Vlladimir Kuznecov (Vovan) dhe Aleksej Stojlarov (Leksus), janë dy “komedianët” rusë të cilët janë mjat të njohur për publikun botëror.

Është interesant ajo që ata asnjëherë nuk kanë bërë prank të ndonjë politikani rus, kurse arsyen të cilët ata theksuan për këtë është se nuk duan të sjellin Rusinë në gjendje të destabilizimit.

Gjatë këtij argumenti është e pashmangshme pyetja, vallë zhvillimi i këtyre “atkviteteve“ nuk do të shkaktojë destabilizim të shteteve të tjera, si për shembull në rastin Republika e Maqedonisë së Veriut?

Në mënyrë plotësuese në intervistë për  The Guardian të ashtuquajturit komedianë deklaruan se asnjëherë nuk do të bënin prank të tillë Putinit, dhe se nuk duan ti bëjnë dëm shtetit të tyre duke potencuar se nuk duan të bëjnë asnjë gjë që do tu ndihmonte armiqve të Rusisë.
Prej këtu parashtrohet edhe një pyetje, kurse ajo është vallë për të ashtuquajturit komedianë Republika e Maqedonisë së Veriut është armike e Rusisë?

Të gjitha “aksionet” e tyre kanë një emërim të përbashkët, përqeshje e viktimave si primar dhe përqeshje e sistemit të institucioneve si sekundar. Kjo qasje shkakton jobesueshmëri te politikanët dhe institucionet. Edhe njëra edhe tjetra janë padyshim bazë e dezinformatave dhe propagandës rusem për të cilën ekipi i F2N2 ka shkruar dhe më herët.

Të ashtuquajturat pranqe (shaka të pakripura) bazohen në atë që ata telefonojnë persona të njohur nga sfera të ndryshme dhe prezantohen në mënyrë të rrejshme sikurse edhe ata janë ndonjë nga personat e njohur. Grup i qëllimit për pranqet e tyre janë zakonisht persona nga politika e lartë në botë, të cilët nuk janë në të njëjtin nivel me politikat e Kremlinit. Me vetë atë që ata prezantohen si Vladimir Putin, Petro Poroshenko, Arsenij Petroviç Jacenjuk etj, lehtë, kurse ndonjëherë edhe qëllimisht mund të vijnë deri në informata me karakter të besueshëm.

Lista e personave që kanë qenë të “mashtruar” nga ana e këtyre “komedianëve” rusë është e gjatë dhe me emra të njohura. Në atë gjendet edhe ylli muzikor Elton Xhon, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Bellorusisë Aleksandar Llukashenko, ish shefi i diplomatisë Britanike Boris Xhonson, politikanja amerikane Maksin Vejtres, diplomatja amerikane Niki Hejli, ish ministrja e mbrojtjes të Spanjës Marija Dolores, Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg, ish Presidenti i Malit të zi Millo Xhukanovikj, politikani amerikan Xhon MekKejn, ish premieri i Kosovës Ramush Haradinaj, Presidenti i Francës Emanuel MakronFederika Mogerini dhe Zhan-Klod Junker, dhe i fundit në listë premieri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Enigma është se si ata kanë sukses të arrijnë deri te numrat telefonik të viktimave të tyre, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për numra të personave dhe institucioneve deri të cilat nuk mund të arrihet lehtë. Përgjigja e tyre në këtë pyetje është se ata vetë arrijnë deri te numrat ose me ndihmën e miqëve. Cilët janë miqtë e tyre mbetet akoma e panjohur.

Pyetja është vallë bëhet fjalë për “komedianë” ose për agjentë rusë të shërbimit për zbulim, të fshehur nën maskat e satirës?

Gjatë dëgjimit të një pjese të videove të tyre të publikuar në  YouTube kanalin e tyre, mund të dëgjoni se ni videon nga bisedat me Jens Stoltenberg dhe nga ai me Zoran Zaev kanë segmente të njëjta përndryshe shkëputje. Përkatësisht, në bisedën me Zoran Zaev është përdorur zëri i vërtetë i Jens Stoltenberg, i cili është shkëputje nga biseda të cilën “komedianët” rus e kanë bërë me të në shkurt të vitit 2017 dhe I njëjti është “ngjitur” në videon nga biseda me Zaevin.
Se bëhet fjalë për shkëputje identike në të dy videot, dëgjoni bisedën që zhvillojnë me Zoran Zaev në minutën 20:30 dhe në sekundën e 10të nga biseda e zhvilluar me Jens Stoltenberg.

Për dëgjim më të shpejtë të këtyre bisedave telefonike, ekipi i F2N2 bëri shkëputje nga të njëjtat.

Këto aktivitete mund të deklarohen vetëm si tentime për të bërë dëm shteteve të cilat kanë aspiracione Euroatlantike. Është e dukshme se gjatë hyrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është “gjëmb në sy” për Kremlinin, pra këto sulme ndoshta nuk duhet të na befasojnë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.