Në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s gjatë ditës së djeshme (15.04.2020), u diskutuan një sërë aspektesh në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, theksohet në deklaratën e publikuar nga NATO. Ministrat e mbrojtjes, përmes video-konferencës, kanë diskutuar për pasojat afatgjata të pandemisë COVID-19, duke theksuar se Aleanca dhe vendet anëtare të saj duhet të përgatiten për këtë.

Në fjalimin e tij, Sekretari Gjeneral i NATO-s theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformatave që vijnë nga aktorët e shtetit, por edhe ato që vijnë nga aktorë që nuk janë të lidhur me shtetin.

Qëllimi i këtyre dezinformatave është të bëjnë ndarje në Aleancë dhe në Evropë dhe t’i minojnë (dëmtojnë) demokracitë tona – theksoi Stoltenberg.

Ne punojmë nga afër që t’iu kundërvihemi këtyre narracioneve dhe fakteve të rrejshme me aksione konkrete. Ne po punojmë gjithashtu ngushtë me aleatët dhe Bashkimin Evropian për të identifikuar, monitoruar dhe demaskuar dezinformatat dhe për t’u dhënë atyre një përgjigje të fortë. përfundoi Stoltenberg.

Poashtu, u morën në konsideratë edhe një sërë aspektesh, siç është rënia në ekonomi si mundësi  mundësinë e investimeve në industritë kryesore nga investitorë të dyshimtë, të cilat në planin afatgjatë mund të minojnë sigurinë dhe stabilitetin e aleancës.

“Disa mund të përpiqen të përfitojnë nga rënia ekonomike si një mundësi për të investuar në industritë dhe infrastrukturat tona kryesore, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë tonë afatgjate dhe aftësinë për t’u ballafaquar me krizat e ardhshme kur ato të ndodhin”, deklaroi Stoltenberg.

Në lidhje me mënyrën se si Aleanca i është përgjigjur pandemisë deri më tani, Stoltenberg informoi se ishin realizuar më shumë se 100 misione për transport të personelit mjekësor dhe material, që ishin ndihmuar 25 spitale polake, më shumë se 25.000 shtretër spitalor ishin siguruar dhe më shumë se 4.000 personel mjekësor ushtarak është vendosur për të mbështetur përpjekjet civile për t’u ballafaquar me pandeminë.

 

Prezantimin e plotë mund ta lexoni këtu.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.