PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Migrantët hyjnë kur dhe sa të duan, Spasovski vazhdon me fushatën!Portali Republika më 09.07.2020 publikoi një lajm me titullin: Migrantët hyjnë kur dhe sa të duan, Spasovski vazhdon me fushatën!

Në tekstin e shkurtër, shkruan se një video tronditëse tregon dhjetëra migrantë duke lëvizur lirshëm në vendin “Dvata pata” në Strumicë. Portali “Strumica denes” thotë se kjo video është dërguar në policinë e Strumicës dhe një ekip është dërguar menjëherë në të njëjtin vend (megjithatë, videoja e bashkangjitur nuk është e disponueshme për shqyrtim në kohën e shkrimit). Në vazhdim përmendet aksidentii i trafikut afër Vallandovës me 4 migrantë të lënduar dhe thuhet se më shumë se 200 migrantë janë gjetur në një kamion afër Gjevgjelisë.

Në fund, ai përpiqet t’i lidhë këto ngjarje me kryeministrin teknik Oliver Spasovski, duke aluduar se ai dhe qeveria dyshohet se nuk po ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me migrantët.

“Ndërkohë, kryeministri teknik Oliver Spasovski po e vazhdon fushatën pas orës 4 pasdite, kurse deri atëherë, ai po “inspekton” se çfarë ka “zbatuar” qeveria e tij e LSDM-së”, thuhet në tekstin e portalit Republika.

FAKT/E

Portali publikoi një tekst duke tentuar ta manipulojë publikun me akuza kundër kryeministrit teknik Oliver Spasovski. Ngjarjet për hyrjen dhe tranzitin e migrantëve nëpër vendin tonë nuk janë të reja, por tani atyre u shtohet edhe një theks tjetër, gjë që krijon panik mes qytetarët. Ekipi F2N2 e vlerëson këtë tekst si një përpjekje për raportim manipulues, subjektiv dhe të njëanshëm, i cili nuk korrespondon me Kodin e Gazetarisë.

Nuk është e vërtetë që Qeveria në krye me kryeministrin teknik Spasovski është e angazhuar vetëm për fushatën dhe nuk po ndërmerret asgjë për këtë. Përkatësisht, në seancën e saj të 73-të, Qeveria e miratoi Vendimin për ekzistencën e një situate krize në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së numrit të hyrjeve dhe tranzitit të migrantëve përmes territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ekzistenca e situatës së krizës e përcaktuar me këtë vendim do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi, që do të thotë nga 2 korriku, dhe kështu aktivizohet Shtabi i Përgjithshëm i Qendrës së Menaxhimit të Krizave i cili do të jetë në seancë të përhershme.

Me këtë vendim, Qeveria e udhëzoi Shtabin e Përgjithshëm të Qendrës së Menaxhimit të Krizave që të përgatisë plan veprimi për parandalimin dhe menaxhimin e hyrjes dhe tranzitit të migrantëve përmes territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një përmbledhje të plotë të burimeve njerëzore dhe materiale – teknike dhe të disponueshme për planin për veprimtari të koordinuar, ndërsa organet e administratës shtetërore të ndërmarrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregulloret për menaxhimin e krizave.

Stafi i Përgjithshëm përfaqëson organ operative – profesionist në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, i cili i administron aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës. Shtabi i Përgjithshëm përbëhet nga përfaqësues të Ministrive të: Punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Transportit dhe Lidhjeve, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme. Anëtarët e saj janë shefi i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësues të Ushtrisë, Agjencisë së Inteligjencës, Drejtorisë për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave e administron Shtabin e Përgjithshëm.

Detyrat, funksioni dhe qëllimet e Qendrës së Menaxhimit të Krizave deklarojnë se ajo është përgjegjëse për koordinimin e saj dhe e të gjitha aktiviteteve të tjera të nevojshme me të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e menaxhimit të krizave, siguron komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm të ndërsjellë për mbledhjen e të dhënave dhe informacionit, informon dhe propozon masa për rreziqet dhe shqetësimet që mund ta rrezikojnë sigurinë e Republikës.

Nga ana tjetër, pjesa e kontrollit policor të kufijve është në kompetencën e Qendrave Rajonale për Çështjet Kufitare brenda Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migracioni në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila është një formë e veçantë organizative brenda Byrosë së Sigurisë Publike, e cila, ndër të tjerat, është përgjegjëse edhe për përmirësimin e vazhdueshëm të metodologjisë së menaxhimit të sigurisë kufitare, luftën kundër krimit ndërkufitar, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me subjektet e tjera në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Kufijve.

Rikojtojmë se, para më shumë se një vjet, në shkurt 2019, Shefi i SIA Shtip u arrestua për kontrabandë të migrantëve.

E gjithë kjo e thënë më lart, tregon qartë se pretendimi i autorit në titullin është i pabazuar, akuza ndaj Spasovskit është e pabazuar sepse Qeveria ka ndërmarrë dhe po i ndërmerr masat e nevojshme dhe në tërë procesin kanë kompetencë edhe organe të tjera.

Narrativat për migrantët nuk janë të reja. Ato shfaqen veçanërisht gjatë zgjedhjeve, me qëllim që të shkaktojnë mosbesim në institucionet e sistemit dhe të shkaktojnë frikë dhe panik mes qytetarëve. Ekipi F2N2 ka shkruar për migrantët si pjesë e narracioneve të dezinformimit disa herë në të kaluarën. Më shumë rreth asaj se si migrantët përdoren si mjet dezinformimi mund të lexoni edhe në analizën tonë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.