Shefi i Organizatës Shëndetësore Botërore (OSHB) të hënën (13.04.2020) shprehi bindje se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të financojnë këtë Agjencion të Kombeve të Bashkuara, pos kritikave të Presidentit amerikan Donald Tramp për atë se si OSHB menaxhon me krizën e COVID-19.

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo javën e kaluar deklaroi se administrata e presidentit Tramp po ri-vlerëson mbështetjen financiare të këtij bordi të Kombeve të bashkuara, duke shtuar se organizatat të cilat mbështeten me paratë e taksa paguesve amerikanë duhet të kontribojnë më shumë.

SHBA është donatori më i madh i OSHB i cili është stacionuar në Gjenevë, duke kontribuar me më shumë se 400 milionë dollarë në 2019, ose rreth 15% nga buxheti i kësaj organizate.

Tedros Adhanom Gebresius, drejtori gjeneral i OSHB, i pyetur nga ana e gazetarit amerikan për deklaratat e Trampit se ndoshta mund të “ndalojë“ financimin këtë javë, deklaroi se ka biseduar me të para dy javësh.

“Atë që di unë është se ai shprehi mbështetje dhe shpresoj se financimi do të vazhdojë. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe shpresoj se do të vazhdojnë,“ deklaroi Tedros.

Disa ditë pasi që Kina informoi për raste të pneumonisë me origjinë të panjohur më 31 dhjetor, OSHB dërgoi alarm deri te të gjithë vendet më 5 janar, deklaroi eksperti për situata urgjente të jashtëzakonshme dr.Majk Rajan.

“Nga kjo pikëpamje informata ishte përhapur dhe shumë aktivitete adekuate u ndërmorrën në SHBA si rezultat i këtij alarmi“ – shtoi ai.

Artikullin origjinal mund ta lexoni këtu.

 

Tërësisht e ndërmarrë nga Rojters.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.