PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Organ harvesting in Macedonia a fact, police is involved

Përshkrimi i dezinformatës (Description of disinformation)

Një media e huaj boton tekstin spekulativ, të nënshkruar nga “autori maqedonas”, në të cilin  flet për  tregti me organe të njerëzve të zhdukur në vend.  Teksti fillon me një foto të MPB me qëllim që të shpie në konkluzionin se policia është   e përfshirë.   Media, si në skenar filmik, storjen e mbështet në rastin tragjik të gruas së zhdukur të cilën e gjetën të vdekur.    Skenari plotësohet me policët e sulmuar në Komunën e Shuto Orizarës. Shthurja e storjes është një makiazh me elemente nacionale, me qëllim që të shkaktojë ndjenjë diskriminimi nga policët të cilët kinse janë përfshirë në tregtinë me organe njerëzore.    Media nuk i referohet informacionit zyrtar të MPB, duke lënë të kuptohet se Ministri ndoshta nuk është i përfshirë,  por  duke e vënë në dukje se ai ka heshtur dhe nuk e ka njoftuar publikun me rastin.    Faqja nuk ka impresum, e as mënyrë për kontakt.Linku deri te artikulli origjinal këtu.

Mediat e etshme për ndërthurje të këtilla filmike pranojnë të fillojnë një tv-novelë: 

Linku deri te artikulli këtu.

Teksti në fjalë përfshin të dhëna nga burime mjekësore, duke aluduar se në tregtinë me organe njerëzore, ekziston lidhje kriminale në relacionin polici-mjekësi.  Media si burimi të saj i referohet   Shoqatës për hulumtime sigurie, për të drejtat dhe liritë e njeriut-BIPS,  misioni i të cilës sipas profilit të tyre në Fejzbuk është : “Avokimi  dhe lobimi  i ndryshimit të faktorëve të cilët kontribuojnë në rrezikimin  e sigurisë personale, sigurisë në komunikacion dhe ndjenjës së sigurisë”

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Skenari mediatik filmik nuk i respekton parimet dhe standardet gazetareske, e anashkalon aspektin etik gjatë raportimit në raste senzitive, duke mos i respektuar rregullat e mbrojtjes së identitetit personal dhe familjeve në raste të tragjedive.    Gjatë plasimit të tezave të pakonfirmuara, me qëllim anashkalohen informatat zyrtare të MPB dhe mjekësis gjyqësore.

„  Edhe një herë  fuqishëm i demantoj dezinformatat dhe spekulimet me të cilat keqpërdoren rastet aktuale të  personave të zhdukur.   Kategorikisht i përgënjeshtroj spekulimet për kidnapues imagjinarë dhe për tregti imagjinare me organe njerëzore.  Këto janë gënjeshtra dhe dezinformata. Raste të kidnapimit nuk ka,  kurse  personave të cilët kanë bërë vetëvrasje në disa rastet e fundit  nuk ju mungojnë organe” tha Ministri Oliver Spasovski në konferencën për shtyp.

Instituti për Mjekësi Gjyqësore  i demanton spekulimet  që qarkullojnë në publik se disa prej personave të  ndjerë, të cilët paraprakisht ishin denoncuar si të zhdukur,  u janë nxjerrë organe.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.