PEKING/SEULL (Rojters) – Kina dërgon ekip në Korenë e Veriut, në të cilin ka diplomatë dhe ekspertë mjekësor. Këto të dhëna i nxitën thashethemet për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Kim Jong Un.

Informata të cilën e publikoi Rojters vjen në moment kur ka raporte të ndryshme rreth gjendjes shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, madje dhe të tilla të cilat njoftojnë për vdekjen e tij.

Onlajn portali Dejli NK, me seli në Seull, më herët publikoi se Kim po ripërkëmbet pas operacionit në zemër.

Gjithë situata u nxeh, pasi që përfaqësues të Qeverisë të Koresë së Jugut dhe person zyrtar nga zyra kineze për marrëdhënie, shkaktuan raporte vijuese të cilat sugjerojnë se lideri i Koresë së Veriut është në rrezik serioz pas intervenimit operativ.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut për herë të fundit njoftuan në lidhje me Kim, kur ai udhëhoqi me mbledhjen e 11 prillit.

 

Burim:  Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.