„TË PREKUR NGA URAGANI“: 22 MILIONË NJERËZ PA PUNË NË SHBA, SEPSE KORONAVIRUSI SHKAKTOI HUMBJE TË MËDHA EKONOMIKE

Tags: COVID-19PandemiaUSA
By Prill 19, 2020 Corona, Other

Më shumë se 22 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës në katër javët e fundit, sepse pandemia e koronavirusit preku SHBA-të, sipas numrave të qeverisë. Departamenti amerikan për punë publikoi të enjten se edhe 5,24 milionë njerëz janë paraqitur për beneficione për papunësi në javën e kaluar, me çka gjithësej 22,2 milionë që nga 14 marsi pasi që filloi karantini në nivel nacional, me çka solli deri në valë të madhe të shkarkimeve në mbarë vendin.

Shikuar historikisht, një numër i madh i njerëzve që kërkuan beneficione për papunësi në periudhën prej katër javësh para krizës së „Kovid-19“,  ka ndodhur në vitin 1992 kur 2,7 milionë kanë kërkuar mbështetje financiare.

Vrulli i shkarkimeve kaploi gjithë vendin dhe çdo sektor të ekonomisë, që solli deri te shpërthimi i hidhërimit në agjencionet shtetërore për punësim, sepse njerëzit tentuan të ngrenë kërkesë për papunësi. Vonesat ka shumë gjasa që të shkaktojnë sasi akoma më të madhe të numrit gjatë javëve të ardhëshme.

 

Gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: The Guardian

Share via
Copy link
Powered by Social Snap