Shprehja ,,Të gjitha rrugët çojnë në Romëˮ për herë të parë është hasur në frazën e shkruar nga poeti francez Alen de Lil në shekullin e mesëm në vitin 1175: „mille vie ducunt hominem per secula Romam“, që domethënë „një mijë rrugë të cilat gjithmonë çojnë njeriun në Romë. ” Më 11 mars të vitit 2020, Organizata shëndetësore botërore (OSHB) e njohi KOVID – 19 si pandemi, Italia ishte mes vendeve të para që ndaloi fluturimet drejt Kinës dhe vlerësohet si vendi më i prekur me rezultatet më të këqija në Europë.

 

Me të vërtetë, madje edhe nëse metropolet nuk donin të ndihmojnë njëra tjetrën, shpresat e Romës për ndihmë nvareshin nga aktivizimi i Komisionit për Gjendje të Jashtëzakonshme, që i lejon Unionit Europian të blejë materiale mjekësore urgjente dhe ti distribuojë këto resurse aty ku është më e nevojshme mbarë gjithë kontinentit.

 

Sepse COVID – 19 tërbohet nëpër Europë, dukej se qeveritë e UE rranë në të gjitha frontet, disa antare të UE vendosën masa të rreja pa u konsultuar me vendet fqinje. Unioni europian dha imixh egoizmi dhe vetjak, përderisa ishte e mjaft e zënë me problemet e veta, duke lënë secilin vend vetë të përballojë situatën. Në disa javët e fundit, shumë vende u kritikuan për atë se lejuan që kriza të përkeqësohet, kurse disa të tjera madje u përballën me reagim nga qytetarët e vetë se pse nuk e morrën me më seriozitet shfaqjen e virusit.

 

Iranianët i kritikuan përfaqësuesit qeveritarë për vazhdimin e zgjedhjeve përderisa virusi shpërndahej dhe mbyllën hapësirat sekulare përderisa hapësirat e shenjta qëndronin hapur, sidomos në qytetin shiit Kom. Kritikat e rrepta gjithashtu u drejtuan drejt papërgatitshmërinë e qeverisë të zhvillojë masa karantine në hapësira më të mëdha, si ato që zhvilloheshin në Kinë dhe Itali, me çka qeveria iraniane i quajti karantinat si „jashtë mode“.

 

Përderisa pjesa tjetër e botës tentonte të ngadalësonte përhapjen e virusit, Kina po shqyrtonte këtë boshllëk si mundësi për të përhapur propagandë, duke aktëruar si „shpëtimtar“ përderisa tentonte të fshejë faktin se fillimisht ata lejuan që virusi të kalojë në pandemi. Gjithashtu, nuk është sekret se Kina që moti identifikoi Serbinë si partner të rëndësishëm në Europën juglindore dhe me vite mbështeti Vuçiçin duke kryer investime të konsiderueshme në vend. Presidenti Aleksandar Vuçiç, vlerësohet si politikan i cili nuk fshehi emocionet e tij në disa situata, ai hapi një sërë kritikash drejt Brukselit: „Deri më tani të gjithë kuptuat se solidariteti i madh ndërkombëtar në fakt nuk ekziston“, tha ai në konferencën për shtyp. „Solidariteti Europian nuk ekziston. Ishte vetëm përallë“. Dalja e Vuçiçit, e cila u bë virale në mediat sociale, ofroi fitore të madhe për makinerinë propagandiste të Kinës.

 

Pse askush në Bruksel ose Berlin nuk u ofrua që të ndihmojë në Romë? Mediat në mënyrë detale njoftonin për vështirësitë në spitalet italiane, masat për rastet urgjente dhe rrugët e zbrazura. Që domethënë, askush nuk mund të thotë se nuk ka ditur se çka po ndodh atje.

 

Sidoqoftë përgjigja nga UE vonoi, por prap së prap arriti, të shohim se çfarë masash po ndërmerren nga Komisioni Europian? Presidentja Ursula fon der Lejen sugjeroi një sërë masash:

– Furnizim adekuat me pajisje mbrojtëse dhe materiale mjekësore në gjithë Europën;

– Zbutje të goditjes mbi njerëzit dhe ekonomisë duke zbatuar fleksibilitet tërësor të regullave fiskale të UE;

– Formim i iniciativës për reagim ndaj koronavirusit prej 37 miliardë eurosh për tu siguruar likviditeti i bizneseve të vogëla dhe sektorit shëndetësor;

– Paketë koherente udhëzimesh për vendet antare në masat e kufijëve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe njëkohësisht duke siguruar lëvizje të lirë të produkteve themelore;

– Kufizim i përkohshëm i udhëtimeve të panevojnshme në Unionin Europian.

 

Pos masave për kontrollim dhe trajtim të sëmundjes, Komisioni Europian formoi „ekip për përgjigje ndaj koronës“ dhe dorëzoi një numër të madh të sugjerimeve ligjore më 13 mars, të cilat kanë për qëllim zbutjen e ndikimit ekonomik të krizës. Sugjerimet kanë të bëjnë me mbrojtjen e punëtorëve dhe kompanive kundër humbjes së të ardhurave nëpërmjet, për shembull, regullave më të thjeshta për ndihmë shtetërore dhe ndihmë financiare nga buxheti i UE dhe Fondi Europian i Investimeve. Mes tjerash, komisioni Europian sugjeroi „ Iniciativë të rre për përgjigje me investime COVID-19“ në vlerë prej 37 miliardë eurosh, e cila do jetë e përbërë nga fonde strukturale të pandara dhe të papërdorura.

 

Tranzicioni drejt mendimit nacional regresiv po mbaron, më së voni tek pasojat ekonomike: Europa që moti është aq e komplikuar saqë recesioni kërcënues mund të tejkalohet vetëm me fuqi të bashkuara. Gjeneralisht, nuk është opsion të lejohet rrënia e Italisë, kjo duhet të jetë e qartë madje edhe për nacionalistët më të zjarrtë. Së bashku, Europa është blloku më i fuqishëm ekonomik në botë dhe mundet që në muajt e ardhshëm të formojë politika zgjidhëse.

 

Problemi është, narracioni i rremë dhe makineria propagandiste në Kinë, e cila kërcënon të përhapet me shpejtësinë e njëjtë si dhe korona virusi!

 

Meral Musli Tajroska – psikolog, konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktivist për barazi gjinore.

 

Autor i vizatimit: Marijan Kamenski

 

[1] https://www.politico.eu/article/coronavirus-china-winning-propaganda-war/?fbclid=IwAR008PvBvhYYiGUVRNMaS1phJnpbQh1gTi5NDG9FpfPngCt-O-ZdrHRd3N0

[2] https://www.dw.com/mk/%D0%B3%D0%BE%D1%80%D1%87%D0%BB%D0%B8%D0%B2%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%BB%D0%B5%D0%BA%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D0%B5%D1%83-%D0%B2%D0%BE-%D0%BA%D1%80%D0%B8%D0%B7%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D1%81%D0%BE-%D0%BA%D0%BE%D1%80%D0%BE%D0%BD%D0%B0%D0%B2%D0%B8%D1%80%D1%83%D1%81%D0%BE%D1%82/a-52803473?fbclid=IwAR1jFhv36FgA7PEtnAkvpLq3j4HHguMus0eIGMbxUpuY1_B_A_yG7z0GHIE

[3] https://ec.europa.eu/info/live-work-travel-eu/health/coronavirus-response/european-commissions-action-coronavirus_en

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.