Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për unitet dhe vaksinim para Krishtlindjeve. Sipas saj, vendet më të varfëra që nuk janë anëtare të BE-së, do të marrin gjithashtu vaksina, sepse Gjermania e ka publikuar datën e shpërndarjes së vaksinave.

Me intensifikimin e presionit  ndaj Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për përshpejtim të analizës së vaksinës së re kundër koronavirusit Pfizer-BioNtech, Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, i ka paralajmëruar parlamentarët evropianë se të 27 vendet-anëtare do të mund t’i fillojnë programet e vaksinimit në të njëjtën ditë, eventualisht para Krishtlindjeve.

Fjalimi i saj para deputetëve theksoi unitetin dhe punën e vështirë që pritet në periudhën vijuese. Duke vënë në dukje se EMA ka vendosur të përshpejtojë dëgjimin për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës Pfizer-BioNtech nga 29 në 21 dhjetor, von der Leyen shprehu besimin se virusi mund të mposhtet.

“Më në fund, brenda një jave, vaksina e parë do të miratohet në mënyrë që vaksinimet të fillojnë menjëherë dhe të vijojnë edhe në vitin e ri”, tha ajo.

Von der Leyen gjithashtu shkroi në Twitter nevojën për unitet: “Kjo është një detyrë e madhe. Prandaj, le të fillojmë së bashku dhe shpejtë me vaksinimin me 27tin, në të njëjtën ditë. Ashtu siç ishim të bashkuar gjatë pandemisë, do të dalim prej saj, së bashku dhe të bashkuar”.

 

Burim: DW.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.