegjen e tyre dhe joshjet e tyre morale me çka sulmojnë kundërshtarët e tyre për amoralitet të caktuar ose krim të caktuar.

 

Nëse nuk kemi sukses të përballemi me frikën nëpërmjet projektimit dhe mekanizmave të ngjajshme mbrojtëse, frika mer vrull dhe përhapet akoma më shumë. Humbja e kontrollit mbi frikën shkakton forma të ndryshme të panikut, frikë masive ose paranojë. Paranoja është fenomen kur për shkak të frikës fillojmë të sillemi në mënyrë iracionale dhe fillojmë të ndjejmë hutime të caktuara ose iluzione si të vërteta. Roli i përforcuar i mediave dhe internetit në jetën tonë të përditëshme i përshpejton proceset e projketimit psikologjik dhe përhapjen e paranojës. Nëpërmjet komunikimit të përditshëm dëshmojmë si të tjerët pranojnë ide të tilla (të gjithë ashtu veprojnë!), kurse rezistenca jonë dobësohet me çka iracionalja „normalizohet“.

 

Pikërisht në këto faza dhe këto gjendje të jashtëzakonshme psikologjike lulëzojnë dhe përhapen teoritë e konspiracionit. Iracionalja hyn në realitet dhe ndërhyn në komunikimin tonë dhe vetëdijen kolektive. Frika kanalizohet nëpër to dhe qarkullon në shoqëri. Ashtu siç bërtasim kur ndjejmë frikë të madhe, ashtu edhe teoritë e konspiracioni janë një bërtitje kolektive e shkaktuar nga frika me të cilën nuk mund të përballemi. Ndarja e frikës me të tjerit në forma të këtilla të koduara simbolikisht na lehtëson shpirtin dhe më fortë na lidhë me grupet sociale në të cilat përkasim dhe nga ku kërkojmë shpëtimin për të pafuqishmen Unë.

 

Krizat nxisin teori konspiracioni, kjo është një konstantë në historinë e njerëzimit. Një nga pak të dokumentuarat, por prap së prap mjaftueshëm haset, teoria e konspiracionit gjatë pandemisë të gripit Spanjol në vitin 1918 dhe 1918 është se radio valët dhe radio antenat transmetojnë gripin. Historia sot përsëritet me sistemin e famshëm 5G dhe tregon se frigën njerëzore shpesh tentojmë ta zgjidhim nëpërmjet mekanizmave të njëjta dhe formave të ngjajshme, kurse virusi biologjik përsëri shoqërohet me virus komunikativ të ngjajshëm.

 

Teoria se radio valët transmetojnë gripin nuk ka qënë teoria e vetme e konspiracionit për gripin spanjol. Para se ai të bëhet i njohur si „spanjol“, secila prej vendeve më të mëdha ku është shfaqur virusi ka pasur termin me të cilin është akuzuar vend tjetër për shfaqjen e tij. Në Rusi gripi është quajtuar „sëmundja kineze“, në Gjermani „murtaja ruse“, në Japoni „sëmundja amerikane“, kurse Italianët e kanë quajtur si „sëmundja gjermane“. Mbi të gjitha, ky termin dhe lidhëshmëri e gripit me Gjermaninë në kontekst të humbjes së saj në Luftën e parë botërore, është përhapur konspiracioni se ata kanë përhapur gripin nëpërmjet pilulave të prodhuara nga kompania gjermane Bajer, kështu njerëzit në mënyrë masive kanë shmangur ilaçet e tyre.

 

Gjithësesi, shikuar historikisht, një nga teoritë më të rrezikshme të konspiracionit është ajo që u nxit me publikimin e „Protokoleve i të Urtëve të Sionit“. Kjo teori konspiracioni nga „teori e famshme“ më vonë u bë një nga arsyet kryesore për holokausin dhe nxitjen e luftës botërore. Autori i preteksit kryesor të kësaj teorie është Sergej Nillus, i cili për herë të parë publikoi botimin gjithëpërfshirës të këtij teksti në vitin 1903. „Protokolet“ janë tekst i fabrikuar i cili është prezantuar dhe përhapur si faktograf edhe në atë kohë, në formë të shtypur, ka qënë një lloji lajmit të rremë viral, përndryshe fake news, e cila është përkthyer në disa gjuhë dhe shumë shpejt u përhap në mbarë botën. Në tekst janë përfshirë pjesë të përpunuara, përndryshe plagiate, nga tekste më të vjetra nga të cilat pjesa më e madhe nuk kanë qënë antisemitiste. Tema kryesore në tekstin fillimisht të publikuar në formë të artikullit në gazetën Знамя, është shkruar në formë të raportit nga mbledhje, është zbulim i komplotit për dominimin e botës në të cilin liderët e popullit hebre debatojnë se si të shkatërojnë sistemin moral të popujve të tjerë nëpërmjet kontrollimit të ekonomisë dhe shtypit.

