“FemFacts” është projekt për verifikim të fakteve I fokusuar në përfaqësueshmërinë e grave në meadia. Si rezultat  i “NewsMavens”, gazeta e vetme e cila tentonte të barazojë zërin e grave dhe burrave në industrinë mediale europiane, duke u ofruar lexuesve perspektivën e grave profesioniste në media nga i gjithë kontinenti. Kur filloi “FemFacts”, “NewsMavens” mëse kishte ndërtuar publik ndërkombëtare e cila në mënyrë aktive ishte e interesura të lexojë lajme nga gra gazetare dhe redaktore për atë që ato vlersojnë se është më relevante në rajonet e tyre. Nëpërmjet “FemFacts”, “NewsMaven” kaloi një hap më tej me zhytjen në raportet e mediave qëllimi i të cilave nuk është përfshirja e ngjarjeve, mirëpo mënyra se si prezantohen faktet –më konkretisht për çështjet e rëndësishme për gratë, të drejtat e tyre dhe mirëqenien e tyre.

 

„Rangimet“ që përdornin për klasifikim të materijalit të kontrolluar përshfijnë spektër të gjërë të taktikave manipulative, të gabueshme dhe joetike në njoftimet e mediave të cilat nuk janë thjeshtë të pasakta. Ato përfshijnë:

 

Lajme të rreme, dezinformata, manipulime me fakte, teori konspiracionesh, pseudoshkencë, njoftim të njëanshëm, spin, cenzurë, klikbejt dhe reklamim të fshehtë. .

 

Hulumtimet e pejsazhit medial europian filluan në tetor të vitit 2018 dhe u kryen në qershor të vitit 2019. Gjatë asaj kohe „FemFacts“ publikoi verifikim të fakteve dhe analiza të shkruara nga 22 autorë dhe nga 14 vende të ndryshme europiane. Shumë prej tyre janë në poliglotë me eksperiencë në studime dhe punë në vende të ndryshme europiane. Kolektivisht, autorët e tyre kanë kryer 90 verifikime të fakteve, ku kanë vlersuar pretendime të gjetura në 236 media dhe burrime në mediat sociale të locuara në 24 vende europiane. Pretendimet të cilat janë ranguara kanë qenë të shkruara ose publikuara në 21 gjuhë që fliten në gjithë Europën.

 

Autorët e tyre, gjithashtu zhvilluan analiza detale në tema dhe fenomene të ndryshme, duke përshfirë edhe qëndrime të fituara nëpërmjet bisedave me gra të njohura nga mediat, teknologjia, aktivizmi dhe bota e artit. Publikuam 27 analiza dhe intervista të cilat zbardhën disa nga temat më të rëndësishme në fushën e barazisë gjinore dhe edukimit medial digjital sot.

 

PËRDORIMI I GRAVE SI KARREM NË INTERNET

 

Internet mediat pa u menduar shumë vendosin trupat e grave në kontekst seksual dhe/ose I paraqesin në role paragjykuese si „flertuese“ ose „koketa“. Madje edhe kur nuk ekziston kontekst seksual, raportet e tilla krijohen dhe përdoren si mjet për marketing – mënyrë për të tërhequr klimime dhe rritje të numrit të vizituesve në internet faqet. Tretmani i tillë përdoret mbi gratë në të gjitha profesionet publike- nga gra sportiste dhe komentatorë sportiv, deri te gratë politikane të cilat janë të paraqitura nëpërmjet objektivit të modës/bukurisë.

 

Ajo që lë përshtypje është se gratë në profesionet publike nuk përshkruhen vetëm në kontekste seksuale të panevojshme: ato shpesh seksualizohen, e pastaj gjykohen për sjelljen e tyre të sugjeruar ose „opsesionin pas modës“. Qasje të ngjajshme janë zbuluar në artikujt për gratë të cilat janë në pozita të larta politike, ku pamja e tyre fizike dhe/ose zgjedhja e modës përdoren si sulme mbi pozitat e tyre politike.

Mosrespektimi i privatësisë së grave dhe tendenca që gratë të kthehen në objekte seksuale haset mjaft nëpër media në vendet e Gadishullit Ballkanik. Në disa raste, qëllimet e raporteve të këtilla nuk kanë qënë madje as persona të njohur për publikun, mirëpo persona private të cilët asnjëherë nuk janë pajtuar të shfaqen në sytë e publikut – dhe të cilët nuk do të shfaqeshin në këtë mënyrë nëse ishin burra. Gatitshmëria e mediave të përdorin profile personale në rrjetet sociale si burrim i materialit për mashtrim dhe klikim, nëse siguron fotografi vizuele tërheqëse të grave, i përmbush habitë e vjetra të kuriozitetit voajer për gra të cilat sillen mjaft normalisht në vende publike. Është shqetsuese rritje e numrit të këtyre raporteve dhe fakti që ato edhe më tej do të shfaqen në të gjithë llojet e mediave – duke përfshirë edhe ato që njihen si mejnstrim.

 

Edhe një rejting me potencijal për klikbejt I cili shpesh herë kryqëzohet me objektivizimin seksual të grave është pseudoshkenca, e cila kryesisht merret me çështje lidhur me shëndetin dhe seksualitetin. Përderisa  një pjesë e kësaj përmbajtje – kryesisht lidhur me seksualitetin – ka ton mizogjinik, jo gjithë artikujt shkencorë që vlerësuam janë seksistë. Sidoqoftë, ato kanë potencial të jenë të dëmshëm për gratë sepse ofrojnë „këshilla shëndetësore“ për shtatëzani, higjienë menstruale ose vakcina (sidomos për atë kundër Human papillomavirus) të cilat nuk bazohen në fakte reale shkencore.

 

Është interesant fakti që gjithë pretendimet që u vlerësuan si „pseudoshkencë“ shpërndahen në nivel ndërkombëtar dhe u gjetën në shumë vende dhe gjuhë. Shpërndarja e tyre e shpejtë është për shkak të web-faqeve komercijale për lajme të rreme, „vellnes“ faqeve dhe blogjeve që propagojnë „mjekësi alternative“ dhe si e fundit, por jo e parënëdishme, tabloidet. Përkatësisht, „Dejli Mejl“ shfaqet më shumë herë si burrim I raporteve të cilat „i shtypin“ hulumtimet shkencore të vërteta, e ndërrojnë domethënien e tyre në atë proces dhe i formulojnë në mënyrë që mund të tërheqë vëmëndjen e publikut, pa marrë parasysh saktësinë e fakteve.

 

Gjithsesi, ajo që është më shqetsuese është se dhuna mbi gratë përdoret si mashtrim për klikim. Në kombinim me akuzimin e viktimave, këto tituj paraqesin dhunën mbi gratë si spektakël, e jo si vepër penale, madje edhe në rastet më ekstreme. Në tre shembuj të këtillë, gjetëm tituj të lajmit senzacional me dhunë nga ana e partnerit, keqpërdorim seksual  i vajze 13 vjeçare dhe seksualizim (për më shumë klikime) të vdekjes së dhunshme të një gruaje.

Burim: https://newsmavens.com/special-review/1203/how-misinformation-fake-news-and-misogyny-affect-the-rights-of-women-in-europe

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.