PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: NGA VITI I ARDHSHËM BUÇKOVSKI DO TË NDALOJË FESTIMIN E 11 TETORIT? NUK DO TË MUND TË FESTOHET ASNJË FESTË E CILA OFENDON BULLGARINË?Më 2 dhjetor të vitit 2020, portali anonim MKD Press publikoi tekst me titull NGA VITI I ARDHSHËM BUÇKOVSKI DO TË NDALOJË FESTIMIN E 11 TETORIT? NUK DO TË MUND TË FESTOHET ASNJË FESTË E CILA OFENDON BULLGARINË?.  Përmbajtja e tekstit është nxjerrë nga konferenca për shtyp e ministrit për punë të jashtme, Bujar Osmani dhe përfaqësuesit të rri special të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Republikën e Bullgarisë, Vllado Buçkovski.

Në titull, edhe pse në formë pyetësore, autori i panjohur i tekstit shpreh tezë se gjoja Buçkovski nga viti i ardhshëm do të ndalojë festimin e 11 tetori dhe nuk do të guxojë të festohet asnjë festë e cila ofendon Bullgarinë.

FAKT/E

Në përmbajtjen e tekstit nuk është theksuar ndonjë mundësi për ndalimin e festimit të 11 tetorit dhe festave të tjera, siç thuhet në titull, e as nuk është shprehur diçka e tillë në konferencën e përbashkët për shtyp të Buçkovskit dhe Osmanit.

Në ato që autori themelon këtë sugjerim në formë të përfundimit janë me shumë gjasa sugjerimet e Gunter Felinger, ekspert austriak dhe këshilltar nga sektori joqeveritar për integrim më të shpejtë të vendeve nga Ballkani në BE dhe NATO. Gjegjësisht, në intervistë për Alfa TV nga 19 nëntori ai sugjeroi të ndryshohen festat shtetërore të cilat gjoja se qënkan mjaftë provokative për Bullgarinë, sidomos 23 tetori, Dita e VMRO-së dhe 11 tetori i cili festohet gjoja në ditën kur kemi mundur Bullgarinë (edhe pse në atë ditë festohet në fakt fillimi i kryengritjes). Sipas tij, ky nuk është narrativ i urtë për një vend modern potencial si antar në BE, kështu sugjeron që këto të mos jenë festa shtetërore, por festa të partive politike VMRO dhe SDSM.

Kuptohet, këto janë vetëm qëndrimet e tij personale dhe sugjerime për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Pasi që kanë kaluar thuajse dy javë nga intervista, sugjerimet e tij i atribuohen përfaqësuesit të rri special për Bullgarinë, Vllado Buçkovskit. Plotësuesisht, kryeministri Zaev  shpjegoi se cili do të jetë roli i Vllado Buçkovskit, përndryshe se ai nuk do të jetë negociues.

Ky tekst paraqet tentim për diskreditimin e funksionit të Buçkovskit që në vetë fillim, me çka manipulohet publiku, me qëllim që të imponohet mosbesim në tentimet dhe aktivitetet e mëtutjeshme që do të ndërmerren për zgjidhjen e çështjes. Sjellja joprofesionale e portalit është vetëm një në vargun i cili në periudhën e fundit has rritje me qëllim që të rënojë punën e përfaqësuesve zyrtarë të vendit tonë të cilët bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundur për problemin dhe vazhdimin e rrugës drejt BE-së.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.