 

Në stil i cili më pak ngjan në Tostolin dhe Dostoevskin, me përdorimin e shumë fjalëve franceze autori tenton të fshehë burimet, por jo dhe ku dhe kur është shkruar teksti. Sipas hulumtuesve, forma fillestare e tekstit ka qënë parodike dhe zbavitëse, e përdorur për zbavitjen e antarëve të grupeve antisemitiste në atë kohë, por më vonë teksti është përpunuar dhe pastruar për të fituar formën e „raportit faktograf“. Idetë kryesore dhe qëllimet në tekst janë mbuluar me gjeneralizime, truizma dhe fraza (në tekst nuk ka emra, data, lokacione, etj), të cilat nuk japin informata specifike, diçka që është tipike dhe për gjuhën e sotshme të teorive të konspiracionet. Në Protokole janë përpunuar dhe pjesë plagiate nga tekste të ndryshme, siç është „Dialog në ferr mes Makijavelit dhe Moteskje“, zakonisht në temën e principeve makijaveliste për kontrollim të ekonomisë, borxheve dhe shtypit. Në të janë përfshirë dhe një numër i madh i ideve të famshe në temën komplote të njohura që në periudhën e makijavelizmit dhe jezuitizmit, siç janë shkatërimi i fesë nëpërmjet materializmit, tmerrim me profeci për mesian hebre, kontrollë mbi popullatën me robëri ekonomike dhe borxhe, si dhe një sërë idesh të tjera prezente edhe sot e kësaj dite në forma të ndryshme.

 

„Protokolet“ gjithësesi janë prodhim i asaj kohe, kurse konteksti historik është rritja e sentimenteve antisemitike në Rusi gjatë gjysmës së dytë të shekullir XIX. Pas ndarjes së aleancës Polake-Lituanike nga fundi i shekulli XVIII, Mbretëria Ruse ka ndërmarrë teritore me popullatë të numërt hebrejsh. Atyre gradualisht u janë deleguar të drejta të caktuara politike për vetëorganizim në zona të caktuara gjeografike në Polandën e sotshme, drejt së cilës ka pasur rezistencë të madhe nga ana e shtresave të caktuara të shoqërisë ruse. Pas ndalimit të formave të caktuara të vetëorganizimit, janë përhapur thashetheme se ato vazhdojnë të funkcionojnë fshehtas dhe tentojnë të fundosin mbretërinë. Tensionet politike kanë nxitur përforcimin e thashethemeve dhe shpekulimeve për komplotin e hebrenjëve kundër mbretërisë dhe krijimin e qeverisë sekrete dhe „shtet në shtet“. Këto teori kanë pasur rol të rëndësishëm në jetën politike të mbretërisë, sidomos pas atentatit të mbretit rus Aleksandar II. Tensionet politike dhe konfliktet kanë rezultuar me masakrim të popullatës hebreje në Rusi dhe Europën lindore, të cilat datojnë që nga viti 1821.

 

Pa ndërhyrë në gjithë dejatet historike për këtë temë, është e qartë se „Protokolet“ kanë qënë formë e shtypur e një teorie konspiracioni, e cila jo vetëm që ka dalë nga një kontekst i caktuar shoqëroro-politik dhe periudhe të caktuar, por ka qënë e krijuar të ndikojë mbi proceset politike dhe realitetit shoqëror në interes të grupeve të caktuara në luftën për pushtet. Nuk bëhet fjalë vetëm për „teori“, por edhe për sugjerim tekstual për procese politike, konflikte, luftëra për të shërbyer si „justifikim“ për krimet dhe shkatërimet e papara. Fjala „masakër“ dhe në etimologji domethënë „shkatërim“, si material, ashtu edhe njerëzor, që ka nxitur tragjedi të mëdha njerëzore.

 

Rreziqet nga ndikimet e dëmshme dhe negative të teorive të konspiracionet në botën moderne të digjitalizuar ishin të nënvlersuara dhe shpesh shihen si recidive trivijale dhe përpunime të miteve dhe legjendave. Nënvlerësimi i tyre arriti deri në atë pikë që rrjetet sociale të famshme, siç janë YouTube dhe Facebook, nëpërmjet algoritmeve të tyre të nxisin përhapjen e tyre vetëm sepse ato sjellin numër të madh të vizitave dhe klikimeve në platformat e tyre.

 

Madje në vitin 2019 YouTube dhe Facebook nën presionin e shoqatave profesionale të gazetarëve filluan të tërheqin numër të madh të përmbajtjeve të cilat përhapin teoritë e konspiracionit dhe të ndryshojnë algoritmet të cilat deri atëherë u sugjeronin përmbajtjet me teori konspiracioni përdoruesve të tyre. Si pjesë e këtij operacioni u fshinë dhe kanalet „InfoWars“ të radio udhëheqësit amerikan Aleks Xhons, një nga propaguesit kryesorë të teorive të konspiracionit.

 

Teoritë e konspiracionit kanë format e tyre të ndryshme dhe ngjajshmëri me shumë fenomene në kulturën tonë, si ato mimi-mitet për të cilat debatojmë dhe argumentojmë. Për shembull, vallë video lojërat kontribojnë në rritjen e dhunës ose për mesazhet satanike në hevi-metal muzikën. Këto janë vetëm disa fenomene të cilat lidhen me idetë e përhapura dhe frikën për sekrete ose manipulimin e masave sot.

 

Kjo frikë dhe mitet moderne duhet të merren seriozisht dhe të zgjidhen në mënyrë racionale, përndryshe duhet sa më shumë të zvogëlohet hapësira për eksploatimin e tyre për manipulim me masa nëpërmjet nxitjes së mendimin dhe sjelljes iracionale. Instrumentet më të mira të cilat i kemi për zbulim racional, si në kohën kur Artur Konan Dojll shkruante aventurat e Sherllok Holms kundër supersticioneve dhe frikës të njeriut të zakonshëm, akoma janë të njëjtat, shkenca dhe hulumtimet të bazuara në fakte të verifikuara. Kjo është ana të cilën duhet çdoherë ta kemi parasysh dhe ku duhet të kontrollojmë besimet tona, frikën dhe pakëndshmëritë dhe dilemat e tjera moderne.

 

Sead Xhigal

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.